Faqje Roza
Nga Albert Zholi
skice
NJERIU ME SHKOP
Grupi i njerėzve rrinte pėrballė semaforit tė kuq, nė pritje tė dritėkalimit.
-Tak
tak
tak
ėshtė hapur rruga jonė ?...tak
tak
tak- dėgjova nė atė heshtje pritjeje. Ktheva kokėn dhe pashė njė burrė tė verbėr. Ishte mbi tė pesėdhjetat dhe vec syve dritėvdekur, gjithė trupi dukej i shėndetėshėm.
-Akoma sėshtė hapur u pėrgjigja unė, kur pashė se askush nuk po fliste. I verbėri trokiti edhe disa herė shkopin dhe u afrua pranė meje, si I tėrhequr nga zėri. Mu kujtua bastuni i Moisiut dhe i futa krahun tė verbėrit. Pėr ku e keni udhėn ? e pyeta.
-Nė metro,- mu pėrgjigj i verbėri dhe duke zgjatur bastunin, vazhdoi- nga jeni, se nuk mė dukeni grek?
-Jam nga Shqipėria ia ktheva unė dhe mė erdhi mirė, kur dora e tijė mė shtrėngoi krahun me siguri dashurie.
-Si e keni emrin? E si ju flasin?
-Albert mė quajnė e Albert mė flasin,- u pėrgjigja nė me krenari pėr emrin tim dhe pėr ta sqaruar mė tej vazhdova: Kam dy vjet qė jetoj kėtu.
-Shumė mirė, shumė mirė, pėrsėriti njeriu me shkop dhe vazhdoi tė mė fliste:
-Nė lagjen ku banoj kam njė djalė nga Tirana Andon e thėrrasin po emrin e ka Agron. Nga halli e ka ndėrruar, si shumė shqiptarė, qė tė bėhen mė tė besueshėm tek pronarėt ...- trokiti disa herė me shkop, sikur i dha sinjale tokės apo i tregoi se ku ishte dhe vazhdoi Dhe me Agronin, kėshtu si me ty u njoha. Mė ndihmoi nė njė udhėkryq . Gjithė bota nė udhėkryq ėshtė e aq mė keq ne tė verbėrit. Agroni ėshtė djalė i mirė si ty. Shqiptarėt nuk janė tė gjithė ashtu si flasin radiot e televizorėt. Dru tė shtrembėr ka nė cdo pyll, edhe kėtu, edhe atje.
-... Tak...tak...tak ėshtė e hapur udha jonė ?!
Ky jeton nė shtatė botė, mendova, me bastunin e tijė me shtatė nyje. Por ne njerėzit me sy nuk e kuptojmė. Ne nuk jetojmė dot as nė botėn tonė tė dritės.
Dy poezi nga ELDA KOKONESHI
Malli pėr Atdhe
Pėrmalluar,
sytė me lotė,
jam larg vendit,
nuk vij dot,
jam shumė larg
nė dhe tė huaj,
EMIGRANT,
por zemra vuan.
Vuan zemra,
vuan shpirti,
qenka i vėshtirė
K U R B E T I.
Seē mė mori malli,
seē mė dogji zjarri,
zjarri i zemrės time
pėr vendlindjen time.
Kujtoj ēdo moment,
por janė VEGIME.
Sa dua t'i prek,
sa dua t'i kap,
ato me largohen
ikin tutje , larg.
O KURBET,
kurbet i shkretė,
mos mė lėr
kėtu n'vetmi,
mė ndihmo o Z O T tė lutem ,
qė tė kthehem
nė SHQIPĖRI.
DASHURI E VRARE
Kur une te mos jem me
ne hapesirat e kohes pa ngjyre,
perhumbur ne perflakjen qiellore,
do te le si trashegim
poezite e mia
shkruar me lotet e shpirtit.
Mendome nje cast me mall
dhe falme
qe dhimbja mund te te kete
pushtuar dhe...
te lutem ruaje imazhin tim
ne qenien tende te kristalte.
Me thiken imagjinare
te urrejtjes
preva dashurine tende.
ME FAL.
Kur qenia ime
ajsberg i perhimte
te jete shkrire
ne dashurine tende
si permendore dielli ne horizont
mendome nje cast.
Kur syte e tu
te mos me shohin me
nga mallengjimi rrethuar,
ktheji lotet ne katarakt
per te rene ne detin-lume
te shpirtit tim dhe une
do te kthehem ne enderr
dhe endrra te embla do te ndjell
ne qenien tende-shpirt te trazuar.
Thirrme ti, kujtuar me mall
qe une te zgjohem
nga gjumi i tejdukshem
per te puthur buzet e tua
marramandese.
Ne liqenin e fshehur ne mjegull
degjohet kengeza e mjelmave
te hutuara nga syte e tu te kristalte.
Instiktivisht shohin qarte
fytyren tende,
ku reflekton
bueqeshja e dashurise
se therrmuar ne mijera therrime
per te ushqyer
shpirterat e vrare
nga brenga e lendime,
o kengeza ime!
Fjalet heshtin, endrrat rreshtin
duke u kthyer
ne germadhe te hirte
nga zjarr i trazuar i harreses.
ne hi kthyer e derdhur
ne taketuken vullkanore
per te mos ndotur liqenin.
Ftohtesia e loteve te renduar
ndali akullin e shpirtit tend
per nje cast.
Thelle ne shpirtin tim te bardhe
fle embel
endrra e dashurise se pajetuar
qe per faj te botes
nuk munde ta njohesh kurre ti.
Mbi mua, fantazma puthjesh
derdhen lote te gjakosura
nga gjurmet e kohes.
Endrrat e venitura jane varrosur
ne gjumin e tyre te heshtur
qe rendon si varr...
Fantazmat e pergjakura zvarriten
nganjdhyeshem
mbi dashurine
qe padashur vrava une.
Me tmerron ky fakt,
me mundon kjo dashuri
e vrare padashur,
goditur me shigjeta tradhtie,
ndaj mallit tim te pergjysmuar,
me ndjekin nga pas si hije.
Falme te lutem
per netet pa gjume,
per lotet e derdhura lume
nga dashuria ime e vrare,
per fjalet absurde
te thena nga une,
per pritjet plot ankth,
per plaget e shpirtit tend
falme per cdo cast.
Liqeni degjon klithje,
lenduar nga dhimbja ime,
mbuluar me velin e loteve mistike.
Rrethuar me kaltersine e trendafilte,
me fton butesisht
per te tretur larg
mugetiren gjumashe
te nates makabre.
Syte e tu te kaltert,
kalteruar nga liqeni kalterosh,
me bene te ndjehem fajtore
ne naten e fshehur nga dhimbja
per dashurine e humbur.
Endrrat e shpresat
varros e vetmuar, e braktisur
edhe nga mjelmat kureshtare,
... ndoshta ne keshtjelle mekatesh u kthye dashuria.
E nesermja pa ty me cmend.
Jam penduar.
Te lutem
merrme ne krahet e tu,
per te rinisur puthjet
e lena pergjysme
dhe mjelmat dikur...
deshmitare te ndarjes sone,
do te kthehen
per te na pergezuar.
Nuk dua te te them lamtumire.
Ne boten tende te larget
merrme dhe mua,
mos me ler te vuaj
ne pikepyetjet e panumerta
te dashurise se thyer,
ne prangat e pathyeshme
te trishtimit.
Te lutem merrme prane.
Tashme skam frike
te te shoh ne sy,
buzet e tua te t'i prek,
prekme shpirtin
me ngrohtesine tende.
Do te te dua gjer ne vdekje
me dashuri te arrire
mes mijera perfytyrimesh.
Shkruar me date: 07/07/2006
Elda Andrea Kokoneshi - Janinė. Greqi
E-mail:albelanko@gmail.com