LITARI I MALLIT
Nga Kristaq Turtulli
Ai mbėshteti dorėn ngadalė pothuajse me pėrtesė nė dorezėn metalike tė derės dhe u mbush
i gjithi me frymė, era e kėndshme e kuzhinės dhe kurmi i ngrohtė i gruas se tij e dehen pėr njė ēast. Gruaja qėndronte nė kėmbė nė
mes te dhomės, veshur me pizhamet e pambukta te natės, zambaku i bardhe dhe i mrekullueshėm i gjoksit ishte tėrėsisht kundėrmues.
Ajo e vėshtronte butė pėrmes qerpikėve gjysmė tė mbyllur, me siguri asaj po i kotej syri pėr gjumė, dhe atij i ngjau si njė kotele
bardhoshe, qė kishte nevojė pėr pėrkėdheli. Ai provoi pėrnjėherėsh njė joshje tė ėmbėl pupėlore.
Ai pėrfshiu kuzhinėn me njė
vėshtrim tė shpejtė dhe ērregullimi i prag mesnatės me teshat dhe lodrat e fėmijėve tė flakura rrėmujshėm i u duk ēuditėrisht i pranueshėm
dhe familjar. Ai parapėlqente disiplinėn dhe vendosjen e gjithēkaje nė vendin e vet. Doreza e derės i u duk jashtėzakonisht e ftohtė.
Ai e tėrhoqi dorėn gati me vrull.
Njė ndjesi e ēuditshme e bėnte tė zgjaste edhe pak qėndrimin nė ngrohtėsinė marramendėse tė
shtėpisė dhe afshin pėrvėlues te gruas. Mė nė fund kishte diēka tė veten, njė folesė, edhe pse i vajti njė djall e gjysme, e do ti
duhej pak a shumė njėzet ose tridhjetė vjet pėr ta shlyer atė. Ngushėllimi se ai ishte si tė gjithė tė tjerėt me borxhe nė banka,
e shtynte ta flakte tutje njė copė herė nga mendja marrėzinė e gjithėpushtetshme, monedhė, dhe qė e bėnte botėn lesh arapi.
-
Nuk po dėgjoj zhurmė nga dhomat e fėmijėve, me siguri ata flenė, - tha ai.
Gruaja hapi pakės gojėn e vogėl dhe tė bukur, asaj i flihej.
-
Mė fal, - tha ajo pakės e hutuar. - Sigurisht fėmijėt flenė.
- Shume mire,- tha ai.
Ajo luajti kokėn ngadalė dhe fshiu me shpejtėsi
njė lot gjumi qe befas i kishte mbirė nė cepin e syrit te majtė. Ajo me shumė vėshtirėsi pėrmbajti hapjen pėrsėdyti tė gojės.
Kishte qenė vėrtet njė ditė e ngarkuar me punė, me plane dhe shifra, orėt asaj i dukeshin sikur ishin varur pakujdesshėm nė ēengelin
e stresit. Kishte vetėm, njė muaj qė u ishte prezantuar njė menaxher i ri, rreth tė dyzetave, me njė ngjyrė ezmere tė errėt, tė zbehtė,
me aksent te bezdisshėm aziatik
Menaxheri i ri kishte njė buzėqeshje standarde, te pandarė, si tė ngjitur me zamkė nė fytyrė, por
vėshtrim e kishte tė mugėt si kohė tė vranėt dhe tejet gėrmues. Vėshtrimi i tij tė mbėrthehej papritmas mbi trup, sikur tė shponte
mishin dhe tė shkaktonte dhembje tė brendshme. Ai kishte njė vetėkėnaqėsi tė habitur dhe nuk tė vėshtronte asnjėherė nė sy.
Shikimi i tij i ngrirė, metalik, bridhte lart, pėrtej, nė hapėsirėn boshe tė sallės, shumė pranė tavanit, si tė priste me thikė ajrin
e ftohtė tė krijuar nga freskuesja, pastaj vėshtrimi i tij ndehej ngadalė, si perde e rėndė mbi kokat e punonjėsve. Tė gjithėve u
hyri frika e ruajtjes sė vendit tė punės, mbasi flitej se do te bėheshin lėvizje cilėsore sipas menēurisė aziatike.
Ngandonjėherė
asaj i krijohej pėrshtypja sikur vendasit kishin njė naivitet gati fėmijėror...
Ndėrkohė koha vraponte dhe vraponte pa ndėrprerė,
shumė mė shpejt nga sa ndodhte nė vendlindje. Ikte njė vit pa u ndjerė dhe befas shfaqej viti tjetėr, i njėjtė, i ftohtė, me telashe,
borxhe tė vazhdueshme dhe strese tė pafundme. Shpesh ajo provonte njė frikė tė padukshme kur hapte kutinė e vogėl te postes, sepse
pothuajse gjithmonė detyrime pėr te paguar do gjente nė tė, dhe rroga zhdukej sa hap e mbyll sytė. Me njerėzit e dashur te familjes,
nė atdheun e largėt zakonisht bisedonin nė telefon. Ajo vrapimin marramendės tė kohės e perceptonte krejt ndryshe, qėndrimi pranė
familjes sipas saj zgjaste pothuajse njė minutė, ndėrsa rrėmeti i ditės sė punės, njė shekull, me praninė torturuese tė menaxherit
tė ri. Njė ditė shikimi i tij i akullt i u mbėrthye papritmas mbi gjoksin e saj, aq sa ajo u detyrua tė mbėrthehej deri nė grykė...
-
Dėshiroja ti puthja fėmijėt, - dėgjoi ajo zėrin e butė tė shoqit.
- Tė lutem, mos i zgjo,- i u pėrgjėrua ajo, sa e lodhur qė ndjehej.
Ajo nuk mundi te ndalte hapjen e pavullnetshme te gojės, dhe fshiu me nxitim me shpinėn e dorės dy bulėza loti te gjumit ne cepat e syve. Menaxheri i ri i kishte ngarkuar edhe detyrėn e njė punonjėse qė ishte pushuar njė ditė mė parė. Ajo edhe bukėn e hėngri me nxitim, gllomka-gllomka pa lėvizur nga vendi i punės,
- Vajza nesėr ka konkursin nė klasėn e baletit, besoj se nuk do harrosh,- i tha ajo.
- Sigurisht qė nuk do harroj, - tha
ai dhe tundi kokėn me vrull.
- Vajza ka besim se do fitojė, ndaj ne duhet tė blemė disa lule si dhuratė,- tha ajo.
- Sigurisht qė do
fitoje, - i a bėri ai i ngazėllyer dhe shtoi, - dhe unė do ble lulet me tė bukura pėr tė. Fėmijėt janė drita e syve tanė.
Ne muajt e parė te mbėrritjes ne qytetin e madh te kontinentit te ftohte, gruaja ishte e mendimit
qe te nisnin tė flisnin vetėm anglisht nė shtėpi, nė mėnyrė qe ta pėrvetėsonin sa mė shpejt gjuhen e huaj. Ai e vėshtroi njė copė
herė pa folur, pastaj i tha me zė tė ulėt por te vendosur: Do mė duket vetja i pavėrtete po tė flas nė gjuhė tė huaj nė familjen
time. Ambienti ynė familjar ėshtė njė cope mėmėdhe.
Ai buzėqeshi lehtė dhe ngriti krahun te shtronte flokėt, por befas ndjeu
njė sėmbim nė gjoks, majėrat e gishtėrinjve i depėrtuan nė hapėsirėn e ngushtė midis dy kopsave tė kėmishės dhe fėrkoi butė anėn e
majtė tė gjoksit tė leshtė. I u duk sikur njė grerė e padukshme kėrceu papritmas dhe nguli thumbin e nxehtė nė gjoksin e tij, si pėr
ti larguar pėrfundimisht gjumin.
Ai vėrtet nuk do ti zgjonte fėmijėt, le tė flinin, sigurisht gjumi i rit dhe le tė shihnin
ėndrra tė bukura, fėmijėt gjithmonė shikojnė ėndrra tė trėndafilta. Nesėr ai do blinte lule shumėngjyrėshe pėr lepurushėn e vogėl
e ai dėshironte me gjithė shpirt qė ajo tė bėhej yll baleti. Ai u pėrpoq tė risillte ndėr mend ėndrrat e fėmijėrisė sė tij, por ato
ishin jashtėzakonisht larg, si copėra ishuj tė vetmuar nė pėrhimė. Kishte qenė vėrtet njė fėmijėri e vėshtirė, dhe ėndrrat thėrrmoheshin
si rėrė.
Ai rrotulloi qafėn dhe u
ndesh me vėshtrimin disi gjurmues sė gruas sė tij. Ai u pėrpoq tė buzėqeshte sėrish dhe bėri njė lėvizje tė shkujdesur me dorė.
-
Sot dukesh disi i ēuditshėm, - i foli gruaja dhe tundi shpejtazi kokėn, kaēurrelat e arta pėrkėdhelėn ballin e bukur dhe ai ndjeu
njė marramendje tė lehtė.
- Jam mirė, - foli ai ultazi. Pėrshkėnditja e dėshirės po e tundonte, por nuk ishte tanimė koha pėr kėsi
gjėrash. Pavetėdijshėm vėshtroi orėn, akrepi i madh vraponte pamėshirshėm dhe atij i duhej tė largohej. Thumbi e grerės ishte larguar
prej gjoksit tė tij dhe ai ndjehej i qetė.
- Mos ndoshta nuk ke fjetur mirė gjatė ditės, - dėgjoi zėrin e sė shoqes.
- Jo. Jam
mirė. Jam shumė mirė. Jam shkėlqyeshėm, - foli ai pa pasur mendjen aty.
Vėshtroi buzėt e plota si dy kokrra qershie tė gruas
sė tij dhe nuk mund tė mposhte dėshirėn pėr ti puthur. Ai futi dorėn nė xhepin e djathtė dhe kėrkoi ēelėsat e makinės. Ngrohtėsia
e ambientit po i shkaktonte njė pėrgjumje tė lehtė, tė ėmbėl, ēlodhės, por mbi tė gjitha kurmi gruas sė tij...
Pėrshkundi kokėn,
nuk ishte koha pėr tu hallakatur dhe lėshuar veten nė krahėt provokuese dhe djallėzore tė plogėshtisė. Akrepi i madh i orės vraponte
ēuditėrisht shumė shpejt, gati nė ēmenduri. Ai vetėtimthi rrėmbeu kokėn e bukur tė gruas sė tij e puthi nxehtė dhe eci me hap tė madh
drejt derės.
- Ta kyē derėn nga jashtė, - i a bėri ai.
- Mirė, - tha gruaja,- mbylle derėn me ēelės nga jashtė.
Ai zakonisht
kthehej nė shtėpi kur ajo kishte braktisur teshat e shtratit. Ajo nuk e kishte
marrė akoma veten nga hutimi i puthjes sė tij gjithė
afsh. Ēfarė ishte kjo dėshirė e nxehtė, e pazakonshme nė prag tė nisjes se tij pėr nė punė. Asaj i erdhi mirė. Ajo donte ta pyeste,
pse jo edhe ti kthente puthjen, por ai tėrhoqi derėn mbas vetes dhe rrotulloi ēelėsin nė bravė.