Ajo vazhdonte tė fliste. Nuk linte asnjė ēast bosh, si shteg pėr zėrin tim.
Skishin asgjė tė veēantė nė ato qė thoshte, por tė mbante lidhur toni i zėrit, kujdesi pėr tė mos shfaqur pikė kėputje,
njė dėshirė e qartė pėr ta lėnė thjesht dėgjues tjetrin. Tjetri isha unė, Ulisi i lidhur askurrkund, pa anije madje, megjithatė
pazgjidhshėm. Ime shoqe i kishte lėnė mėnjanė shtizat. Ja qė paska diēka mė harruese se shtizat, doja ti thosha. Por smundja,
nuk doja, e ndjeja se sduhej ta lija, nė tė vėrtetė, si mund ta braktisja monologun e kėsaj gruaje tė panjohur? Sikur i
gėzohesha edhe kureshtjes sė sime shoqe. Qoftė edhe
vetėm pse tregohesha aq i duruar me tė panjohurėn, gruaja smund tė mė shihte
si tė pasjellshėm.
Tė lutem, mos u largo nga telefoni, tė lutem,
, mė tha tjetra.
Mbase ishte duke gatuar diēka, a dikush i kishte
trokitur nė derė. Vendosa shputėn e dorės mbi mikrofonin e aparatit, tė shpjegohesha tek ime shoqe.
Nuk di me kė flas...Flet
veē ajo...kaq nuk kupton ti?!
U afrova tek ime shoqe. E vendosa aparatin
midis veshit tė saj dhe timit.
Aty je? Vazhdon tė mė dėgjosh?, dėgjova zėrin e tjetrės.
Lum ajo qė tė ka!,
dėgjova tė thoshte. Ah, sikur tė dinte kush mė kishte, sikur tė dinte ēmendonte ajo qė mė kishte..!
Ishte im bir. I vogli, pėr
tė cilin po tregoja. Ndodh qė kalon pranė dritares, dhe mė vėrshėllen prej poshtė. Dal nė ballkon, tė mė shohė ai.
A je
gjallė, mė pyet. Gjallė jam, i them. Kaq dua, mė thotė ai. Dhe ikėn. Jam nėnė, si tė mos besoj se mė do gjallė. E ndjek me sy,
humbet mes makinave qė fshehin njeriun prej njeriut. Gjallė jam, i thashė, gjallė. Dhe, nė tė vėrtetė, sjam aq pa fat, si duket!
Ja, u bė njė copė herė qė flas edhe me ty...
E ngazėllyer, mbase, qė vazhdonte tė mė mbante dėgjues, u kthye sėrish nė ligjėratėn
pėr faturėn disa centėshe tepėr, mė pas rrėfeu hollėsi pėr bisedėn me dikė tjetėr, dhe pėr njė tjetėr qė e kishte paralajmėruar
se do tė ankohej nė polici, nėse do ti telefononte sėrish. E di qė njerėzit janė nė punė, sma kanė ngenė, zbuti zėrin
ajo. Por unė si tė bėj pa kėmbyer llaf me njeri?!...Kalova dorėn rreth belit tė gruas sime. Asnjė shenjė bezdisje. Tek prekja,
ndjeva dėshirėn e strukur prej largėsisė sė pashkak. Ndėrkoha, gjatė sė cilės trupat tanė sishin gjendur aq afėr, tretej me
shpejtėsi tė habitshme. Toka nėn dėborė ėshtė gjithnjė mė e ngrohtė se ajri. Ajo mbėshteti dorėn tjetėr te supi im. Pastaj
edhe kokėn. Ballin...Si vajzė e drojtur qė kthehej nė ėndėrr reale gruaje. Ajo tjetra kėrkoi leje tė vazhdonte tė fliste. Me tė butė.
Shtruar.
Mė falni, zonjė, e dini me cilin po flisni?!
E pėrse duhet tė di...?!
Por...mė thoni dot pse duhet ti dėgjoj unė kėto
gjėra...?!
U bezdisėt, kėshtu... Edhe ju si gjithė tė tjerėt...Mė falni!
Skėrkoj tė falur, ju lutem...Thjesht doja tė dija me cilėn
zonjė po flas
Duhet ta dini me se sbėn?! Smund tė flisni me njė tė panjohur? Pak minuta pėr njė tė vetmuar, si keni
dot?
Nė ēastin tjetėr, linja ishte mbyllur.
Faruk Myrtaj