Krysore - Editorial
Faqja Kryesore
korcanews183001.jpg
Arkiva
Rreth Nesh
Shitje
Faqja Roze
Kafja e Intelektualeve
Editorial
Intervista
Reportazhe
Histori
Portrete
Foto e Javes
Dhoma e Lajmeve
private duhen patur parasysh si pikė Reference, jo vetėm fakultetet dhe departamentet mė dinjitoze tė Universitetit tė Tiranės, sikurse ėshtė parė qė shpesh del shembulli i fakultetit ekonomik tė Universitetit tė Tiranės, por edhe kėto universitete publike tė qyteteve periferike tė Shqipėrisė. Pra duhet tė pėrdoren tė njėjtat standarde kur bėhet krahasimi. Nėse analiza bėhet me kėmbė nė tokė, duke u nisur nga oferta publike ekzistuese nė Shqipėri, pra duke patur parasysh sot universitete publike si ato tė Gjirokastrės, Korēės apo Vlorės, ku ka njė nivel tė lartė tė korrupsionit dhe tė ulėt tė burimeve njerėzore e materiale, mund tė thuhet qė sado i keq tė jetė universiteti mė i keq privat, ai kurrsesi nuk ėshtė mė i keq se universiteti mė i keq publik. Nė kushtet kur menaxhimi publik nė gjithė Shqipėrinė, ėshtė i infektuar nga inefikasiteti, politizimi, joprofesionalizmi dhe korrupsioni, kuptohet qė sektori privat ka shumė avantazhe tė krahasuara. Dhe kjo ėshtė shumė e vėrtetė edhe pėr universitetet private shqiptare qė kanė vendosur tė mos funksionojnė si grabitqarė ndaj mundėsive tė momentit, por si sipėrmarrje largpamėse.

Po tė shikohet e gjithė ekonomia, duket qartė qė sektori privat ėshtė i pranishėm nė mėnyrė dominuese dhe se sektori publik e ka tė vėshtirė qė tė garantojė shėrbime cilėsore dhe efikase. Atje ku i gjithė shėrbimi ėshtė i dominuar nga kompanitė shtetėrore, sikurse ėshtė energjia elektrike apo ujėsjellėsi, ne
shohim dėshtim tė hapur. Kjo vjen jo vetėm sepse nė pėrgjithėsi sektori privat ka maksimumin e efikasitetit, duke siguruar shfrytėzimin mė optimal tė burimeve, por edhe sepse ne kemi njė shtet tė varfėr qė nuk mund t'i lejojė vetes investime masive nė arsimin e lartė. Prandaj, nė kushtet kur rritet kėrkesa pėr arsim tė lartė, sektori publik nuk ka mundėsi qė tė ofrojė mjaftueshėm apo kėnaqshėm mundėsi pėr t'u arsimuar nė universitete.

Avantazhet e universiteteve private duken nė tė gjitha aspektet qė pėrbėjnė shkollėn e lartė. Sė pari; universitetet private bėjnė tė mundur rekrutimin e individėve tė arsimuar nė universitete cilėsore perėndimore apo profesionistė tė shquar, qė pėrndryshe, nuk do tė josheshin dot pėr tė dhėnė mėsim me rrogat modeste tė universiteteve publike. Sot pėr njė orė mėsimi njė pedagog i jashtėm paguhet diku tek 3600 lekė tė vjetra nė universitetin publik dhe pothuaj dhjetėfish mė shumė nė njė universitet privat. Por, nuk ėshtė vetėm ēėshtje rroge, por edhe fleksibiliteti nė menaxhimin e burimeve njerėzore. Rekrutimi i
pedagogėve tė rinj nė universitete publike bėhet me njė pedantizėm tė tepruar, njė koklavitje procedurash, pėrjashto rastet e rralla, kur stafi i departamentit ėshtė i prirur pėr reforma, ndryshime dhe pėr tė mirėpritur prurje tė reja, nė shumicėn e rasteve funksionon nepotizmi dhe jo meritokracia. Pėrpos kėsaj edhe kur rekrutohen tė rinj, ata kanė shumė pak mundėsi qė tė zgjedhin lėndė ku do japin mėsim dhe shpesh katandisen duke dhėnė lėndė pėr tė cilat nuk kanė ekspertizė pėr tė cilat janė emėruar pa vullnetin e tyre.

Sė dyti bėhet fjalė pėr bazėn materiale. Buxheti i mekur i shtetit shqiptar e ka shumė tė vėshtirė pėr tė garantuar klasa tė mėdha, mjete mėsimore, ndriēim tė pėrshtatshėm, ngrohje e laboratorė, ndėrkohė qė nė universitetet private shqiptare, investimi i bollshėm i kapitalit privat ka bėrė qė klasat me pak nxėnės, tė pajisura me kondicionerė dhe me rrymė elektrike tė vazhdueshme tė garantuar nga gjeneratorėt, tė jenė njė conditio sine qua non. Sė treti ka tė bėjw me programet dhe pėrmbajtjen e mėsimdhėnies, qė shpesh lidhet ngushtė edhe me faktorin e dytė. Kėtu duhet pėrmendur qė bollėku i financimeve i lejon tė pajtojnė ekspertizėn mė tė lartė nė hartimin e programeve dhe po kėshtu, klasat e vogla, motivimi i lartė i pedagogėve tė paguar mirė dhe baza materiale e pasur, lejon aplikimin e metodave mė moderne interaktive dhe mjete tė teknologjisė sė pėrparuar gjatė mėsimdhėnies. Pėrmasat e vogla tė kėtyre shkollave bėn qė kėto shkolla tė jenė shumė fleksibėl me programin, qė ta kenė shumė tė lehtė pėrqafimin e metodave apo lėndėve dhe njohurive mė bashkėkohore gjatė procesit mėsimor. Po kėshtu, varėsia e drejtpėrdrejtė nga numri I studentėve, bėn qė kėto shkolla private tė jenė gjithnjė nė njė frekuencė me tregun e punės, duke iu pėrshtatur menjėherė nevojave dhe prirjeve.
Alarm i Rreme: paniku i shtimit te universiteteve private

nga Adri Nurellari

Pak muaj mė parė nėpėr mediat shqiptare gėlonin reklamat e universiteteve tė ndryshme private, qė janė hapur viteve tė fundit nė Shqipėri dhe kjo prani e theksuar e tyre nė sferėn publike ka bėrė qė shumė ithtarė tė sektorit publik tė irritohen dhe tė ndėrmarrin njė kryqėzatė tė zellshme kundėr sektorit privat tė arsimit tė lartė. Tanimė qė viti shkollor po vazhdon, dhe pasioni e agresiviteti kundėr shkollave tė larta private janė zbehur, pėr momentin, mbase ėshtė mirė qė ky sektor nė Shqipėri tė analizohet shtruar duke e krahasuar edhe me pėrvojat e tjera evropiane. Nė fakt intensiteti dhe pėrqendrimi ndaj kėsaj teme ėshtė disi qesharake po tė kihen parasysh pėrmasat e arsimit tė lartė privat tek ne, fakti qė problemi kryesor tek ne qėndron tek arsimi parauniversitar,niveli i braktisjes dhe rėnies sė cilėsisė sė arsimit dhe kushteve materiale nė shkollat fillore, si dhe po nxirret nė pah qė arsimi i lartė ėshtė krejt fakultativ, pėrgjegjėsia e shtetit pėr arsimimin e lartė tė individėve ėshtė minimale pėrkundrejt arsimit parauniversitar dhe studentėt janė mbi 18 vjeē, qė do tė thotė njerėz tė pjekur e tė lirė tė cilėt vendosin vetė se ēdo bėjnė me arsimin e tyre tė lartė dhe kanė mė pak nevojė pėr pėrkujdesje nga shteti e analistėt.

Njė ndėr tiparet kryesore tė kėtij debati ishte pėrqasja me tė cilėn ėshtė trajtuar ēėshtja, njė pėrqasje dikotomike, me njė gjuhė pėrgjithėsuese, pėrjashtuese dhe determinuese. O publiku o privati, o kėtej o andej, o bardhė o zi. Pėrqasje kjo qė qėndronte vite dritė larg subjektit tė diskutimit, universitetit, pasi njė pėrqasje e tillė sipėrfaqėsore\dhe e painformuar me dėshtime dhe spekulime logjike kurrsesi nuk do pranoheshin nė njė ambient rigoroz universitar. Kjo gjė tregonte jo thjesht qė njerėzit qė sulmuan sektorin privat ishin tė painformuar dhe tendencioz, por edhe qė paragjykimet marksiste ndaj sektorit privat, i cili ende vazhdon tė konsiderohet si "matrapaz e shfrytėzues”, vazhdon tė ngelen gjallė, paēka se po futemi nė dekadėn e dytė tė shkėputjes prej regjimit komunist. Fatkeqėsisht nė tė njėjtin kurth debatimi ranė edhe shumė mbrojtės tė sektorit privat tė cilėt nė mėnyrė nihiliste u angazhuan nė njė kundėrmėsymje qė pėrpiqej tė diskreditonte gjithēka qė kishte tė bėnte me sektorin publik, duke humbur legjitimitetin dhe besueshmėrinė nė syrin e publikut.Ē'ėshtė mė e keqja, pėrdorimi i tė njėjtės pėrqasje nga shumė prej atyre, qė u pėrpoqėn tė mbronin sektorin privat bėri qė universiteteve private, tw cilwt nuk meritojnė tė linēohen nga paragjykimet apo disa praktika sporadike tė pandershme brenda sektorit privat, t'iu ofrohej njė mbrojtje shumė tė dobėt.Prandaj, pikėsėpari duhet thėnė qė jo gjithēka brenda sektorit privat ėshtė e mirė dhe jo gjithēka qė ėshtė brenda sektorit publik ėshtė e keqe. Nė parim jo vetėm pėr arsimin e lartė, por edhe pėr sektorė tė tjerė tė shėrbimeve publike, si shėndetėsia apo transportin universitetet private kanė njė supremaci nė efikasitet dhe cilėsi, por kostoja e lartė e kėtyre shėrbimeve tė ofruara nga aktorė privat bėn qė shumė njerėz tė kenė njė preferencė pėr aktorėt shtetėrorė, qė mbase nuk kanė tė njėjtėn cilėsi dhe efikasitet, por tė paktėn,kanė kosto mė tė ulėt. Gjithashtu edhe ky parim brenda sektorit privat, kur bėhet fjalė pėr cilėsi nuk ėshtė gjithmonė i vlefshėm pasi gjithmonė ka aktorė privatw, tė quajtur nė ekonomi free-riders, pėrfitues pa detyrime dhe tė pamerituar, tė cilėt janė oportunistė dhe shfrytėzojnė boshllėqet ligjore apo korrupsionin e organeve pėrgjegjėse pėr monitorimin e veprimtarisė sė tyre, pėr tė bėrė shkelje dhe nxjerrė pėrfitime nė dėm tė cilėsisė sė produktit qė ofrojnė. Prandaj, duke njohur nivelin e ulėt tė zbatueshmėrisė sė ligjit, mund tė thuhet se ato fjalė pėr diploma tė shitura me para apo regjistrime tė bėra drejtpėrdrejtė nė vitin e dytė a tė tretė tė universitetit, pa dhėnė ndonjė provim, ka shumė gjasa tė jenė tė vėrteta. Por kjo nuk do tė thotė qė janė tė vėrteta pėr ēdo universitet privat, ashtu sikurse nuk mund tė thuhet, qė nė tė gjitha fakultetet publike tė universiteteve tė Tiranės lulėzon i njėjti korrupsion i cili lulėzon nė universitetet publike periferike tė Shqipėrisė. Dhe pikėrisht kur jepet njė gjykim krahasues pėr universitetet
Fajqa Tjetėr >>
<< Faqja E Kaluar