Ēėshtė e drejta, pikėrisht Pakoja e Martti Ahtisaarit u garanton komunave tė reja tė drejtėn qė tė paraqesin kėrkesė para
Kėshillit Gjyqėsor tė Kosovės (KGJK) pėr tė vendosur mbi themelimin e gjykatave nė territorin e tyre. KGJK mund tė mos e aprovoj kėrkesėn
pėr themelimin e kėtyre gjykatave, mirėpo Pakoja e Martti e Ahtisaarit parasheh mundėsinė qė nė rast se ngjet njė gjė e kėtillė, atėherė,
autoritetet kompetente tė ndėrmarrin masat e nevojshme pėr evitimin e pengesave tė kėtilla. Kurse, sa i pėrket trajtimit tė KOS-it,
Veton Surroi do tė bėnte mirė tė na tregojė se ku konsiston dallimi mes trajtimit qė Ban Ki-moon po i bėn KOS-it nė letrėn e tij dhe
trajtimit qė i bėn Martti Ahtisaarit nė pakon e tij.
Kėshtu qė, dorėn nė zemėr, letrat e Ban Ki-moon-it nuk paraqesin kurrfarė
risie, ashtu siē pretendon Surroi, nė institucionalizimin dhe pėrligjjen e ndarjes sė Kosovės nė dy sisteme tė ndryshme juridike qė
e kundėrshtojnė njėri tjetrin.
Shkėlzen Gashi
Pėrse po ēuditet Veton Surroi?!
Nga Shkėlzen Gashi
Veton Surroi nė shkrimin e tij tė titulluar Kėrkesa Afrikane pėr njeriun
me dy duar, tė botuar nė gazetėn KOHA Ditore (datė 13 qershor 2008, faqe 10), mes tjerash, thotė se Sekretari i Pėrgjithshėm i OKB-sė,
Ban Ki-moon, po krijon njė realitet tė ri juridik nė njė hapėsirė tė re gjeografike e politike tė Kosovės, hapėsirat e banuara me
shumicė serbe. Ēėshtė e vėrteta, Ban Ki-moon nuk po krijon realitet tė ri juridik, por me letrat dėrguar qytetarit Fatmir
Sejdiu dhe Presidentit tė Republikės sė Serbisė, Boris Tadic, vetėm po dėshmon se qėndrimi i Kombeve tė Bashkuara karshi Kosovės ėshtė
konsistent. Pra, letrat e Ban Ki-moon-it nė esencė janė nė pėrputhje me Rezolutėn 1244 (e cila i referohet Marrėveshjes sė Rambujesė),
raportin e Kai Eides (i cili raport parasheh mundėsinė qė serbėt e Kosovės tė realizojnė autonominė territoriale nė kuadėr tė Kosovės),
por edhe me Pakon e Martti Ahtisaarit (e cila pėrfundimisht e ndanė Kosovėn nė dy entitete). Pėrse Veton Surroi po ēuditet tani me
pėrmbajtjen e letrave tė Ban Ki-moon-it, kur pothuajse krejtėsisht e njėjta gjė qė thuhet nė letrat e Ban Ki-moon-it, ėshtė thėnė
nė raportin gjithėpėrfshirės tė ambasadorit Kai Eide, atėbotė emisar i posaēėm i Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė, Kofi Annan,
por edhe nė Pakon e Martti e Ahtisaarit?!
Raporti i Eides e thotė shumė qartė se duhet krijuar njė kornizė, e cila do tė pėrfshinte
njė numėr komunash tė reja, ku nė veēanti serbėt e Kosovės do tė kishin shumicėn e theksuar. Kėto komuna, gjithnjė sipas raportit
tė Eides, duhet tė kenė kompetenca tė shtuara nė sferat si policia, drejtėsia, arsimi, kultura, media, ekonomia
Raporti lejonte qė
komunat serbe tė kenė lidhje horizontale mes vete, madje me mundėsinė qė tė shqyrtohen, po ashtu, edhe modalitetet pėr lidhje tė posaēme
tė kėtyre komunave me Beogradin. Nė vijim tė kėsaj, edhe Plani i Martti Ahitsaarit parasheh qė komunat me shumicė serbe tė kenė tė
drejtėn tė krijojnė partneritet ose asociacion mes vete dhe tė kenė marrėdhėnie tė drejtpėrdrejta me institucionet e Republikės sė
Serbisė.
Tutje nė artikullin e tij Surroi thotė se brenda kėtij realiteti, sundimi i ligjit do tė bėhet sipas interpretimit qė
autoritetet kosovare dhe ndėrkombėtare do ti bėjnė Rezolutės 1244, sipas tė cilit interpretim Kushtetuta e Kosovės derivon nga Rezoluta
1244. Sipas kėtij interpretimi juridik, thotė Surroi, do tė jenė tė vlefshme ligjet e Kushtetutės sė vitit 1974, pėrfshirė edhe ato
tė Serbisė deri nė vitin 1989.
Nė tė vėrtetė, e ashtuquajtura Deklaratė pėr Pavarėsinė e Kosovės thotė se e shpallė Kosovėn shtet
demokratik e tė pavarur, por mė poshtė e merr pėr bazė Rezolutėn 1244. Pikėrisht ky referim te Rezoluta 1244 (por edhe referimi te
Plani i Martti Ahtisaarit) e bėn Deklaratėn e Pavarėsisė, Deklaratė tė Varėsisė. Pėr mė shumė, kjo deklaratė mirėpret mbėshtetjen
e vazhdueshme tė bashkėsisė ndėrkombėtare, por nėpėrmjet tė pranive ndėrkombėtare tė themeluara nė Kosovė nė bazė tė Rezolutės 1244
pėr tė zbatuar pėrgjegjėsitė qė i janė dhėnė sipas Rezolutės 1244 dhe Planit tė Martti Ahtisaarit. Po ashtu, edhe nė ueb sajtet e
OKB-sė, NATO-s dhe BE-sė, tė freskuara mė 18 shkurt 2008, thuhet decidivisht se pėr kėto organizata ndėrkombėtare, Rezoluta 1244 do
tė respektohet pėrderisa KS i OKB-sė nuk merr vendim pėr ndryshim tė saj, e siē dihet, KS i OKB-sė mė 10 qershor 2008 duke mos e ndryshuar
Rezolutėn 1244, ia ka zgjatur automatikisht mandatin Rezolutės 1244 edhe pėr njė vit. Prandaj, ska dilemė qė do tė jenė tė vlefshme
ligjet e Kushtetutės sė vitit 1974, pėrfshirė edhe ato tė Serbisė deri nė vitin 1989.
Surroi nė artikullin e tij, pėr mendimin
tim, gabon rėndė kur pretendon se Sekretari i Pėrgjithshėm po u jep hapėsirave tė banuara me shumicė serbe kompetenca qė nuk i kanė
pasur deri mė tani dhe tė cilat nuk ua ka njohur as Pakoja e Martti Ahtisarit, e kėtu si shembull Surroi pėrmend kompetencat pėr formimin
e gjykatave tė reja nė kėto hapėsira dhe trajtimin e KOS-it (Kishės Ortodokse Serbe).