Krysore - Editorial
Faqja Kryesore
korcanews174002.jpg
Arkiva
Rreth Nesh
Shitje
Faqja Roze
Kafja e Intelektualeve
Editorial
Intervista
Reportazhe
Histori
Portrete
Foto e Javes
Dhoma e Lajmeve
Fajqa Tjetėr >>

Mbretėresha ime e dashur, duke falėnderuar Zotin pėr tė gjitha kėto privilegje qė na i ka dhuruar, do e thėrras njerėzinė mbarė, qė tė lexojnė nė sytė e tu tė mrekullueshėm porositė dhe detyrat historike, pėr tė drejtuar dhe lulėzuar bashkė shekullin e dashurisė. Do i thėrras tė gjithė qė menjėherė t'i marrin detyrat dhe pėrgjegjėsitė, sepse ato – bashkė me sukseset, na takojnė tė gjithėve dha janė tė pandashme e tė patjetėrsueshme. Me porosinė historike qė del nga kthjelltėsia e

syve tė tu tė mrekullueshėm, o mbretėresha e shekullit tim tė dashurisė, do i thėrras tė gjitha qeniet njerėzore, qė tė jenė pjesėtarė tė barabartė nė tė gjitha aktet e dashurisė dhe tė tė gjitha sukseseve tona, nė shėrbim tė njerėzisė. Do i thėrras tė gjithė, qė tė pėrgatiten dhe ta nisim bashkėrisht vallen e madhe festive. Do i thėrras tė gjitha qeniet njerėzore, qė secila e secili ta shohin e ta lexojnė nė sytė e tu tė mrekullueshėm, porosinė historike tė ndėrrimit dhe tė drejtimit tė botės me dashuri. Para tė gjithėve, kėtu – nė kėtė fron tonin tė mrekullueshėm, o mbretėresha ime, do e shpall hapjen e shekullit tė dashurisė, qė nė histori po hyn si shekull i pambaruar, pėr tė mbetur i tillė deri nė amshim. Do e shpall vendimin historik tė fillimit tė mbarė e tė pambaruar, qė doli vezullueshėm nga sytė e tu tė mrekullueshėm, o mbretėresha ime. Do i thėrras tė gjithė dhe do e ngrehim bashkė dollinė e festės historike, tė fillimit tė shekullit tonė tė dashurisė, qė po hyn nė histori me mrekulli tė garantuara. Do i thėrras tė gjithė, qė paraprakisht tė fillojmė bashkė vallen festive, sepse nė sytė e tu po lexoj garancitė pėr suksese tė plota, o mbretėresha ime e mrekullive. Eja edhe ti, me vezullimat e kurorės mbretėrore e mbushe me rreze tė kėndshme vallen festive, qė do e pėrshkojė historinė tonė, qė sot e deri nė amshim. Gėzuar!

 

Garlate (LC), 4 korrik 2008

 

 

 

 

RESPEKTI RECIPROK NĖ MES PALĖVE DHE NĖ MES NJERĖZVE, GARANCI E SUKSESEVE JETĖSORE

 

Shkruan: Engjėll KOLIQI

 

Rrėfimi im pėr Ty fillon qė nga ėndėrrbardha e mrekullueshme, o mbretėresha ime e shekullit tė dashurisė. N'atė tė bekuarėn ėndėrr mė erdhėn shenjtėrit dhe ēeta engjėjsh, nė valle festive. Qė tė gjithė, njėzėri, mė thanė: - Po deshte ta shohėsh realitetin e botės sė re, tė bazuar nė kushtetutėn e mrekullisė, gjeje mbretėreshėn e shekullit tė dashurisė dhe shikoje nė sy! Pa ditur mirė se ku jam, menjėjherė ia caktova vetėvetes detyrat e reja, konform rrethanave qė kėndshėm m'i diktoi ėndėrrbardha ime e mrekullisė. Detyra e parė ishte qė ta gjej mbretėreshėn e shekullit tė dashurisė, dhe pa humbur kohė tė gjeta o velenxa ime e bekuar. Detyrat tjera sheshoheshin njėra mbas tjetrės dhe qė tė gjitha mė dilnin me vulėn e garancisė sė sukseseve, nga kthjelltėsia e dashurisė, nga sytė e tu magjikė, qė me fuqinė e mrekullisė tashmė janė edhe sytė e dashurisė sime, o mbretėresha e shekullit tim. Kėso mrekullishė mund tė ndodhin vetėm nė regjime tė mirėfillta dashurie. Me kėtė letėr, o mbretėresha ime e bekuar, sė pari tė shkojmė larg-larg, nė antikė, sepse qė atėherė profetėt kishin paralajmėruar shekullin tonė tė mrekullive. Qė atėherė ishin paralajmėruar sytė magjikė tė mbretėreshės, qė do e drejtojė kėtė shekull me mrekulli dashurie. Qė atėherė ishte paralajmėruar froni ynė mbretėror. Qė atėherė ishte paralajmėruar privilegji, qė mua mė ka vendosur nė fron – pėrkrah teje, o mbretėresha ime e bekuar. Duke u nisur nga pikat e paralajmėruara nga profetėt, fillova t'i dalloj njė nga njė dukuritė dhe proceset e mrekullueshme, pikėrisht nė syte e tu, o mbretėresha ime e shekullit tė dashurisė.

 

Fillova me tė parėn dhe me tė vėrtetė u binda. "Duaje tė afėrmin si vetėveten" shkruante nė dritat e syve tė tu tė mrekullueshėm. Diēka mė preku thellė nė shpirt dhe fillova tė meditoj. Tashmė e kam tė qartė – duhet dashur tė afėrmin e farefisit, tė afėrmin lokal tė bashkėjetesės, si edhe bashkėpunėtorin e veprimtarive profesionale dhe pėrgjithėsisht jetėsore. Tashmė e kam kėtė bindje, qė mė ėshtė forcuar nga sytė e tu, o mbretėresha ime – vetėm me dashuri ndaj tė afėrmit i pėrmbushim intereset e pėrbashkėta, qė pikėsėpari na dhurojnė rehatinė shpirtėrore dhe shprehinė e punės sė frytshme, nė shėrbim tė njerėzimit.

 

Pastaj, nė sytė e tu tė kėndshėm, nga thellėsia e kthjelltėsisė, si e qiellit veror, mė doli porosia tjetėr: "Garanci e sukseseve jetėsore, gjithmonė ėshtė respektimi reciprok nė mes palėve dhe nė mes njerėzve". Menjėherė m'u kujtuan shumė raste, kur njerėz tė caktuar mendojnė se vetėm ata janė tė vlefshėm dhe kur nga mendime tė gabuara tashmė janė thelluar edhe nė bindjen e gabuar, me tė cilėn shpallen tė pazėvendėsueshėm, duke kėrkuar qė tė gjitha intereset tė adresohen drejt tyre. Me kėtė porosi, o mbretėresha ime, e kam tė qartė se duhet bashkėpunuar me tė gjithė dhe duhet respektuar tė gjithė – edhe ata mė tė vegjlit. Natyrisht, bashkėpunimi dhe respekti duhet tė jenė edhe nė anėn tjetėr, sepse vetėm me reciprocitet i kemi sukseset tė garantuara.

 

Diē thellė nė zemėr mė lėvizi fuqishėm, kur nė sytė e tu, mes vezullimave, mė doli vendimi historik:"Me bekim mrekullie tė marshojmė bashkė, derisa ta ndėrrojmė botėn me dashuri". Dhe, pikėrisht nė ato ēaste – mbretėresha ime – ne filluam marshimin e pėrbashkėt, pėr ta ndėrruar kėtė botė me mrekulli, pėr t'ia dhuruar nė ēdo pėllėmbė frymėzimin e dashurisė – tė vlefshėm pėr ēdo qenie njerėzore. Marshimi ynė, me fuqi mrekullie, nuk do tė pushojė kurrė, o mbretėresha ime.

 

<< Faqja E Kaluar