- Pa kėrkuar tė falur pėr atė dhunė tė ushtruar nga partia e qeveria pėr 45 vjet pėr tė krijuar njeriun e ri, leifenin shqiptar, i cili duhej tė aprovonte cdo vendim tė partisė e tė xhaxhi Enverit pa menduar me kokėn e vet.
Ne shqiptarėt kėtė tetor nuk
duhet tė merremi me festimin e 100-vjetiorit tė lindjes sė ishdiktatorit, por duhet tė kthjellojmė mendjet tona dhe tu kėrkojmė njė
tė falur tė madhe tė pėrvuajturve tanė duke nxjerrė njė ligj tė ri elektoral, sipas tė cilit tė mospranohen nė zgjedhjet e reja asnjė
ish anėtar i PPSH-sė, ish sigurims dhe asnjė bir i nomenklaturės komuniste. Vetėm kėshtu i hapet rruga demokracisė sė vėrtetė shqiptare
e cila ka pėr tė dhėnė rezultate tė mėdha e jo si kėto tė derisotme.
Sė pari, kėtė tė falur ta kėrkojė ishkupola komuniste me
z-tin Ramiz Alia e z-njėn Nexhmie Hoxha nė krye pėr gjithė ato krime e shpėrdorime qė iu bėnė popullit duke demaskuar Katovicėn ramizjane
pėr Shqipėrinė.
Sė dyti, kėtė tė falur duhet ta kėrkojmė edhe gjithė ne krijuesit e punonjėsit e asaj kohe qė ndikuam nė politizimin
e skajshėm tė popullit dhe u nėnėshtruam duke aprovuar cdo vendim e veprim tė partisė shtet. Tė sqarohet fakti qė artet, letėrsia
dhe shkencat shqiptare e hymnizuan shumė diktaturėn pa pasur ndonjė dissident klasik, jo se diktatura shqiptare i meritonte lavdėrimet,
por se ajo ishte mė e egra e gjithė Evropės Lindore, qė nuk lejonte asnjė shprehje kundėr ideologjisė sė saj.
Sė treti, tė falur
duhet tė kėrkojnė gjithė politikanėt tanė tė kėtyre 17 vjetėve qė nuk e kanė kryer si duhet lojėn politike po e kanė kthyer atė nė
njė arenė grindjesh e garash korrupsioni, sipas skemave tė paracaktuara prej Ramiz Alisė.
Nė rast se nuk na vjen turp nga kjo
e kaluar, nė rast se nuk largohen nga loja politike ish anvtarėt e PPSH-sė, sigurimsat dhe bijtė e nomenclatures komuniste, dhe nuk
iu hapet sinqerisht rruga pėr tė marrė pjesė nė lojėn politike ish tė pėrndjekurit tė ndėrgjegjes, atėhere le ta dijmė se qėnkemi
tė pakorrigjueshėm dhe pėr pasojė do tė vijojmė tė vuajmė nga nostalgjia e njė kohe tė mbushur me krime. Shqipėria nuk ka pėr tė ecur
pėrpara, por ka pėr tu vėrtitur si miza pa kokė si po vėrtitet e po humbet kohėn kėto 17 vjet duke pasur zgjedhje tė parregullta,
korrupsion, zėnie e grindje deputetėsh e maskarallėqe tė tjera.
Ne shqiptarėt duhet ta gjejmė vetė gjuhėn e mirėkuptimit e tė
rrugės sė drejtė pėr pėrparimin e vendit, duke u cliruar nga droga partiake dhe ideologjia e mykur komuniste.. Miqtė tanė tė huaj
me SHBA nė krye na kanė ndihmuar boll e po na ndihmojnė, por ne tregohemi kokėfortė e nuk i dėgjojmė, ndjekim skemat ramizjane plot
tym qė na shpunė nė moskthimin e pronės tek i zoti, nė shkatėrrimet e 1997-ės, shpėrthimet e Gėrdecit, etj dhe jo nė Bashkimin Evropian.
Miqtė kanė shumė telashe dhe nuk kanė mundėsi tė vijojnė pa fund ndihmėn ndaj nesh.
Brezi ynė I pėrvuajtur duhet tė tregohet
i zgjuar dhe tė ndjekė fjalėn e urtė:
Thanas L. Gjika,