Kafje e Intelektualeve
Faqja Kryesore
<< Faqja E Kaluar
Shtet, qė duhet pastruar…

Nga Irena Vreto

Tė gjitha dhe gjithcka ndoten, si dhe tė gjitha dhe gjithcka mund tė pastrohen.
Por nė vendin tim dhe nė vendin tėnd, ėshtė shumė e vėshtirė tė zbatosh fjalėn pastrim. Nuk mbahet mend qė unė sė bashku me ty i dashur mik, shkelim cdo ditė mbi grumbuj plehrash qė ndotin jo vetėm qoshet e rrugėve tė errėta, por edhe trotuarėt dhe bulevardet kryesore. Sa e vėshtirė qėnka pėr ne qė tė mėsohemi tė mos hedhim plehrat nga dritarja dhe letrat e hundėve kudo qė ndodhemi.
Para ca kohėsh disa tė huaj me doreza gjer tek bryli, me fshesa dhe mbledhėse plehrash, shkuan nė njė zonė tė kryeqytetit… apo tė njė qyteti tė vogėl…( kjo nuk ka shumė rėndėsi) dhe pastruan ambientin. Nuk e di si e ndienė veten ata shqiptarė dhe sidomos ato gra qė vetėquhen nikoqire kur panė se si u pastronin vendin ku ngrysin ditėnetėt e ndotura, disa tė huaj, qė mė tepėr se kėnaqėsisė sė shpėrblimit tė kėsaj pune nga X-i, ndieheshin si nė rolin e zbutėsve tė njerėzve qė nuk ishin tė mėsuar me qytetėrimin, madje akoma mė tepėr, nuk njihnin as rregullat mė elementare tė tė jetuarit nė njė lagje, nė njė pallat… apo nė njė fshat. S`ka gjė mė tė turpshme kur je me kėmbė dhe duar, me mėnd nė kokė (sė paku kėshtu e mbajmė veten) dhe tė shohėsh si tė lan fytyrėn njė i huaj, qė as tė njeh dhe as e njeh.

Nuk e kuptoj pse kemi katandisur nė kėtė gjėndje, kur jemi po ne qė netėve nė bulevarde apo raste ceremonish, dėshirojmė tė dukemi sa mė tė pastėr dhe tė rregullt, duke shkelur me lukun tonė tė “shkėlqyer” krejt indiferentė mbi rrugė tė pėrbaltura e plot plehra.

Sikur tė ishte vetėm higjena e pastėrtisė sė ambientit, e keqja me emrin “Ndotje”, do tė ishte disi modeste, por kur ke parasysh se ky emėrtim ka zėnė vend nė cdo cak tė vendit qė unė dhe ti jetojmė, tė atij vendit qė nė te gjithė e quajmė Atdhe, ndjehesh me tė vėrtetė shumė keq.

Uji i ndotur qė rrjedh nėpėr rubinetat e shumė e shumė lagjeve dhe fshatrave, ka pėrsėri tė njėjtin emėr me mungesėn e ujit. Ėshtė e njėjta tabelė me kafkėn e rrezik vdekjes nė shtyllat e tensionit tė lartė, vetėm me njė ndryshin, atje shkruhet “kujdes” ndėrsa kėtu “NDOTJE”.

Tė lash banjėn nė varėsi tė orareve tė furnizimit me ujė, me tė vertėtė ėshtė e trishtueshme dhe tepėr therėse.

E pėrsėri nuk mbaron kėtu ky tmerr.
Njė ndotje e tmerrshme akustike, jashtė tėrė pėrfytyrimeve dhe normave, e mbushur me zhurma gjeneratorėsh ndotin jo vetėm ajrin qė thithim por edhe dėgjimin qė deri para pak kohėsh na kish mbetur i paprekur. Tani jemi tė kėrcėnuar nga njė shurdhėri rrėnqethėse. Nė veshėt tanė ėshtė e vėshtirė tė dėgjohet kėnga e fėmijve tanė e mbytur nga zhurmat e cmėndura, ndėrsa pėrshėndetjet tona prej kohėsh janė zėvėndėsuar me tundje kokėsh robotike.

…E gjithė kjo vazhdon mė tej me ndotje tė tipit moral, si korrupsion, mashtrim, zgjedhje, votime, drejtėsi e ndotur… kėto jo mė pak tė ndotura e tė fėlliqura se tė parat. Kėto janė disa nga momentet e ndotjes ku ne jetojmė dhe paturpėsisht trumbetojmė idera projektesh dhe bėmash.


S` ka gjė mė qesharake tė dalėsh dhe tė recitosh nė tribuna, Ti kushdo qofsh me fytyrė tė ndotur me lloj- lloj zhgaravinash kur shumė lehtė mund ta pastrosh me me pak ujė… Po c` them dhe unė ..ujė nuk ka .. ashtu si nuk ka dhe drita pėr ta parė fytyrėn nė pasqyrė.

Ja, pra qėnka shumė e vėshtirė pastrimi nė kėtė cep tė globit me emrin Shqipėri,
ku ėshtė shumė lehtė pėr tu ndotur dhe shumė e vėshtirė pėr tu pastruar.
Kėtu fillojnė dhe pasojat e kėtyre emėrimeve, pasi tė emėruarit konsiderohen kontigjent elektoral dhe nuk e dinė se ēfarė dėmi i shkaktojnė arsimit. Nuk e dinė se ēfarė do tė thotė tė pėrkujdesesh pėr tė, tė punosh pėr mbarėvajtjen e tij, tė gdhihesh me merakun pėr hallet e mėsuesve dhe komunitetit prindėr-nxėnės qė janė tė lidhur me shkollėn pėr 4 vjet. Inkompetentėt flenė mbi dafina sepse kanė dikė qė u mbron shpatullat, antiligji. Nė mendjen e tyre ekziston vetėm fitimi. Sillen tamam si biznesmenė me arsimin duke mos e vrarė mendjen pėr pasojat. Politika shqiptare, shkaktarja kryesore, ėshtė sjellė me shkollėn si me jetimėt. Janė bėrė vetėm eksperimente duke filluar qė nga emėrimet e deri tek maturat. Nuk ka nevojė tė pėrmendim "kthesat" qė ēdo vit pėson matura shtetėrore. Kėshtu qė nė gjithė kėto vite moskujdesje, shkolla humbi identitetin e saj, pa folur kėtu pėr pėrmbajtjen dhe dinjitetin. Pasojat : mėsues tė stresuar se me rrogat qesharake nuk mbajnė dot familjen, tė pasigurt pėr vendin e punės; prindėr tė stresuar dhe meruar, me edhe pa tė drejtė, nė kerkim tė rezultateve maksimale me ēdo kusht( kur fėmijėt janė maturantė streset janė akoma mė tė mėdha: ku do tė studiojnė? sa para duhen?); nxėnės tė stresuar, me dhe pa tė drejtė, pasi me dashje ose padashje pėrfundojnė kontigjente universitetesh. Shumė prej tyre as qė e menduan vjet "dhuratėn" e madhe tė liberalizimit qė padrejtėsisht politika e pavetėdijshme u bėri nė kurriz tė tė tjerėve. Zinxhiri i ardhshmėrisė ėshtė shumė i dobėt, i cunguar dhe me plot pasoja, siē duket, pėr gjithė shoqėrinė. Vetėm nė Shqipėri ndodhin kėto gjėra- mė thoshte njė i huaj- kur i shpjegoja pasojat e rotacionit. Nė vend qė tė vrasin mendjen pėr strategji afatgjata pėr arsimin qė tė marrė vendin dhe zhvillimin e duhur, shkatėrrojnė edhe atė diēka tė mirė qė puna e mėsuesve tė ndershėm apo dhe e njerėzve qė e duan arsimin, krijon. Pėr ta nuk vlen asgjė tjetėr vetėm ēasti dhe interesi. Mendjet e tyre tė vogla dhe tė ngushta, nuk arrijnė tė jenė largpamėse ose nga inkompetenca ose nga tė qėnėt tė cunguar se i pėrkasin njė partie tė caktuar. Nė gjithė kėtė lėmsh kaotik, arsimi fatkeqėsisht humbi vit pas viti interesin edhe tek vetė nxėnėsit. Tė dish tė protestosh pėr padrejtėsitė, do tė thotė tė kesh koshiencėn e tė drejtave dhe detyrave, tė kesh nocionin e saktė tė kultures qytetare. Heshtja dhe parimi se ajo ėshtė flori sjell tė mirat e saj, se nuk ke telashe, por ke humbur tė drejtat e tua legjitime. Protestat nuk shihen me sy tė mirė edhe nga mėsuesit, pavarėsisht se emėrimet sjellin mėsues jashtė profilit, pa diplomė dhe tė papėrvojė. Sindikatat tashmė nuk ekzistojnė fare, pasi janė tė rreshtuara sipas partive dhe nuk bėjnė asgjė tjetėr veēse firmosin marrėveshje pėrbuzėse pėr sindakalistėt. Kanė humbur edhe tė drejtėn mbi tė drejtėn: protestėn pėr tė mbrojtur sindikalistėt. Pėr tė mos shkuar mė tej, kur nxėnėsit dhe prindėrit "e pakėnaqur" i vėnė vulėn duke "vlerėsuar" mėsuesit dhe kompetencat e tij. Peshku qelbet nga koka-thotė njė fjalė e urtė. Mėse e vėrtetė. Nga maja e piramidės e deri tek fundi i saj. Tė gjithė nė shėrbim tė interesit. Prandaj ėshtė e udhės qė tė ndahet pėrfundimisht karriera politike nga karrierat e tjera. Inkompetentėt partiakė ėshtė e udhės tė

dorėhiqen, duke i bėrė nder vetes dhe shoqėrisė, dhe tė shkojnė aty ku inkompetenca dhe paaftėsia i pranon, nė parti. Shtrohet pyetja: a do tė jetė e tensionuar situata kėtė vjeshtė nė arsim?

Kėtė vit Ministria duhet tė verė pikat mbi i, duke i larguar pėrfundimisht nga postet e pamerituara shėrbėtorėt e keq tė shtetit.
korcanews163001.jpg
Arkiva
Rreth Nesh
Shitje
Faqja Roze
Kafja e Intelektualeve
Editorial
Intervista
Reportazhe
Histori
Portrete
Foto e Javes
Dhoma e Lajmeve