Ndue Ukaj
SHTETI NUK ĖSHTĖ KOMBI
-A janė kosovarėt sui generis, njė popull qė me shekuj kanė jetuar pa shtet, edhe pa identitet kulturor, etnik
e civilizues?-
Nga Ndue Ukaj
Qė nė fillimet e krijimit tė shtetit shqiptar, e sidomos nė vitet e 30-ta, nė Shqipėri ekzistonte njė debat pėr atė se ēfarė ėshtė shteti e ēfarė kombi. Krist Maloku, njė erudit i pashembullt, nė esenė e tij "Shteti apor Kombi" tėrheq paralelet mes shtetit dhe kombit dhe pohon, me argumente tė sofistikuara, se "Shteti nuk ėshtė kombi". Mendimi i Malokut nuk do koment. Ai duhet tė lexohet dhe studiohet, sepse ndihmon nė mėnjanimin e njė apori mendimesh tė artikuluara mbrapsht pėr idenė e kombit kosovar. Derisa po pėrcjellja njė sėrė tekstesh pėr "identitetin kosovar" paralelisht lexoja Martin Camajn dhe prozėn e tij "Dranja", njė rrėfim brilant me simbole tė shumta dhe tė realizuara me mjeshtėri. Menjėherė mendja me shkoi tek biografia e Martinit. Ai i pėrket qarkut kulturor dhe letrar tė Shkodrės, por nė ikje nga diktatura, librin e parė me poezi e botoj nė Kosovė. Nė tė vėrtet, pėrmbledhja me poezi "Njė fyell ndėr male" 1953, shėnjon fillimin e kultivimit tė letėrsisė shqipe nė Kosovė, duke mbet libri i parė letrar i botuar nė Kosovė. Mendova me vete, nėse ky argument domethėnė diēka pėr trumbetuesit e identitetit kosovar?, pasi qė, ėshtė pikėrisht kultura e shkrimit ajo qė ėshtė boshti, esenca e njė identiteti. Pavarėsimi i Kosovės, e sidomos ligji pėr festat zyrtare tė Kosovės hapėn sėrish debatin e ashpėr pėr atė nėse Kosova duhet tė krijoj njė identitetit tė ri, i cili, sipas kėtyre projektuesve, pa asnjė argument tė arsyeshėm, do tė duhej tė quhej kombi kosovar. Shikuar nė gjitha pikėpamjet teorike e historike pėr kombin, jo qė nuk ekziston ideja komb kosovar, por ajo ėshtė njė ndėr shpikjet imagjinare mė tė marra. Nė fakt, ata qė trumbetojnė pėr kėtė ide as qė kuptojnė nė esencė se ēfarė ėshtė kombi nė kuptimin semantik tė fjalės. Kombi nuk ėshtė produkt i teorive abstrakte, i dėshirave tė grupeve tė vogla, por ėshtė njė ndjesi qė rrjedh ndėr shekuj, apo sikur shkruante Krist Maloku kombi"buron nga fshehtėsinat e qindramijra vjeteve qė gjallon mbas ligjeve krejtėsisht tė veta". Janė kėto ligje qė e bėjnė atė krejtėsisht tė veēantė, komb. E, kėto ligjėsi nuk mund tė ndryshohen nė rastin e Kosovės. Kemi shembuj tė shumtė kur identitetet, kryesisht politike konfigurohen, por pa cenuar substancėn nacionale. Shembull pėr kėtė paraqet globalizimin, e veēanėrisht Unionin Europina. Italianėt, francezėt apo suedezėt nuk ndjehen mė pak italian, francez a suedez, sot, edhe pse ata politikisht i pėrkasin njė konfigurimi tė ri politikė, identitetit politikė europian, i cili ndikon mbi jetėn e tyre nė gjitha nivelet dhe atė nė pėrmasa reale. Madje edhe nė sferat delikate, nė kulturė dhe nė stilin e tyre tė jetės. Ky shpjegim ka logjikėn e vet tė natyrshme edhe nė konfigurimin e ri politikė qė ka marr Kosova pas shpalljes sė Pavarėsisė. De fakto dhe de juro Kosova tanimė i pėrket njė koncepti tė ri politik, por kjo farė nuk pėrkon me tendencat naive tė disa individėve pėr identitet kosovar, sepse ai nuk ekziston, nuk ka ekzistuar asnjėherė dhe nuk ka asnjėlloj trashėgimie reale, pėrpos perceptimeve imagjinare. Ēdo tendencė lidhur me kėtė ēėshtje qėndron larg realitetit, jo vetėm pėr arsye etnonacionale specifike, por, mbi tė gjitha, pėr shkak tė kulturės, historisė qė kanė ekzistuar dhe ekzistojnė edhe sot nė plotėni. Sė kėndejmi as identiteti politik i Kosovės, ky identiteti shtetėror mė tė cilin ėshtė veshur Kosova nuk e bėn njė "kosovar" mė pak tė ndjehet shqiptar, pėrkundrazi ai memrorin e ka plotėsisht shqiptare, ėshtė angazhuar tėrė jetėn e tij pėr kėtė identitet dhe ai nuk mund tė ndryshohet sipas njė lėvizje tė caktuar e pėr interesa tė ngushta. Shteti kosovar, i cili po merr konturat reale, nė mendimin politik karakterizohet si rast sui generis. Vetėm kėshtu bota demokratike arriti ta pranoj dhe sendėrtoj pavarėsinė e Kosovės. Nėse nė kuptimin politikė qenka i kėtillė, atėherė ēfarė ėshtė ky popull qė ndėrton kėtė shtet nė kuptimin kulturor, civilizues, asaj qė sot e njohim me emrin identitet. A janė kosovarėt sui generis, njė popull qė me shekuj kanė jetuar pa shtet, edhe pa identitet kulturor, etnik e civilizues? Kjo pyetje, nė kuptimin praktikė dhe teorik tregon pėr naivitetin e idesė sė kombit kosovar. Ai nuk ekziston dhe ka njė pėrgjigje tė thjeshtė:shqiptarėt e Kosovės kanė identitetit tė zhvilluar nėpėr kohė me ngritje dhe rėnie nė kuadėr tė asaj qė sot e njohim, pa asnjė dyshim identitet shqiptar. Pretendimet tjera, ēfarėdo qofshin pėr tė krijuar identitet tė ri, nė kontekstin e shtetit kosovar janė orientime tė gabuara nė start dhe atė pėr njėmijė e njėqind arsye, tė cilat, madje i dinė fare mirė edhe trumbetuesit mė tė pasionuar tė kėsaj ideje, por qė janė preh e ideve lokaliste dhe inferioritetit kulturor.