politike apo ideologjike, ashtu siē e pati shtruar dikur Viktor Shkllovskij konceptin e tėhuajėsimit (otstranjenjie). ). Kjo ėshtė
po aq e qartė, siē ėshtė i qartė dhe pohimi se historia e letėrsisė nuk ėshtė njė tufė dokumentesh tė thata fosile pėr ti varur nė
muret e muzeve epokalė. Natyrisht qė letėrsia e periudhės sė socializmit, siē e pohon dhe Dritėroi, ka politizime tė skajshme. I gjithė
problemi qėndron se kjo letėrsi e importuar nga modelet sovjetė, e alienuar nė njė realitet qė nxiste perversion psikologjik dhe shpirtėror,
nuk ka patur asnjėherė lidhje me zhvillimet procesuale tė kodit artistik tė letėrsisė shqipe parashkrimore dhe shkrimore. Letėrsia
socrealiste e prodhuar nėn imitacionin e huaj, nuk ka patur as identitet, as gjuhė, as logjikė tė shėndoshė njerėzore dhe ajo duhet
parė si njė krim i organizuar terrorist mbi njeriun nė pėrgjithėsi.
Nga Agron TUFA
Ka njė enigmė tė pashpjegueshme nė faktin
se si nisen gazetarėt tanė dhe forumet e informimit masiv tė kėrkojnė tė vėrtetėn. Kjo ėshtė e njėvlershme si me rastin kur ujku e
ka ngrėnė qengjin dhe ne, pėr tė dėshmuar asnjanėsinė e krimit, dėgjojmė dhe i referohemi hollėsisht vetėm dėshmisė sė ujkut, si instancė
e paluajtshme e tė vėrtetės sė fundit.
Por unė jam shkrimtar dhe, nė pajtim me njeriun e paqtė tė Volterit, qė kujdeset pėr Kopshtin
e vet, dėshiroj ti kthehem punės konkrete: nėse ky kopsht nuk harret nga flora gjembaēe, degradon nė xhungėl reptilėsh e zvarranikėsh
helmatisės. E kam fjalėn pėr idetė qė hidhen nė letėrsinė shqipe, tė cilėn, njė Zot e di, e dua po kaq thellėsisht e po kaq
dhembshur, sa edhe Dritėro Agolli e ēdokush tjetėr mėtues i letrave. Prandaj, duke marrė shkas nga intervista e Agollit nė Panorama
(08.09.2008) dhe pikėrisht nė pjesėn e titulluar Historia e Letėrsisė tė pasurohet, jo tė rishkruhet, e ndjej organikisht tė nevojshme
ta rimarr ēėshtjen e shtruar, sepse nyja e problemit ka njė natyrė jo vetėm shkencore, por edhe thellėsisht morale e etike pėr njė
shkrimtar me ndjenjė tė esėllt realiteti. Shqetėsimi se edhe pas 18 vitesh pas rėnies sė komunizmit ne jemi ndoshta kultura e vetme
nė botė (evropiane dhe aziatike) qė nuk kemi njė Histori tė Letėrsisė, pėrbėn njė tė vėrtetė tė madhe, sikletosėse, e cila e bėn tė
pamundur trajtimin shkencor dhe njohjen e letėrsisė shqipe nė shkolla, institute studimore, fakultete e mė gjerė, nė mbarė lexuesin
e gjuhės shqipe. Ēėshtja qė kam shtruar unė edhe mė parė nė shtyp ka tė bėjė me nevojėn urgjente pėr rishkrimin e Historisė sė Letėrsisė
shqipe. Ēėshtja qė shtron Dritėro Agolli ka tė bėjė me mbrojtjen e Historisė ekzistuese tė Letėrsisė shqipe, duke e pasuruar atė.
Pra, thelbi i tezave tona reduktohet nė dy terma: rishkrim dhe pasurim. Mendoj se ia vlen tė ndalemi nė peshėn e secilės domethėnie
nė kontekstin e shqetėsimit qė ka pėrfshirė njė nga diskurset mė tė rėndėsishme tė kulturės sonė dhe testit pėr tu ndarė me trashėgiminė
e rėndė tė komunizmit.
* * *
Dritėro Agolli thekson nė mbrojtje tė argumentit tė vet, se Historia e Letėrsisė shqipe mund tė pasurohet,
por jo tė rishkruhet nga e para, sepse ska sesi tė rishkruhet nga e para pa u bazuar, diku do bazohesh. Pėrse vallė, pyes, nuk
ka sesi tė rishkruhet? Sepse qenka shkruar?!