"Ne duhet tė bashkėpunojmė ngushtė dhe assesi nuk duhet tė tolerojmė sharje e akuza e hedhje tė gurėve ndaj partnerėve tanė, qofshin
tė Bashkimit Evropian, qofshin tė NATO-s apo tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Ndoshta gjithashtu individė tė caktuar tė dėshtuar
nė politikė dhe tė dėshtuar nė sferat tjera pa ndikim nė shoqėrinė kosovare, kanė pritur qė institucionet e Kosovės t'i thonė po gjashtėpikėshit
edhe mund tė jenė tė frustruar, por ky ėshtė qėndrimi shtetėror dhe gjithė popullor", deklaroi kryeministri ynė.
Nė anėn tjetėr,
ndaj 6 pikave dhe vendosjes sė EULEX-it, shumė media dikur mė tė ashpra nė reagimet e tyre, tani ia kanė nisė tė zbuten. Nė disa sosh,
asisoji analistėsh politikė qė nė mėnyrė direkt apo indirekte kaherė e kanė hėngėr nga qeveria, veē kanė filluar ngapak ti
qėndisin ndryshe qėndrimet e tyre tė mėparshme. Patjetėr qė nė tė ardhmen, kėta (b)analist, nė shkrimet e tyre publicistike pro politikave
aktuale, me pėrplot citime filozofike, edhe mė shumė do tė jenė tė frytshėm dhe atraktivė nė sytė e popullit tė hutuar kureshtarė
si lexues. Ata tė sigurt do tė veprojnė kėshtu, sepse mė sė miri e dinė se te ne nuk lexohen fare gazetat e vjetra.
Sa i pėrket
shoqėrisė civile dhe atyre 20 OJQ ve qė ishin bashkorganizatore tė dy protestave tė fundit gjithėpopullore kundėr 6-pikave tė Ban
Ki Moon-it, kjo bashkėsi e tyre, qė sot reflektoi fuqi, patjetėr dikur do tė pėrēahet.
Menjėherė, pėr dallim nga protesta
e parė e19 nėntorit, nė kėtė tė dytėn, disa OJQ, qė edhe mė parė dihen se janė tė afėrta me perėndimorėt dhe me strukturat qeveritare
nė pushtet, sikur nuk u vėrejtėn si aq aktive aty.
E njėjta gjė do tė ndodhė edhe me pjesėn tjetėr tė tyre: Mė vonė, posa tė
rehatohet EULEX-si dhe tė fillonjė ta hapė qesen e vet pėr financimin e programeve tė vlefshme dhe atraktive shoqėrore, atėherė,
edhe mjaftė OJQ-tė tjera, sikur ato alla pėr demokraci, luftimin e SIDA-s... e ku ta di se pėr ēfarė mbrojtje tė tė drejtave tjera
nė shoqėri, qė si duket, kohėn e fundit kanė mbet pa pare (lexo: donacione tė huaja), patjetėr dikur do ti nėnshtrohen kėshillave
tė nėnės ( edhe tė babės, kuptohet)...
Por, me hesap, ēdo familje nė shtėpinė e vet e ka njė fėmijė tė papėrmirėsueshėm, e ky fėmijė te ne nė Kosovė, edhe mė tej do tė jetė lėvizja VETĖVENDOSJE. Ajo e cila deri mė tani si e vetmja nė kėtė shoqėri,
ėshtė dėshmuar se kurrė nuk mund tė shitet e as tė mashtrohet lehtė, e mė sė paku me disa sheqerka tė larme.
Me sa duket,
nė tė ardhmen, edhe baba edhe nėna do ta kenė mjaftė vėshtirė me ta...?!
Adnan Abrashi
O, EULEX, OJ NĖNA JONĖ...!
Nga Adnan Abrashi
Si njėra prej veseve tejet tė shprehura tė mentalitetit tonė shqiptar, pa dyshim
ėshtė bindja e rrėnjosur e krenarisė mashkullore nė ne; apo, thėnė ndryshe, gjatė ēfarėdo vendimmarrjeje, patjetėr ardhja nė shprehje
e fjalės autoritare mashkullore e burrit. Apriori, gati nė ēdo familje tonėn, besa edhe nė ato ku brendapėrbrenda familjes, raportet
e ndėrsjella janė paksa mė tė moderuara, ende dominon ajo bindje se duhet tė bėhet gjithmonė ashtu sikur thotė baba, apo, thjeshtė,
nė atė shtėpi duhet tė ndihet vetėm zėri i burrit (burrit me dy r, kuptohet). E, si duket, realiteti nė prapavijė ėshtė krejtėsisht
ndryshe. Edhe pse, mė sė shumti thuaja se ndihet fjala e burrit nė ndonjė vendimmarrje, nga ana tjetėr e problemit, na del e kundėrta:
gjithmonė nė fund ėshtė vepruar ashtu siē ka thėnė dhe kėrkuar gruaja.
Zakonisht, nė kėto situata, burri nė shikim tė parė, e
ka kėnaqur krenarinė e vet qė ti dėgjohet zėri i tij, e nė anėn tjetėr, pas heshtjes sė kėsaj shamate, gjithmonė ka pėrfunduar ashtu
siē ka kėrkuar gruaja.
E pabesueshme mbase, por e vėrtetė! Nėse ndonjė skeptik nuk i beson kėsaj teze, shumė lehtė mund ta krahasojė
atė si shembull edhe nė familjen e vet: le ta marrė njė rast tė vetin kur nė ndonjė situatė ka kundėrshtuar ashpėr si burrė, dhe fjala
e kujt ka dalė si e realizuar nė fund?
Njė analogji me kėtė metaforė, e kemi edhe me aferėn e burrėrisė sonė tė fundit me refuzimin
e 6-pikave tė Ban Ki Moon-it. Aty burrat e shtėpisė sonė reaguan ashpėr dhe tė vendosur, besa edhe me britmė dhe emocione duke thėnė
JO-nė e fortė. Me kėtė reagim tė tyre mashkullor, mė nė fund publikisht u pa se kush kollitet nė kėtė shtėpi. BABA, dihet!
Fėmijėt na bėnė pak potere, por kryesorja nėna heshti dhe e kuptoi se kush ėshtė zot shtėpie kėtu..
A thua, si do
tė na dalė fundi i kėsaj pune?
Posa tė harrohet pak ky pluhur qė u qua panevojshėm nga ana e fėmijėve tė rebeluar, patjetėr,
si gjithmonė, nė prapavijė do tė bėhet ashtu sikurse ka thėnė nėna, ndėrsa publikisht do tė duket ashtu qysh ka thonė me kėmbėngulje
baba?!
Nuk ka dyshim! Kurrė dhe si do tė shtrihet nė tėrė territorin e Kosovės EULEX-i? E, me ēfarė kushte dhe konditash do
tė veprojė ai, pakkujt do ti interesojė kjo punė mė vonė. Sepse, si gjithmonė, nė kėto raste ujku do tė jetė i ngopur, e delet nė
numėr!
Posa tė fillojė tė vendoset EULEX-i nė Kosovė, mė pas, na pret njė etapė tjetėr edhe mė strategjike: e punės pedagogjike
brendapėrbrenda familjes. Urgjentisht, si prioritet, do tė fillohet me edukimin e fėmijėve tanė tė padėgjueshėm, tė cilėt, kohėn e
fundit, si shpesh po ngrehin kokė kundėr vendimeve tėbabės.
Sė pari, baba publikisht do ti denoncojė ata, nga njėra
anė, e nga ana tjetėr, me metoda tanimė tė sprovuara dhe prapa kulisave, heshtur do tė punojė me media dhe me analistėt politikė,
tė cilėt nė tė ardhmen, me shkrimet e tyre analitike do tė kontribuojnė pėr krijimin e njė klime tė re nė Kosovė - klime EULEKSIANE.
Nė kėtė punė, nėna edhe mė tej veē do tė heshtė dhe nė qetėsi do ta bėjė punėn e vet. Ajo, e sigurt nė vete se gjithmonė nė fund
do tė bėhet sipas fjalės sė saj, nga buxheti i saj vetjak do tė praktikojė tu japė fėmijėve ndonjė para, me kusht qė ta dėgjojnė
babėn nė tė ardhmen...
Dhe... kjo strategji e veprimit, sikur ia ka nisur!
Nuk do te lejoje te shahet EULEX.-i..., kėshtu
u shpreh kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, nė mbledhjen e rregullt tė qeverisė, e cila u mbajt kėto ditė, duke akuzuar kėshtu
organizatorėt e protestave tė kaluara dhe disa nga krerėt e partive opozitare dhe tė shoqėrisė civile, qė, sipas tij, me deklarata
e tyre rreth vendosjes sė ERULEX-it po prishin imazhin e Kosovės para bashkėsisė ndėrkombėtare.