Portrete
Faqja Kryesore
K A P E D A N I I K A C A K E V E
Nga Apostol Bitraku

Lėvizja e kacakėve ose e kapedanėve,sic i quante populli, ka qėnė formė e herėshme e luftės sė popullit tonė ndaj pushtuesve turq e veglave tė tij, feudalėve vendas. Ajo ka egzistuar vazhdimisht nė tė gjitha krahinat si shprehje e protestės sociale, individuale ndaj shtypjes , arbitraritetit e padrejtėsive shoqėrore. Nė zonėn e Oparit, Gorės, Vithkuqit e Kolonjės, nė shek. XIX , numėroheshin mbi 18 ceta kacakėsh me kapedanėt e tyre.E njohur ishte sidomos ceta e Shahin Matrakut nė Opar.

Pėr Shahin Matrakun dhe shokėt e tij, kemi pak tė dhėna tė shkruara, njė tablo tė piktorit Spiro Xega(tablo me te cilen kemi ilustruar kete shkrim), nga Lavdari i Oparit, nje nga punimet mė tė bukura tė pikturės sonė tė traditės dhe tani kohėt e fundit kujtimet e Gj. Qiriazit pėr Shahin Matrakun nėpėrmjet librit “ Pengu i kacakėve “.Po burimi mė i madh pėr jetėn dhe veprimtarinė e tij, padyshim, janė kėngėt e shumta popullore si dhe tregimet e legjendat qė janė thurur pėr tė e qė jetojnė ende tė gjalla nė kujtesėn e popullit. Shahini lindi rreth viteve 30 tė shek. XIX nė fshatin Popcisht tė Oparit.Jeta e tij, si e gjithė kacakėve , ishte e rėndė, e vėshtirė, tragjike. Vite tė tėra, me qefin mbi kokė, mė shumė pa gjumė se me gjumė, ku ngrėnė e ku pa ngrėnė, staneve, grykave e kasolleve tė Oparit, Gorės, Vithkuqit , dimėr dhe verė.

Sipas tė dhėnave gojore dhe nga ato qė na tregon Gjerasim Qiriazi nė “Pengu i kacakėve “ , ai doli kacak nga varfėria e madhe dhe urrejtja ndaj nėpunėsve qeveritarė. Ca gjėra qė u kish lėnė i jati, u shkuan pėr tė larė borxhet. Gjithashtu ai refuzoi tė shkonte nizam e tė linte eshtrat nė shkretėtirat e Arabisė. Qė kur ishte i ri u burgos nė Korcė bashkė me tė vėllanė. Nė pėrpjekje pėr tu arratisur nga burgu, i vėllai mbeti i vrarė nė vend, ndėrsa Shahini u plagos rėndė nė krahun e djathtė. Vuajti shumė nga ajo plagė. U dėrgua nė burgun e Manastirit ku kreu dėnimin 5 vjet dha pastaj u lirua.

Prej kėtij momenti, pėr tė shpėtuar nga kusuret e tjera, bėri njė vulė e doli kacak, u hodh nė arrati. Nė fillim vetėm, pastaj edhe me shokė tė tjerė. Herė herė ceta e tij arrinte nė 20 – 25 vetė.Forcėn kryesore tė saj e pėrbėnin fshatarė tė varfėr , si dhe ai, qė kishin tė njėjtin hall. Kishte fshatarė nga Popcishti, Llėnga, Skrapari, Bozhigradi e tj.Tė pėrhershėm ishin nė cetė edhe nipėrit e tij Kajua e Haxhiu nga Gora, si dhe Bazi e Hodoja nga Gribeci.Aty bėnin pjesė edhe Nuriu me tė vėllanė, Tahirin, nga Bozhigradi, Saliu nga Popcishti, Rushani nga Gora, Kajmaku e Ahmeti nga Panariti, Lakja nga Skrapari, Tuni, Narti e Rapi Kokoneshi nga Llėnga e tj.
Pėr kapedan Shahinin thonė se ndihmonte tė varfėrit, merrte atje ku kishte dhe jepte atje ku s’kishte. Plot raste tregojnė se nė Osojė, Popcisht, Marian e gjetkė, kapedani ka ndihmuar me tė holla pėr tu martuar disa vajza jetime. Dhjetė napolona i dha njė gruaje nė Pėrrua te Thellė dhe e ktheu nga rruga megjithė qetė e parmendės qė do ti shiste nė pazar pėr tė martuar cupėn. Nė raste tė tjera u dėrgonte tyxharėve tė Korcės e Voskopojės qė ti jepnin guna e opinga, tė cilat i ndante tek ata qė ishin dorėhollė, diku ndihmonte pėr tė blerė njė arė, diku pėr tė blerė bagėti.

Ata qė nuk paguanin taksa dhe tė dhjetat, qė u kundėrshtonin njerėzve tė administratės turke, qė protestonin ndaj padrejtėsive, mbrojtes e mbėshtetje kishin cetėn e kapedan Shahin Matrakut qė ishte bėrė tmerr pėr njerėzit e qeverisė dhe parėsisė, pėr taksidarėt e dhjetarėt, pėr ata qė ripnin e grabitnin popullin. Bazė dhe jatak pėr cetėn ishte bėrė tėrė Opari qė e mbante me bukė e xhepane. Nėpėr vite, nė kėngėt dhe tregimet e ndryshme , si miq tė kacakėve qė i ndihmonin dhe i informonin pėr pritat e lėvizjet e koshadheve , vec atyre tė Popcishtit , zihen nė gojė edhe familja e Zogė Mukellit nė Gjinikas, e Menkshit nė Kucakė, e Zholit nė Dushar, prifti i Osojės, Til Sofroni nga Punėmira, Spiro Katro nga Lavdari, Mustafa Shukulli nga Gjonbabasi, manastiri i shen Prodhomit nė Voskopojė. Bile atje nė shėn Prodhom ishte njė dhomė qė i thoshin oda e kapedanit. Veprimtaria e cetės shtrihej nė Opar, Gorė, Mokėr, Shpat, nė fushė tė Korcės e deri nė Prespė e Ohėr.

Pėr veprimtarinė e cetės sė kėtij kapedani, duhet tė pėrmėndim edhe njė fakt tjetėr shumė interesant, takimin e Shahin Matrakut me Gjerasim Qiriazin. Shahini e rrėmbeu Gjerasimin afėr Qafės sė Zvezdės , kur ai po vinte nė Korcė pėr tė hapur shkollėn shqipe.Ai e mori peng atė pėr njė shumė parash se i kishin thėnė qė ishte milioner englez. Gjerasimi kaloi me kacakėt 6 muaj tė vėshtirė nė dimrin e viteve 1884 – 1885 nė malet e Gorės dhe tė Oparit. Nuk la fshat pa shkelur nė Shipskė, Osojė, Karbanjos, Gjinikas, Popcisht, Kucakė e tj. Herė ditėn, po mė shumė natėn. Nėpėr dėborė e tė ftohtė dhe nė disa raste edhe me sy tė lidhur. Kėmbėt i ishin enjtur dhe ecte me vėshtirėsi. Kur ishte dėborė shkonin nė njė hap. Kacakėt ndiqėshin kėmba kėmbės nga koshadhet turke, ndaj donin tė humbisnin gjurmėt. Rrinin njė natė ose dy nė njė fshat, nė njė plevicė ose nė njė shpellė, pastaj ngriheshin e iknin nė njė vend tjetėr. Bukė hanin kur gjenin. Kur vajtėn nė njė familje dorėhollė, Gjerasimi e dėgjoi me veshėt e tij njė kacak kur i tha tė zotit tė shtėpisė: - Na jepni atė qė u ka dhėnė zoti. Edhe bukė thatė sikur tė na epni, do tua dimė pėr nder se nuk na e kini borxh.

Por Gjerasimi atė dimėr pati edhe replika me kacakėt. Kur ky u thoshte tė mos vidhnin, ata i pėrgjigjeshin se edhe ju zotėrinjtė e qyteteve, afendikonj, zyrtarė, bejlerė, agallarė, vidhni mė shumė se ne. Na lini nė varfėri, pa shkolla, na kėrkoni taksa. C’kini bėrė ju pėr ne? Asgjė! Vetėm na ripni lėkurėn. Pas tėrė kėtyre vėshtirėsive e tė kėqiave qė hoqi Gjerasimi, mė nė fund erdhėn paratė e kėrkuara nga familja e tij. Nikolla Zarce, hanxhiu i Ohrit , si kallauz qė ishte, solli nė Llėngė 300 lira turke dhe 400 i mbajti pėr vete. Kėshtu u lirua Gjerasimi, po sa jetoi, nuk i harroi plagėt qė mori.

Ai njohu nga afėr kacakėt dhe kapedanin e tyre, jetėn e egėr, tė ashpėr, tė vėshtirė e tė pasigurtė qė kalonin ata. Po njohu edhe anėn tjetėr, shpirtin e tyre, hallet dhe fukarallėkun qė i kishte detyruar tė delnin me dyfeg nė dorė maleve e grykave e tė bėnin jetė qeni.Nga bisedat qė bėnin me Gjerasim Qiriazin, disave prej kacakėve u hyri dashuria pėr mėsimin e gjuhės shqipe. Njė dėshmitar i kohės tregon nė kujtimet e tij se disa kacakė lexonin shqip dhe mbanin abetare nė torbat e bukės.Mė mirė lexonte Hodoja dhe Haxhiu. Abetaret ua jepte dervish Meleqi dhe mė vonė Fari Frasheri, qė ishte pėr njė kohė mydir i Oparit.Kjo tregon se edhe kacakėt qė dukeshin njerėz tė egėr e tė ashpėr , kishin edhe ata botėn e tyre , edhe ata donin tė mėsonin e tė pėrparonin si tė tjerėt qė i kishin kėto mundėsi.
korcanews138001.jpg
Arkiva
Rreth Nesh
Shitje
Faqja Roze
Kafja e Intelektualeve
Editorial
Intervista
Reportazhe
Histori
Portrete
Foto e Javes
Dhoma e Lajmeve
<< Faqja E Kaluar
Fajqa Tjetėr >>