Portrete
Faqja Kryesore
Kristo Kono,guri i themelit per operen shqiptare

Kristo Kono u lind ne Korēee mė 22 janar 1907. Qė i vogėl bie nė kontakt me muzikėn dhe me shoqėritė kulturore tė qytetit. Ishin pikėrisht kėto shoqėri ku Kristo Kono mori njohuritė e para muzikore dhe i pėrforcuan dėshirėn dhe pasionin pėr muzikėn. Fare i ri mori pjesė nė bandėn muzikore tė qytetit,ku mėsoi ti binte klarinetės.

Krimtarinė e tij muzikore e filloi qysh nė vitet ‘20 me kėngė e pjesė tė vogla instrumentale. Nė vitin 1927 Kono shkon pėr studime nė Itali, ku studjoi pėr drejtues orkestre. Gjatė kohės sė studimeve nė Itali 1927-1932,u pajis mė elementet thelbėsorė tė kompozicionit,si edhe shkruan kėngėt e para,mbėshtetur nė frymėn popullore tė kėngės qytetare korēare. Me tu kthyer nė atdhe Kristoja, qė nė kontaktin e parė me publikun korēar,ku ai u paraqit si kompozitor,nė njė koncert tė shoqėrisė kulturore “Skėnderbeu”,nė shtator 1932,fitoi admirimin e publikut dhe shumė shpejt u bė i njohur me krijimtarinė e tij.Emėrohet mėsues muzike nė liceun e Korēės, ku pėrveē anės pedagogjike, Kristo Kono pėrgatiti edhe grupin artistik tė liceut. Nė tė njtėn kohė nisi punėn me korin e mirėnjohur artistik”Lira”,si edhe mori nė dorė bandėn e qytetit. Njė aspekt tjetėr i punės sė Konos ishte mbledhja dhe pėrpunimi pėr kor i shumė kėngėve popullore,duke iu dhėnė atyre cilėsi dhe vlera tė reja kombėtare. Frut i studimeve dhe hulumtimit mbi motivet popullore ka qėnė edhe kompozimi prej tij i dy rapsodive korale.

Pushtimi fashist solli shkatėrrimin e vlerave kulturore dhe shpėrbėrjen e shumė shoqėrive kulturore korēare,pėr rrjedhojė edhe krijimtaria e Konos ėshtė mė e pakėt. Gjatė kėsaj kohe vlen tė pėrmendet kompozimi i “Rapsodisė shqiptare nr.1” ,qė u egzekutua me sukses tė madh nė Tiranė mė 28 Nėntor 1942. Pas ēlirimit tė vendit veprimtaria krijuese artistike e Konos njohu pėrmasa tė reja,muzika e tij u egzekutua nga orkestra e ansamble profesioniste,u transmetua nga radio,u inēizua nėpėr pllaka e u botua nėpėr libra. I frutshėm ka qėnė bashkėpunimi i Konos me kėngėtaren e mirėnjohur Tefta Tashko Koēo e cila nga krijimtaria e Konos interpretoi me shumė sukses kėngėt; “Kur mė vjen buri nga stani”,”Fol e qesh moj sylarushe”,”Fryn veriu nė mal tė thatė”etj
Nė 20 vjet krijimtari 1945-1965,pėrfshihen njė numėr i madh krijimesh,me njė llojshmėri tė madhe gjinish. Ajo qė e bėri tė njohur ishte kompozimi i veprave tė mėdha vokale-instrumentale,tė pėrmasave tė mėdha;poemat,kantatat. Ato ishin nga tė parat nė llojin e tyre,nga mė tė njohurat pėrmendim ;poemat vokale-instrumetale “Borova”, ”Labėria”, kantata “Malli pėr atdhe”. Nė veprat koncertale-instrumentale pėrmendim “Fantazi shqiptare”,”Valle shqiptare” ,fantazia “Mezhgorani”,poema pėr orkestėr “Bredhat e Drenovės”etj. Kristo Kono shkroi shumė pjesė instrumentale tė formacioneve tė ndryshme,qė nga suita pėr orkestėr,pjesė pėr ansambėl, flaut, oboe, violinė, piano, klarinetė etj. Ka meritėn se kompozoi operetėn “Agimi”nė vitin 1954,e cila i hapi rrugėn zhvillimit tė opėrės nė vendin tonė. Pas kėsaj kompozoi edhe dy opereta tė tjera”Sėbashku jeta ėshtė e bukur” 1957 dhe “Brigadjerja” mė 1968. Kryevepra e Kristo Konos ishte opera “Lulja e kujtimit’ nė nėntor 1961,e cila u dha disa herė edhe nė skenėn e Teatrit tė Operas dhe Baletit.

Nė vitin 1961 Kristo Konos iu dha titulli “Artist i popullit”.
Kono mbylli sytė nė Korēė mė 22 janar 1991.

Nonda Kajno
korcanews132002.jpg
Arkiva
Rreth Nesh
Shitje
Faqja Roze
Kafja e Intelektualeve
Editorial
Intervista
Reportazhe
Histori
Portrete
Foto e Javes
Dhoma e Lajmeve
Fajqa Tjetėr >>
<< Faqja E Kaluar