Portrete
Faqja Kryesore
korcanews126002.jpg
Arkiva
Rreth Nesh
Shitje
Faqja Roze
Kafja e Intelektualeve
Editorial
Intervista
Reportazhe
Histori
Portrete
Foto e Javes
Dhoma e Lajmeve
Fajqa Tjetėr >>

MONSINJOR Dr. ZEF OROSHI: I PĖRNDJEKUR PREJ KOMUNISTĖVE, I HARRUAR PREJ POSTKOMUNISTĖVE

 Postuar pėr www.korcanews.com nga Astrit Lulushi, "Zeri i Amerikės" (Voice of America), Washington D.C.

Libri titullohet qartė; ‘”Monsinjor Dr. Zef Oroshi; Njė jetė e shkrirė pėr fe e
atdhe”, botuar kohėt e fundit nė Nju Jork. Me kėtė titull tė drejtpėrdrejtė,
autori Tomė Mrijaj, rreptėsisht u jep lexuesve atė qė u premton, por edhe mė
shumė. Libri pėrmban jo njė jetėshkrim, por shumė tė tilla, sepse jeta e Imzot
Oroshit ėshtė e shkrirė me veprimtarinė e pėrbashkėt tė burrave mė tė mirė tė
kombit shqiptar gjatė shekullit tė kaluar. Dhe kėta i pėrkasin asaj pjese
atdhetarėsh qė ranė e u vranė, u dergjėn e u treten, vdiqėn burgjeve, a morėn
arratinė. Duke kaluar nėpėr duar letėrkėmbimin e pasur dhe shkrime tė shumta tė Imzot Oroshit, autori Mrijaj citon letra tė personaliteteve tė shumta tė botės
shqiptare nė mergim me tė cilėt Dom Oroshi ka patur lidhje. Njė prej tyre ėshtė
At Daniel Gjecaj, (1913 – 2002), qė At Zef Pllumi e pėrmend shpesh nė “Rrno pėr me tregue”, ndėrsa Papa Gjon Pali i dyte e mbante pranė sa herė qė donte tė kėshillohej lidhur me gjendjen e fesė nė Shqipėrinė nėn komunizėm. Nė vitet ’80, megjithėse i sėmurė e nė moshė tė thyer, dimėr a verė, At Gjecaj, njė ish i
arratisur, nisej nga veriu i Italisė drejt jugut ku ndodheshin kampet e tė
ikurve nga vendet komuniste. Dhe kėtė e bėnte sa herė qė mėsonte se kishin
ardhur tė arratisur nga Shqiperia dhe ai u gjendej pranė pėr t’u dhėnė zemėr, e
interesohej pėr mirėqėnien e tyre. Kėtė e bėnte i shtyrė nga bamirėsia. Kjo
ishte plejada ku bėnte pjesė Monsinjor Dr. Zef Oroshi.
Urdhėrin pėr kapjen e tij e kishte lėshuar vete Enver Hoxha, ndėrsa Mehmet Shehu ishte betuar t’a zinte tė gjallė pasi ai vetė donte t’a toturonte, thotė autori Mrijaj, duke cituar burime arkivore e historike. Ditėt e Pashkėve 1951, Dom Zef Oroshi i kaloi nė pyjet e malet e Shqipėrisė verore, ku qėndroi i fshehur, e i mbrojtur nga banorėt e zones, ashtu si njerėzit e Perėndisė nė Dhijatėn e Vjetėr kur Zoti u tha tė fshiheshin derisa tė kalonte zemėrimi i tij. Pas kėsaj zuri fill jeta e tyre e re ashtu si edhe festa e Pashkėve.Gjithashtu, pas kėsaj, mė 1952 dom Zef Oroshi, arratiset. Disa vjet qėndron nė Itali, dhe  mė 1961 mbėrrin nė Shtetet e Bashkuara si imzoti i parė katolik shqiptar nė Amerikė. Kjo e rendit atė mes klerikėve tė tjerė tė mėdhenj shqiptarė nė Hemisferėn Perėndimore pėrkatėsisht; Fan Noli, Baba Rexhepi e Imam Vehbi Ismaili. Me jetėshkrimin e Imzot Zef Oroshit, historiani i diasporės, Mrijaj, ka sjellė njė libėr me vlerė nė fondin ende tė varfėr pėr nga lėvrimi tė historiografisė sė periudhės sė komunizmit. Nė fakt, parė mė thellė, me kėtė libėr, Tomė Mrijaj bėhet historiani i parė qė i hap njė vend ish tė arratisurve, historia e tė cilėve nuk  ėshtė trajtuar si ajo e gjakut tė shprishur. Kjo ndoshta sepse ata kurre nuk janė parė si njerez tė vuajtur, pėr faktin se u vendosėn nė njė vend tė pasur dhe me punėn e tyre tė ndershme pėrparuan. Po ata nuk janė pa plagė, vetėm thellėsia i bėn ato tė padukshme. Ndoshta kjo mund tė jetė njė prej arsyeve pėrse fati i tyre nuk ėshtė vėshtruar nga asnjė ligj post-komunist qė dėmshpėrblen, me tė drejtė,  ish tė burgosurit e tė pėrndjekurit, por nuk pėrmend ose nuk pėrfill ikėsit e detyruar, kėta pagues nė natyrė tė cmimit tė risė.


 

 

 

ZENEL BEQIRAJ APO HISTORIA E SUPERPOTENCĖS  SHQIPTARE

Nga mosha 62  deri nė moshėn 82 vjeēare, Zeneli me gruan, qė e kishte 46 vite mė tė re, lindi dhe riti plot shėndet, 8-tė fėmijė  -

Nga Erget Cenolli

 

“Kur linda unė, babai im ka qėnė 82 vite”. Kėshtu e fillon tregimin Aspirana, punonjėse nė shkollėn 9- vjeēare  ”Sevasti Qirjazi”, qė ndodhet nė qytetin e Korēės. Ndoshta do t’ju duket si diēka e pazakontė, por ėshtė e vėrtetė. Ajo tani ėshtė 49 vite dhe babai e ka lėnė nė moshėn 18 vjeēare. Babai i saj Zenel Beqiraj, kishte lindur nė vitin 1877, nė fshatin Gopesh. Ky fshat ndodhet rreth 50 km nga qyteti i Korēės, nė kufijtė e rretheve Korēė-Gramsh. Ai shtrihet nė njė shpat tė malit Lenie. Nė njėrėn prej shpellave  tė kėtij mali sipas gojėdhėnave vendase, ndodhet varri i Helenes sė  Trojes. Bile te moēmit e kėtyre anėve, thonė se emri i malit tė tyre ėshtė shkurtim i emrit Helena; Lena-Lenie.

 

Aventura nė tokėn e faraonėve.

Ne moshė fare tė re, Zeneli mergoi fillimisht nė Turqi e mė pas nė tokėn e faraonėve, pra nė Egjypt, qė nė atė kohė quhej Misir. Atėhere shumė shqiptarė jetonin e punonin nė atdheun e piramidave. Duket se sundimi i Mehmet Aliut, pashait prej fshatit Zėmblak tė Korēės, qė krijoi shtetin modern Egjyptian, kishte krijuar njė ambjent mikpritės pėr shqiptarėt. Atje Beqiraj fillimisht, ka berė punė nga mė tė rėndatat nė ndėrtim. Por punėn kryesore e pati si pronar i njė tufe devesh. Babai, zotėronte njė tufė tė madhe devesh, rrėfen vajza e tij e vogėl Aspirana. Me karvanin e tij tė deveve ai shėtiste nėpėr piramidat mijėravjeēare turistėt evropianė dhe amerikanė. Mė pas, si u bė i njohur, ai filloi tė ēonte me karvanė pėrmes shkretėtirės sė Saharasė tregėtarėt, tė cilėt nga portet egjyptiane, tregtonin mallrat e tyre nė gjithė vendet arabike dhe ato afrikane. Me fillimin e luftės sė Parė Botėrore, ushtria ndėrhyri nė tufėn e deveve tė Zenelit, duke i pėrdorur ato pėr transportimin e materialeve luftarake. Shumė nga kafshėt u gjymtuan apo u vranė gjatė kėsaj lufte. Pas mbarimit tė Luftės sė Parė, Zeneli u mundua ta rikrijonte kopenė e deveve, por kohėrat kishin ndryshuar.

 

Ish kujdestari i deveve, baba i tetė fėmijėve.

Nė mesin e viteve '30, ai vendos tė kthehet nė atdhe, ku me paratė e mbledhura pėr mė tepėr se 40 vite nė Misir (Egjipt), bleu disa toka dhe shumė bagėti. Ndoshta nė Egjypt mund tė ishte njė dervenxhi i zakonshėm, por nė Gopesh ishte nė rangun e Beut. Si kishte rregulluar nė mėnyrė tė mirė pėr kohėn, gjendjen ekonomike, Zeneli vendos tė martohet. Nė atė kohė ai ishte nė tė 60-tat. Ai kėrkonte njė bashkėshorte qė tė ishte shumė mė e re se vetja. Qėllimi i tij, i vetėm ishte qė lindte sa mė tepėr femijė. Duke pasur parasysh edhe gjendjen ekonomike, miqte i gjetėn njė grua, qė nisur nga mosha, mund tė kishte qėnė edhe mbesa e tij. Kushja, gruaja e Zenelit, kur u martuan ishte pak mė tepėr se 16 vite, nė letėr- njoftimin e saj shkruhej se ajo kishte lindur ne vitin 1920. Sipas Aspiranes, Zeneli bėnte njė jetė tė rregullt, ai jetonte me bulmetin e bagetive te tij, nuk pinte duhan dhe alkol, por ne raste sebepesh rakinė e pinte me opinge. Nuk dihet se me ēfare diete, Zeneli ishte ushqyer nė tokėn e Faraoneve, por ėshtė e njohur bima e quajtur aloe vera. Kjo bimė,qė ėshtė e njohur pėr vetitė e saj kurative e pėrtėritėse, ėshtė pėrdorur edhe nga vetė faraonėt dhe faraoneshat mijėra vite mė parė, ritet me shumicė nė shkretėtirė. Duket se gjatė udhėtimeve tė tij tė gjata nėpėr shkretėtirė, Zeneli do ta ketė konsumuar shumė bimėn ēudibėrėse sepse  pas martese, ai derdhi pa kursim gjithė materjalin e tij gjenetik. Pėr njezet vite me rradhė ēifti Beqiraj ngjizi dhe lindi normalisht, plot tetė femijė. Fėmija i parė i Zenelit dhe Kushes, doli nė dritė nė vitin 1939 dhe ishte djale. Mė pas, per ēdo dy apo tre vjet, ky ēift i pazakontė lindte nga njė fėmijė. Kėshtu vazhdoi deri nė vitin 1959, kur lindi fėmija e fundit, Aspirana. Atėhere Zeneli ishte 82 vite dhe fėmijėn e parė e kishte gėzuar nė moshėn 62 vjeēare. Zenel Beqiraj, rrojti edhe 18 vite pas lindjes sė Aspiranes, emėr qė duket se e kishte fiksuar nė kujtesė qė kur punonte nė Egjipt. Ne kujtesėn e Aspiranės, babai ka mbetur si njė njeri me shtat tė lartė, ai ishte mbi 1 metėr e 80, ndersa bashkeshortja e tij Kushja, nuk ishte me teper se 1 meter e 60-tė.

Kundėrshton kolektivizimin, shpėrngulet nga fshati

Zeneli ishte burrė kokėshkretė. I mėsuar nė mėrgim me rregulla pak a shumė kapitaliste, me kolektivizimin e bujqėsisė, ai nuk pranoi te hynte ne kooperative. Pėr kėtė ai nuk shihej me sy te mirė nga atoritetet partiake tė fshatit dhe lokalitetit. Per tė mos marė dėnime tė rėnda, si kulak apo mė keq pėr t’i shpėtuar burgut politik, ai u detyrua qė nė mesin e viteve '60 tė shpėmgulej nga fshati i tij malor, nė njė prej fshatrave tė Fushės sė Korēės. Ai u vendos sėbashku me familjen nė fshatin Vreshtas. Ky fshat ėshtė ndertuar nė vitet e socializmit nė tokat e ish- kenetės sė Maliqit. Duket se ndryshimi i klimes nuk ndikoi pėr mirė nė shėndetin e Zenelit. I mėsuar nė njė klimė krejt tė pastėr alpine, ajri pak a shumė i ndotur e plot mushkonja i ish-kėnetės i kujtonin mė tepėr shkretėtirat e Egjyptit sesa vendin e tij. Kjo bėri qė shėndeti t’i pėsonte deformime dhe disa vite mė pas, ai u paralizua nga tė dyja kembet. Megjithese i paralizuar, kujton Aspirana, aivazhdonte te pinte raki dhe kendonte me nje ze shume tė bukur nėpėr gezimet familjare.

 

Zenel Beqiraj,vdiq nė vitin 1978 nė moshėn 101-vjeēare.

Erget Cenolli

 

 

<< Faqja E Kaluar