Portrete
Faqja Kryesore
FAMILJA KATRO ( ĒETIRI ) NGA OPARI

Shumė familje tė mėdha, tė vjetra e tė dėgjuara qė banojnė sot nė Korēė, origjinėn fillestare e kanė pasur nga fshatrat e Oparit. Ato fillimisht kanė zbritur nė Voskopojė dhe pastaj, pas prishjeve tė saj disa herė, janė vendosur nė Korēė dhe nė vende tė tjera tė Ballkanit e mė tej. Tė tilla janė familjet qė dhe sot e kėsaj dite mbajnė mbiemrat Ballauri, Fundo, Samara, Strati, Xega, Koēi, Sofroni, Menkshi, Veshi, Denasi e mjaft tė tjera. Njė ndėr kėto familje me emėr, e dėgjuar e me kontribut tė dukshėm nė disa drejtime ėshtė edhe familja Katro.

Tradita popullore emrat e kėtyre familjeve dhe prejardhjen e tyre e lidh shpeshherė me disa dukuri tė jashtme. Familja Ballauri p.sh. mbante kėtė mbiemėr se e kishte shtėpinė nė ballė tė urės. Dhe kėnga popullore thotė:

Kjo e Taqo Ballaurit,
Hedhur cepat e lahurit,
Obobo ē’ma dredhka belė,
Si vaporr kur del nė skelė.

Dhe kjo kėngė nuk ėshtė kėnduar as nė Voskopojė, as nė Korēė, po ėshtė kėnduar nė Opar, gjė qė tregon origjinėn fillestare tė kėsaj familjeje, pastaj ajo u vendos nė Voskopojė e mė vonė nė Korēė. Familja Fundo quhej kėshtu se e kishte shtėpinė nė fund tė fshatit. Familja Koēi Opari ka qėnė familje rrobaqepėsish, terzi, nė Voskopojė ndaj: “Pares kush ja preu fustanė ?/ Koēi Opari me tė vėllanė”. Samara, nė fillim,nė Marian, ishte Samarxhi ndaj... “Nuk e prishim fshanė/ Sa para tė duhen/ Samarxhinjtė i kanė”. Sado tė rastit ose naive tė jenė kėto shpjegime, sipas tregimeve gojore, kėto familje kanė banuar nė fshatrat Marian, Lavdar, Opar, Punėmirė, Kucakė, Dushar, Denas e tj.

Qė kėto familje dhe tė tjera e kanė pasur origjinėn nga fshatrat e Oparit , vėrtetohet edhe me faktin se shumė prej tyre edhe tani, megjithėse kanė kaluar shumė vjet, disa breza qė janė larguar prej andej, mbajnė pėr mbiemėr emrin e fshatit tė tyre, fenomen ky mjaft i pėrhapur kudo. Shumė familje sot nė Korēė apo edhe nė vende tė tjera e kanė mbiemrin Opari, Dushari, Mariani, Denasi, Punėmira e tj.
Pėrsa i pėrket familjes Katro ka disa legjenda e gojėdhėna qė flasin pėr lėvizjet e saj qė prej dy ose tre shekuj mė parė. Njė nga kėto gojėdhėna e ka evidentuar pėr herė tė parė studiuesi i pasionuar dhe i palodhur Theofan Popa nė njė shkrim tė botuar shumė vite mė parė nė njė nga Buletinet e Universitetit Shtetėror tė Tiranės. Kjo legjendė ėshtė ajo qė ka treguar Nikollė Katro nga Lavdari i Oparit, i cili jetoi gjatė dhe ruante shumė kujtime nga paraardhėsit e tij. Nga tė dhėnat gojore del se mė parė familja Katro nga Lavdari, mbiemrin e kishte Strati, Strato. Edhe kjo familje banonte po aty, nė krye tė fshatit ku janė edhe sot gėrmadhat e shtėpisė. Deri vitet e fundit thirreshin Shtėpitė e Stratit, Ara e Stratit, Arra e Stratit e tj. Kėta Stratasit kishin njė tokė tė pėrbashkėt me njė familje tjetėr po nga Lavdari. Siē ndodhte shpesh nė raste tė tilla dhe nė kushtet e asaj kohe, kjo tokė ishte bėrė burim sherri pėr tė dy familjet. Njė ditė sherri arriti kulmin dhe nė zėnie e sipėr njė nga Stratasit vret fshatarin tjetėr duke e lėnė tė shtrirė nė mes tė arės. Prej kėtij momenti, vrasėsi, qė ti shpėtonte ndjekjes nga pushtetarėt turq, se Lavdari ishte qėndėr administrative pėr zonėn, nahije, mori familjen dhe mėrgoi me shpejtėsi nė Grabovė. Nė fshat ra zia dhe u dėnua njė veprim i tillė. Vrasėsi nuk gėzonte respekt se edhe mė parė kishte bėrė sherre e zėnie. Nė njė nga kėto zėnie dikush e kishte goditur, i kishte ēarė buzėt dhe ai dukej si me katėr buzė dhe mjaft antipatik. E ėma e atij qė ishte vrarė, nisur nga kėto rrethana, kur e qante tė birin i thoshte se nuk tė vrau ndonjė mė i mirė, po tė vrau njė buzė katro. Prej kėsaj kohe dhe nė kėto rrethana, familjes Strati ju kthye mbiemri nė Katro.

Pas disa vitesh, Katrot u kthyen nga Grabova dhe u vendosėn pėrsėri nė Lavdar se, sipas ligjit turk tė asaj kohe, pas tre vjetėsh nuk kėrkohej mė llogari pėr vrasjen e kryer. Po edhe pas kėsaj nuk mbaruan shqetėsimet. Kishin kaluar vite, mbase breza. Njė ditė, njė nga Katrot, me emrin Risto, kishte marrė mushkėn dhe po shkonte nė pyll pėr dru. Nė rrugė i doli njė zaptie dhe i kėrkoi mushkėn se do tė vinte nė mulli. Ristoja kundėrshtoi dhe nuk donte t’ia jepte. Zaptia tentoi t’ja merrte me forcė mushkėn, po Ristoja e goditi me sėpatė zaptien dhe e la tė vdekur. Kthehet me vrap nė shtėpi, merr njerėzit e familjes dhe shkojnė pėrsėri nė Grabovė. Aty, pėr tė humbur gjurmėt dhe pėr tu shpėtuar ndjekjeve, e ndėrron mbiemrin nga Katro nė Ēetiri. Siē dihet Ēetiri nė sllavisht do tė thotė - katėr – pra Katro. Pasi kaluan shumė vjet aty, njė pjesė e mirė e kasaj familjeje tė madhe, u kthye pėrsėri nė Opar dhe disa u vendosėn nė Lavdar, disa pas vitesh nė fshatin Opar. Mė vonė ka pasur edhe migrime tė tjera dhe pjestarė tė familjes Katro janė vendosur edhe nė fshatin Osojė. Deri vonė nė kėta fshatra kishte disa familje qė e mbanin mbiemrin Katro. Prindėrit, baballarėt e gjyshėrit e tyre janė varrosur aty. Ndėrsa pjestarė tė tjerė tė kėsaj familjeje qė mbetėn nė Grabovė, vazhduan tė mbanin mbiemrin Ēetiri dhe disa prej tyre u shquan pėr njė kohė tė gjatė si piktorė ikonografė.

Pra nga kėto dhe gojėdhėna tė tjera tė ruajtura deri kohėt e fundit nga pleqtė oparakė dhe grabovarė del se familja Katro ka qėnė nga fshati Lavdar i Oparit, mė parė me mbiemrin Strato dhe se familja Ēetiri, pavarėsisht nga mbiemri sllav, ėshtė po prej kėsaj familjeje dhe po prej kėtij fshati. Kėto familje janė nga i njėjti trung familiar, me kombėsi shqiptare se Lavdari i Oparit ėshtė banuar tej e mbanė me popullsi puro shqiptare.

Familjet me mbiemrin Katro qė banonin nė fshatrat e Oparit, merreshin kryesisht me zejtari. Ata ishin marangozė e zdrukthėtarė tė zotė. Si shumė tė tjerė nė Opar edhe Katrot ishin drugdhėndės tė shquar e punonin nė fshatra te ndryshėm si dhe nė Berat, Vlorė dhe nė Durrės. Ndėrtonin aty jo vetėm shtėpi banimi, po edhe objekte tė tjera si tė ishte rasti duke lėnė gjurmėt e punės sė tyre. Ata kanė ndėrtuar edhe kisha nė vėndin e tyre nė Opar e gjetkė.
korcanews124002.jpg
Arkiva
Rreth Nesh
Shitje
Faqja Roze
Kafja e Intelektualeve
Editorial
Intervista
Reportazhe
Histori
Portrete
Foto e Javes
Dhoma e Lajmeve
Fajqa Tjetėr >>
<< Faqja E Kaluar