Histori
Faqja Kryesore
Fajqa Tjetėr >>
Legjenda e kalit,plagjatura e Kadaresė,ligj dhe morali

Kushdo qė ka lexuar librin “Kėshtjella’ tė Ismail Kadaresė,i ka bėrė pėrshtypje tė veēantė momenti kur turqit zbulojnė tubacionin, qė ēonte ujėt nė kėshtjellė,nėpėrmjet njė kali tė etur pėr ujė(Kapitulli X). Po a ėshtė ky njė krijim i Kadaresė? Duket se jo. Nė krahinėn e Oparit (Korēė) prej qindra vitesh qarkullon legjenda e kėshtjellės sė Tudasit(shih shkrimin me poshte), tė cilėn armiqtė e princit e pushtuan me anė tė zbulimit tė tubacioneve tė ujit nėpėrmjet njė kali tė etur . Ketu na lindin disa pyetje: Nėse Kadare ka shfrytėzuar legjendėn pėr ta bėrė veprėn e tij mė tėrheqėse dhe mė dramatike,a pėrbėn kjo njė shkelje tė ligjit pėr tė “Drejtėn e autorit “apo krijimtaria e quajtur popullore ėshtė mall pa zot!? Nėse pėrbėn shkelje, a duhet dėnuar shkelėsi i ligjit apo kemi tė bėjmė me persona tabu!? Dhe nėse ligji nuk ka fuqi pėr njerz si Kadare dhe te tjerė,si ai,qė gjatė kohės sė komunizmit mund tė futnin duar ngado,a kanė kėta ndonjė fije moral tė refejnė,sa pjesė tė veprės e kanė tė tyren dhe sa tė kopjuar, si rasti nė fjalė?

Erget Cenolli

Legjenda e princ Dudės.

Nga Apostol Bitraku

Nė fshatrat e zonės sė Oparit tė rrethit tė Korcės, janė treguar bres pas brezi disa legjenda e gojėdhėna qė flasin pėr anė tė ndyshme tė jetės sė popullsisė sė kėsaj zone tepėr tė lashtė. Njė ndėr to ėshtė edhe legjenda e princ Dudės. Princ Duda jetonte nė njė kėshtjellė(fotoja ilustruese e shkrimt,paraqet kishėn e Shėn Triadhės dhe prapa saj shkėmbin ku ishte ndėrtuar kėshtjella e princ Dudės), qė ishte ndėrtuar nė Shkėmbin e shėn Triadhės midis fshatrave Lavdar, Tudas dhe Xerje. Kėshtjella, ndėrtuar nė faqe tė shkėmbit, ishte e papushtueshme pėr shkak tė terenit tepėr tė pjerret e te thepisur nė tė dy faqet e tij. Princi u rrethua nga armiku. Dhe rrethimi vazhdoi gjatė. Sulmeve tė herėpasherėshme, princi u bente ballė me trimėri. Kėshtjella ishte e papushtuar. Sa herė afrohej armiku, kėshtjellarėt lėshonin nga lartėsitė gurė tė mėdhenj dhe ata nuk afroheshin dot. Armiku pėrdori tė gjitha mėnyrat, por qėllimit nuk ja arriti dot. Kėshtjella qėndronte atje majė shkėmbit e pamposhtur. Atėhėre armiku, si e pa qė keshtjellėn nuk e merrte dot me luftė tė drejtpėrdrejtė, ndoqi njė rrugė tjetėr, atė tė tradhėtisė. Aty rrotull u gjet njė tradhėtar qė u kallezoi sekretin. Kėshtjella e merrte ujin nga pllajat e Ostrovicės.Uji vinte aty nėpėrmjet tubave prej balte tė pjekur qė ishin mbuluar nė tokė. Po ku kalonte tubacioni? Edhe pėr kėtė spiuni dha disa hollėsi. Atėhere armiqtė e princit morėn njė kalė at ( tė pacjerre, tė pa tredhur ) e ushqyen pėr disa ditė me elb ( ashtu sic ju tha spiuni ) dhe nuk i dhanė ujė.
Pastaj e lėshuan nė teritorin ku mendohej se mund tė kalonte ujėsjellėsi. Kali, nga etja e madhe qė kishte pėr ujė, instiktivisht godoste tokėn me kėmbė dhe ujėsjellėsi ishte pikėrisht atje.Atėhere armiqtė e princit hapėn kanalin dhe prenė ujin.Nė kėshtjellė u krijua njė gjendje tepėr e rėndė. Megjithatė kėshtjellarėt nuk u dorėzuan, po rezistuan me trimėri pėr njė kohė tė gjatė. Dhe kur ishte e pamundur tė rezistonin mė, pėr shkak tė mungesės sė ujit, ndėrmorėn njė sulm tė fundit pėr tė dalė nga kėshtjella. Sulmi ishte i ashpėr, pėr jetė ose vdekje. Armiku ishte i shumtė nė numėr dhe princ Duda dhe disa kėshtjellarė u vranė.Ranė si trimat.

Pas kėsaj princi u varros nė kishėn e shėn Triadhės,qė ėshtė edhe sot, ndėrtuar nė njė qafė nė hyrje tė shkėmbit ku ishte ndėrtuar kėshtjella prej sė cilės ka marrė edhe emrin Shkėmbi i Shėn Triadhės.

Tradhėtari qė kallzoi sekretin e ujit , mbeti njeri i mallkuar dhe i pėrbuzur. Ai dhe familja e tij bres pas brezi nuk bėnė hair, nuk u shtoheshin bagėtia, po mbetėn vetėm me njė dhi.

Legjėnda vazhdon edhe mė tej. Princ Duda ishte martuar me njė vajzė nga njė familje e njohur oparake. Tė dyja familjet kishin miqėsi tė vjetėr me njėra tjetrėn. Nga kjo martesė princi pati tre djem: Gurin, Mujon dhe Gjonin dhe njė vajzė, Marjanėn, tė cilėve u la trashėgim, sa ishte gjallė, Gurrėn, Mujasin, Gjonbabasin ( Gjoni i babajt ) dhe Marianin, fshatra qė edhe sot e kėsaj dite mbajnė kėta emra. Ndėrsa nga pric Duda mori emrin fshati Dudas, sot Tudas, qė ishte mė afėr kėshtjellės.

Disa studiues nė shkrimet e tyre princ Dudėn e lidhin me familjen princėrore tė Muzakėve. Dihet se Muzakėt kishin nė zoterim, vec tė tjerash , edhe Oparin. Dhe Gjon Muzaka nė “Memorien” e tij thotė se Oparin ja kishte lėnė trashėgim djalit tė dytė tė tij, Adrianit. Disa tė tjerė shkojnė edhe mė tej kur pohojnė se princ Duda ėshtė trajtė e shkurtuar , e deformuar e emrit Adrian. Dhe ky Adriani kishte lindur nė Lavdar tė Oparit ose nė fshatin Zerec , po tė kėsaj zone. Princ Adriani kryeqendėr bėri Lavdarin, kurse vendbanimin e kishte nė fshatin Opar, ku edhe sot vendi quhet Vilė ( vila e princit). Pra nė kėtė mėnyrė del se Opari ka nderin tė jetė vendlindja dhe vendbanimi i disa pjestarėve tė familjes sė madhe fisnike tė Muzakėve.

Por pohimet se princ Duda i legjendės dhe princ Adriani i Muzakėve janė njė dhe se ky princ Adriani u vra kėtu dhe u varros nė kishėn e shėn Triadhės, na duken jo bindėse dhe nuk pėrputhen me tė dhėnat historike. Pėr kėtė mjafton tė sjellim disa argumenta: Nė “ Memorje” tė Gjon Muzakės thuhet se Adriani, djali i dytė i tij, u vra nė Francė si komandant i njė qindėsheje kalorėsish nė sherbim tė mbretit tė kėtij vendi mė 10 maj 1526 nė moshėn 47 vjecare. Mbreti i Francės atij i kishte falur edhe njė kėshtjellė dhe vrasja ndodhi pėr shkak tė zilisė e cmirės nga komandantėt e tjerė, shokė tė tij, qė ishin nė shėrbim tė po kėtij mbreti.

Po kėshtu, Kostandin Muzaka, qė bėri mjaft shtesa nė “ Memorjen “ e tė jatit, dhe qė ishte djali i tretė i tij, pati 5 fėmijė. Njėrit prej tyre, nė kujtim tė vėllait tė vrarė, Adrianit, ja vuri emrin Gaspėr se Adriani mbante edhe kėtė emėr. Po edhe kėtu , emri Gaspėr, nuk ka asnjė farė afėrsie me emrin Duda ose me ndonjė trajtė tė shkurtuar ose tė deformuar tė tij. Pra del se kronika nuk le asnjė vend pėr dyshime dhe legjenda kėtu nuk pėrkon me historinė. Po kėshtu legjenda nuk na tregon se me cilėn luftonte princ Duda, cili ishte armiku i tij. Ndėrsa pėr kohėn kur zhvillohet ngjarja, indirekt e kuptojme se princ Duda ėshtė vrarė pas vitit 1470 , koha kur kisha e shėn Triadhės u ndėrtua nga Kirana (Qyrana Muzaka), sic theksohet nė “ Memorje”.

Megjithėkėto, pėr sqarime e hollėsi tė tjera , pėr tė identifikuar se cili ishte princ Duda dhe clidhje kishte ky me Muzakėt , mbase duhet gjurmuar mė tej.Duhet sqaruar gjithashtu se kjo ngjarje ka qėnė e vėrtetė dhe pastaj ka marrė trajtat e legjendės , apo ka qėnė thjesht njė krijim i fantazisė popullore?

Sidoqoftė , mesazhi i legjendės ėshtė i qartė. Kushdo tė ishte ky princ Duda,njeri real i kėtyre anėve, apo krijim i muzės popullore, ai ka qėndruar me heroizėm dhe ka luftuar me trimėri pėr tė mbrojtur vendin e tij.

APOSTOL BITRAKU
korcanews113002.jpg
Arkiva
Rreth Nesh
Shitje
Faqja Roze
Kafja e Intelektualeve
Editorial
Intervista
Reportazhe
Histori
Portrete
Foto e Javes
Dhoma e Lajmeve
<< Faqja E Kaluar