Histori
Faqja Kryesore
Fajqa Tjetėr >>
Kjo foto sheh dritėn e botimit 94 vite pasi ėshtė realizuar.

Jemi nė vitin 1914.Shovinistėt grekė,duke pėrfituar nga zallamahia qė kishte pėėrfshiė botėn(kujtojmė se sapo kishte filluar Lufta e Parė Botėrore),tentuan disa herė tė ndryshonin kufijtė e caktuara nga Fuqitė e Mėdha nė vitin 1913.Kėshtu ata organizuan njė grup njeėzish tė shtynin piramidėn kufitare disa qindra metra nė thellėsi tė tokės sonė,pikėrisht nė fshatin Arrzė.Ky fshat ndodhet nė rrėzė tė malit tė Gramozit,aty ku buron lumi i Devollit,rreth 20 km nga qyteti i Bilishti dhe rreth2 km nga fshati turistik Dardhė.

Fshatarėt patriotė tė Devollit,nuk mund tė duronin,ndaj edhe krijuan njė cetė luftėtarėsh.Kapedani i asaj cete ishte Xhemali Arrza.Kjo cetė,e pėrėrė prej rreth50 vetėsh,veendosi pėrsėri nė vend gurin e piramidės.Por andartėt grekė u ktyen pas disa ditėsh dhe tentuan tė pėrsėritin veprimin e mėparshėm.Xhemaliu me gjithė cetėn,qė qėndronte ditėn dhe natėn nė ruajtje tė kufirit,ju bėri thirrje grekėve tė respektonin vendimet e Fuqive tė Mėdha.Grekėt arrogantė,jo vetėm nuk u tėrhoqėn,por u pėrgjigjėn me tė shtėna armėsh.Ceta e Devollit u kundėrpėrgjigj duke asgjesuar tė gjithė andartėt qė kishin erdhur tė grabisnin vjėn kufitare.Kėtė moment ceta e fiksoi nė foton e mėsipėrme.Fotgrafi,qė ishte nga fshati Dardhė,duket se ishte rekrutuar si spiun i grekėve dhe njė natė mė pas ua dorzoi foton autoriteteve greke,tė cilat derguan forca tė mėdha ushtarake.Kėto foca kryen masakra tė mėdha nė popullatėn civile tė Devollit e sdomos nė fshatin Arrzė prej nga ishte edhe kapedani Xhemali Arrza.

Por megjthė masakrat e kryera, qė atė ditė,grekėt nuk guxuan tė lėviznin mė piramidėn kufitare.

Erget Cenolli

Ndėrkohė, pas vitit 1910, nė njė ndėrtesė nė Dardhė u duk tabela, sot mjaft e ēuditėshme , “Thimi Raci, teneqexhi dhe fotograf”. Kjo nė njė kohė kur edhe nė shumicėn e qyteteve tė Shqipėrisė nuk kishte studio fotografike e, jo mė nė ndonjė fshat, ku dhe sot e gjithė ditės, nuk ka tė tilla (ndonjė pėrjashtim nuk ngre peshė). Dukuria e njerėzve me dy a mė shumė mjeshtėri, ka qėnė njė nga tė veēantat e fshatit Dardhė nė atė kohė. Kujtojmė se fotografi i parė kėtu, Jani Zengo (1832-1912) ishte edhe prift (thirrej Papa Jani Zengo), piktor-ikonograf, skalitės guri, mėsues dhe zdruktar. Kėshtu shėnojmė kėtu se Thimi Racit si teneqexhi pėrmirėsoi pėrdorimin e sobave tė ngrohjes edhe pėr role tė tjera ndihmėse. Gjithashtu ai ishte amator i thekur i muzikės, i binte violinės dhe kėndonte bukur.

Thimi Raci, ashtu si dhe mjeshtri i tij, Pero Kaēauni, i shėrbeu bashkėfshatarėve tė vet si fotograf nė ngjarjet kulmore tė jetės, lindje, martesa, vdekje, si dhe nė panaire, festa fetare e pagane, madje dhe nė fshatrat fqinjė si Sinicė, Qytezė, Boboshticė, Drenovė etj. Nė kėto pamje fotografike, pasqyrohet historia e krahinės, njerėzit qė e kanė bėrė atė e, kėsisoj kanė mbetur tė pėrjetėshėm. Si tė gjithė fotografėt e kohės, edhe Thimi, mbante nė studio si sfond beze tė pikturuar me njė pamje tė caktuar. E veēanta e tij qendron se ai pėrdorte jo vetėm njė tė tillė, por disa, nė varėsi tė njerėzve a subjektit qė do fotografonte. Ai ka realizuar gjithashtu thuajse tė gjitha fotot e albumit turistik “Dardha”, botim i Shoqėrive dardhare “Bashkimi” nė Bukuresht dhe “Shpresa” nė Dardhė, nėn patronazhin e Entit Kombėtar tė Turismit nė vitin 1938. Nė fotot e kėtij botimi dallohet jo vetėm aftėsia teknike, por dhe “syri” i hollė prej artisti i Racit, sidomos vėmendja e shija e tij pėr kėndet e marrjes sė imazheve panoramikė. Vlen tė permendim se ballina e albumit ėshtė krijim i piktores sė njohur Androniqi Zengo (Antoniu) (1913-2000), edhe kjo “dardhare me rrėnjė”.

Disa nga fotot e Racit, janė ekspozuar afėrsisht nė tė njėjtėn kohė nė Shqipėri dhe SHBA nė qershor 2007. Nė Shqipėri ato u pėrfshin nė ekspozitėn e dy francezėve pėr fotografinė e vjetėr shqiptare, ndėrsa nė Amerikė, fotot e tij u ekspozuan bashkė me tė fotografėve tė tjerė shqiptarė, nė Kishėn Ortodokse tė Uorēesterit (MASS.).

Krijimtarinė fotografike tė Thimi Racit, pas vdekjes sė tij, e dorėzoi i biri, Andrea, nė Arkivin e Shtetit nė Tiranė. Ajo pėrbėhet prej rreth 2000 pllaka xhami e shumė fotografi dhe ruhet aty nė fondin “Thimi Raci”. Disa aparate fotografike tė tij, i biri i a fali Muzeut Historik Kombėtar.

Thimi Raci ka mbyllur sytė nė moshėn 80-vjeēare (1966) nė fshatin e lindjes, Dardhė.

Fotografitė e kėtyre dardharėve, janė me vlera tė veēanta dokumentare, herė- herė edhe me ngjyrim artistic. Kėshtu, Pero Kaēauni dhe Thimi Raci, me krijimtarinė e tyre, kanė pjesėn e vet nė historinė e fotografisė shqiptare.
korcanews106002.jpg
Arkiva
Rreth Nesh
Shitje
Faqja Roze
Kafja e Intelektualeve
Editorial
Intervista
Reportazhe
Histori
Portrete
Foto e Javes
Dhoma e Lajmeve
<< Faqja E Kaluar