Reportazhe
Faqja Kryesore
korcanews092003.jpg korcanews092002.jpg
Arkiva
Rreth Nesh
Shitje
Faqja Roze
Kafja e Intelektualeve
Editorial
Intervista
Reportazhe
Histori
Portrete
Foto e Javes
Dhoma e Lajmeve
Fajqa Tjetėr >>

Fshati Ēiflig  i Korcės; varrezė pėr ushtarėt grekė.

Nga Juliana Dhimitri

Mė saktė njė qimitir Brenda njė manastiri nė ndėrtim e sipėr, do tė jetė vendi i posacėm ku do tė vendosen eshtra tė ushtarėve grekė tė rėnė gjatė luftės italo greke. Banorėt thonė se kanė qenė qė nė fillim nė dijeni tė faktit se njė qimitir pėr ushtarėt grekė do tė vendoset nė vendin ku po ndėrtohet Manastiri i Shėn Anastasit nė fshatin Ēiflig tė Korcės. Nė njė territor  me njė sipėrfaqe prej 5000 metėr katrorė Brenda mureve tė kėsaj kishe do tė ketė hapėsira tė vecanta ku do tė vendosen kutitė me eshtrat e ushtarėve tė cilat do tė grumbullohen nga i gjithė qarku i Korcės. Pėr banorėt e zonės kjo nuk ėshtė dicka e re dhe e panjohur. Tė gjithė e dinė dhe e pranojnė nė heshtje hapjen e njė qimitiri brenda kishės. Ndėrkohė sipas At Kristaqit, prifiti tė fshatit, qė nė fillesat e ndėrtimit tė manastirit, kuy i fundi ėshtė projektuar pėr tė patur njė kishė pėr tė gjithė besimtarėt dhe njė qimitir. Edhe pse nuk jep tė dhėna pėr pjesėn e qimitirit dhe nėse vėrtet aty do tė prehen eshtra ushtarėsh, At Kristaqi thotė se pėr cdo gjė ėshtė marė mendimi dhe akordi i besimtarėve ortodoksė tė cilėt madje kanė dhėnė vullnetarisht pjesė toke enkas pėr ndėrtimin e kishės. Banorėt tė cilėt kanė rėnė dakort pėr ngritjen e manastirit duke vėnė nė dispozicion edhe sipėrfaqe toke pėr ndėrtimin e tij, thonė se edhe pse kanė kontribuar pėr kishėn, kanė qenė nė dijeni tė faktit se aty do tė ketė njė varrezė pėr ushtarėt grekė. Tė gjithė e pranojnė hapjen e kishės si komunitet ortodoks qė ka dhėnė nė qė fillim pėlqimin pėr ngritjen e tij por nga ana tjetėr edhe pėr tė patur marrėdhėnie tė mira me palėn greke tė interesuar pėr njė varrezė ushtarėsh. Sipas banorėve mė shumė ky akord i heshtur ka njė qėllim tė vetėm. Fshatarėt e Cifligut duan tė pėrfitojnė nga lehtėsitė pėr marrjen dhe pasisjen me viza greke. Duke qenė se njė pjesė e madhe e banorėve kanė tė afėrm nė emigracion ata mendojnė se hapja e njė qimitiri pėr ushtarėt grekė Brenda kishės sė fshatit, ėshtė njė gjė positive qė do ti ndihmojė banorėt qė  e kanė pranuar kėtė fakt, pėr tė marrė mė lehtė viza. Ata sjellin si shembull rastin e fshatit Polenė ku hapja e njė kishe greke disa vite mė parė, ka bėrė qė banorėt tė jenė mė tė privilegjuar nė raport me kėto marrėdhėnie me shtetin grek. Kėtė e pohon edhe prifti i fshatit. At Kristaqi thotė se fshati kėrkon nė fakt edhe kėtė aspect pasi kanė tė afėrm nė emigracion. Kjo duket se ka qenė edhe njė marrėveshje e heshtur mes besimtarėve dhe kishės, edhe pse sipas prifit nuk ėshtė kisha ajo qė jep viza, por mentaliteti i zonės ėshtė i tillė. Nga ana e tyre shumė banorė tė Cifligut tregojnė nėn zė se i gjithė fshati edhe pse jo tė gjithė kanė lėnė tokat pėr ndėrtimin e kishės, pranojnė prezencėn e njė qimitiri pėr grekėt. “ Fakti ėshtė qė nė Korcė ka varre tė ushtarėve francezė. Atėherė pse mos ketė edhe pėr ushtarėt grekė, nuk ka asgjė tė keqe. “ thotė njė 60 vjecar.  Eshtrat e ushtarėve grekė tė rėnė gjatė viteve 1941-1942 gjatė luftės italo greke, tė shpėrndara nė krejt territorin e zonės juglindore do tė sillen tek kjo kishė, edhe pse ende nuk dihet se si do tė bėhet mbledhja e eshrave, ndarja nė kuti dhe mė pas organizimi pėr ti vendosur nė qimitirin qė ėshtė planifikuar nė projektin e kishės sė fshatit. Njė nga gratė e fshatit, M. Kita tregon se nė kishė janė bėrė edhe nėpėr mure vendet gati pėr vendosjen e eshtrave. “ me sa jemi tė informuar dhe kjo na ėshtė thėnė nė qė fillim kėtu do tė sillen eshtra tė ushtarėve grekė nga gjithė qarku i Korcės. Nė kishėn qė ėshtė nė ndėrtim janė lėnė edhe vende tė hapura nė mure pėr tė vendosur eshtrat. Fshati nuk ka sngjė kundėr pėr sa kohė qė ne kemi qėne dakort qė nė fillim me ndėrtimin e kėsaj kishe” thotė
ajo.  Gruaja e moshuar tregon se ka dhėnė si kontribut pėr kishėn tokėn e saj. “ Nuk e kam shitur tokėn time. Si unė ashtu edhe tė tjerė e kemi dhėnė tokėn qė na takonte nga rezervat pėr tu ndėrtuar kasha. U fol qė do ketė edhe qimitir. Le tė bėhet. Ne nuk e kemi bėrė pėr ndonjė fitim apo

pėr tė nxjerrė lekė, ne e kemi bėrė dhuratė tokėn vetėm pėr kishėn. Ajo meqė ėshtė pronare e tokės tani mund tė bėjė ctė dojė Brenda mureve tė saj. “ .Varreza do tė ketė njė shtrirje nė njė sipėrfaqe prej 5000 metra katrorė pikėrisht aty ku ėshtė kasha, ndėrsa kjo sipėrfaqe ėshtė lėnė pėr ndėrtimin e manastirit me gjithė oborrin dhe rrethimet pėrkatėse. Familjet qė kanė patur toka nė vendin ku po bėhet ndėrtimi kanė dhuruar secila nga 200 metra katrorė. Aty ku kanė lėnė tokėn pėr kishėn me varrezėn pritet tė vihen eshtrat e 2000 ushtarėve. Njė pjesė e banorėve thonė se duke i shėrbyer interesit tė palės greke pėr njė varrezė ushtarėsh fshati mund tė pėrfitojė nga marrėdhėniet e mira. Por ka edhe nga ata qė e shohin kėtė qimitir si interes tė palės greke. Kėshtu Stavri Visi thotė se ėshtė zgjedhur nė fshat me komunitet ortodoks dhe kjo mė shumė se pėr interesa tė banorėve, ėshtė bėrė pėr interesa tė palės greke, qė tė kenė edhe influencėn dhe prezencėn e tyre nė kėtė fshat qė ėshtė shumė afėr Korcės. Stavri thotė se si nė Ciflig ashtu edhe nė Kolonjė ėshtė parashikuar tė bėhen varreza tė ushtarėve grekė. “ Sipas historisė nė qarkun tonė kanė rėnė edhe ushtarė grekė. Nė fakt toka qė ėshtė bėrė dhuratė nga ana e disa familjeve kėtu ka qenė jo pronė e tyre por para viteve 90 kanė qenė stalla dhe magazine dhe mė vonė u vlerėsua si tokė rezervė. Pas vitit 1993 kjo tokė rezervė u vu nė dispozicion tė fshatit. Me pėlqimin e tyre dhe me kėrkesė tė kishės fshati ra dakort nė mėnyrė kolektive qė kėtė sipėrfaqe ta lerė pėr ndėrtimin e njė kishe pėr komunitetin. “ tregon Stavri Visi.  “ me njė vendim fshati u ra dakort nė ato vite qė secili tė linte nga 200 metra katrorė pėr tė ngritur njė kishė pėr besimtarėt. Mė vonė para disa vitesh doli pronari I tokės dhe banorėt kaluan nė protesta dhe nė procese gjyqsore. Konflikti pėr pronėsinė u zgjidh me vednim gjykata dhe toka nuk ju la pronarit por kishės qė vazhdon tani tė ndėrtohet. Kėtu do jetė njė manastir me kishė dhe qimitir pėr ushtarėt grekė. Po mė shumė unė mendoj se kjo nuk po bėhet pėr interesin e banorėve, por tė palės greke. Ne nuk dimė kush e ka vendosur tė jetė edhe qimitiri por kėtė e kėmi dėgjuar dhe nė fakt ėshtė pranuar nga banorėt pėr sa khė qė ata ia kanė lėnė tokėn e tyre kishės” thotė Stavri. Ndėrsa tė tjerė banorė thonė se qėllimi I ndėrtimit tė kėsaj kishe me njė qimitir tė vecantė pėr eshtrat e ushtarėve, ka nė sfond interesa tė tjera qė mund ti shėrbejnė shtetit grek pėr tė bėrė njė asimilim tė popullsisė nė njė fshat me komunitet ortodoks. Ndėrsa manastiri ėshtė nė ndėrtim, banorėt hezitojnė tė tregojnė pėr atė qė po bėhet nė fshatin e tyre. Shumė pak e pranojnė se nė kėtė vend qė i ėshtė lėnė kishės do tė behėt edhe varreza, ndėrsa tė tjerėt qė e pranojnė nė heshjte shprehin akordin e tyre pasi mendojnė se kjo do tė ndihmojė fshatin nė marrėdhėniet me shtetin grek.

 

Precedenti i vitit 2003

Besimtarė tė fshatit Ciflig me nė krye priftin e fshatit tė paktėn 5 vjet mė parė dhe pėr tė parėn herė, kanė dalė nė protesat nė sheshin qėndror tė qytetit tė Korcės pėrballė katedrales. Konflikti i banorėve pėr kishėn mori shkas nga pronėsia mbi tokėn. Pronari Vangjel Riza qė kėrkonte njohjen e pronėsisė nuk ishte dakort me ndėrtimin e kishės nė tokėn qė i takonte me dokumenta pas kompensimit tė pronarėve tė vjetėr. Kjo bėri qė fshati tė niste njė konflikt tė hapur ku u pėrfshi edhe kasha pėr sa kohė qė nė truallin me sipėrfaqe prej 5000 meter katrorė kishte filluar ndėrtimi i kishės sė fshatit. Kjo situatė bėri qė tė ndėrpriten punimet deri nė zgjidhjen  nėpėrmjet gjykatės sė konfliktit mbi pronėsinė. Njė vit mė vonė pas proceseve gjyqsore u vendos qė pronėsia ti jepet kishės ortodokse si pronare e vetme pasi ishin familjet qė kishin dhuruar truallin qė ishte vlerėsuar nė vitet 93 si tokė rezervė nė dispozicion tė fshatit. Kanė qenė familjet pėrfituese tė asaj kohe qė me njė vendim fshati lanė secili nga 200 metra katror. Sot pesė vjet pas zgjidhjes sė pronėsisė, banorėt e Cifligut edhe pse kanė pranuar qė nė fillim ndėrtimin e kishės, duket se janė sėrish kompaktė nė ekzistencėn e njė qimitiri pėr ushtarė grekė.

 Juliana Dhimitri

 

<< Faqja E Kaluar