Histori
Faqja Kryesore
Fajqa Tjetėr >>
korcanews091001.jpg
Arkiva
Rreth Nesh
Shitje
Faqja Roze
Kafja e Intelektualeve
Editorial
Intervista
Reportazhe
Histori
Portrete
Foto e Javes
Dhoma e Lajmeve

Emri i  Hafėz Ali Korcės si patriot dhe veprimtar i cėshtjes kombėtare, sidomos pėr pėrkrahjen qė tregonte vecanėrisht pėr arsimin sa vinte e afirmohej mė tepėr dhe bėhej mė i dėgjuar. Njė nga personalitetet e njohura tė asaj kohe, Hilė Mosi, e vlerėsonte lart figurėn e tij  dhe shkruante pėr tė nė vitin 1911: “Zotėri e tij rrjedh nga njė familje e ndershme dhe mė e vjetra nė Korcė”dhe mė poshtė vazhdonte se ai ishte nga mė tė mirėt patriotė po e luftuan shumė dhe e hoqėn edhe nga mėsimi qė jepte nė idadije. Kėshtu qė armiqtė nė Korcė i ndoqėn e i luftuan shqiptarėt e ndershėm.

 

Megjithėkėtė, Hafėz Ali Korca edhe mė vonė nuk e ndėrpreu veprimtarinė e tij nė favor tė cėshtjes kombėtare. Ai ishte njeri i mėsuar dhe intelektual i dorės sė parė. Deri nė vitin 1916 qėndronte nė krye tė lėvizjes kombėtare dhe tė pėrpjekjeve qė po bėheshin  pėr konsolidimin dhe pėrparimin e shtetit shqiptar. Ndihmesa e tij ishte e dukėshme, sidomos nė lėmin e arsimit. Duke parė aftėsitė dhe pėrpjekjet qė kishte bėrė ai nė shėrbim tė vendit e emėruan drejtor tė arsimit pėr njė zonė mjaft tė gjėrė qė  pėrfshinte Tiranėn, Elbasanin, Durrėsin dhe Dibrėn. Ky institucion i ngritur nė atė kohė bėri njė punė tė madhe pėr ngritjen e shkollave dhe mbarėvajtjen e tyre si pėr ato laike ashtu dhe pėr shkollat fetare si pjesė pėrbėrėse e arsimit tonė. Vetė Hafėz Ali Korca punoi intensivisht duke dhėnė mendime me vlerė e duke pėrgatitur programe pėr shkollat e porsangritura dhe duke ndihmuar mėsuesit pėr rritjen e nivelit  tė mėsimdhėnies, pėr forcimin e marrėdhėnieve midis shkollės e familjes e tj. Nė kėtė institucion bėnin pjesė  edhe personalitete tė shquara e patriotė tė dėgjuar tė asaj kohe si Aleksandėr Xhuvani, Sali Ceka, Dervish Hima e tj.

 

Po kėtė vit Hafėz Ali Korca emėrohet kryemyfti dhe nė tė njėjtėn kohė anėtar i Kėshillit tė naltė tė Sheriatit nė Shkodėr . Njėherazi ai ishte edhe anėtar i Komisisė Letrare ku, sė bashku me figura tė tilla si Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi e mjaft tė tjerė, veproi me pėrkushtim e dha njė ndihmesė tė dukėshme nė fushėn e gjuhėsisė. Kontributi i tij ishte i vlefshėm sidomos pėr mendimet qė jepte pėr pastrimin e gjuhės shqipe nga fjalėt dhe terminologjitė e huaja tė panevojshme si dhe pėr shkrimin me korrektėsi tė gjuhės shqipe.

 

Nė vitin 1923, Hafėz Ali Korca, pėr zgjedhjet e asamblesė kombėtare u propozua kandidat nga grupi i Korcės dhe i fshatrave pėr rreth ku vepronte partia liberale. Ai mendonte se kandidatė pėr nė kėtė asamble duhet tė ishin njerėzit mė tė mirė, mė tė pėrkushtuar pėr vendin dhe pėr popullin. Po kėto vite, me pėrpjekje tė mėdha, ai celi edhe mendresenė nė Tiranė ku jepte edhe vetė mėsim. Kėtu u dallua nė pėrgatitjen e programeve tė shkollės. Ai synonte qė kėto programe tė ishin bashkėkohore dhe qė nxėnėsit qė do tė mbaronin kėtė shkollė tė kishin mundėsi tė vazhdonin mė tej shkollat e larta pa asnjė pengesė.

 

Tėrė jetėn e tij Hafėz Ali Korca ia kushtoi cėshtjes kombėtare. Ai ishte mėsues  dhe veprimtar i shquar i arsimit kombėtar si atij laik dhe fetar. Shume njerėz , pėr punėn e tij, pėr njohuritė e gjėra qė kishte nė fushėn e shkencės e kanė quajtur “ Hoxha Tahsini i RI”,  vlerėsim ky qė e meritonte plotėsisht. Ai i pėrkiste atij brezi atdhetarėsh e rilindasish qė bėnė  gjithcka pėr clirimin e vendit nga pushtuesit turq dhe pėr zhvillimin e pėrparimin e tij.

 

Vitet e fundit , ne pleqėri tė thellė, Hafėz Ali Korca i kaloi nė Kavajė, nė njė jetė tė vetmuar ku edhe vdiq nė dhjetor tė vitit 1956. Kėtė vit qė mbushen 135 vjet nga lindja e tij ne kujtojmė me respekt e mirėnjohje punėn dhe pėrpjekjet e tij tė frutshme nė shėrbim tė cėshtjes kombėtare.                                                                 

 

APOSTOL  BITRAKU

                                                                                                        

 

 

 

 

<< Faqja E Kaluar