Kulture
Dritero Agolli
“…une vecoj Skender Rusin qe jeton ne Korce.Poezia e tij,ne kete dhjetevjecar,shquhet per nje lirizem te holle ne marredheniet njerezore dhe ne aleancat me natyren.Une do te thosha se Skender Rusi,eshte nder liriket me te mire ne komunitetin e poeteve tane bashkekohore.”
Visar Zhiti
“Skender Rusi eshte nje lirik dhe ashtu mbeti,sic do te donte,lirik me njomeshtine e barit(perifrazojme keshtu titullin e librit te tij te pare),qe eshte gjithmone po ashtu,edhe kur nderrojne shekujt e mijevjecaret dhe sistemet shoqerore,nje e blerte dridhese,ku derdhet drita e henes dhe hovet e shpirtit te nje misteri te pakohe.”
Zyhdi Morava
“Liriku i dhembjes se bukur,palombari i guximshem i dashurise,qe nxjerr nga thellesite koralet e magjishme te shpirtit femeror,duke i sperkatur ato me pak diell,per t’u dhene shkelqimin e domosdoshem.Ai eshte poet i metafores se befte,por gjithsesi te kapshme nga lexuesi,kengetar i brenges dhe vetmise,egzistencialist e simbolist qe te prek e te ben te perjetosh habitshem,fate e fatalitete njerezore.
• Me vete kam gjithnje nje Eve
Sa here qe Krishti ik prej meje,
Une befas shndrohem ne nje tjeter,
Di te mbyll mire portat e trurit,
Por jo aq mire,ato te zemres.
Nga ai shteg qe mbetet hapur,
Une nis e fut pa pyetur fare,
Ata qe Krishti s’m,i ka dashur,
Qe jane te botes mekatare.
Poetet jane pak te marre,
Sic jam dhe une,natyrisht.
Qe behem pakez tradhetar,
Gjersa te kthehen Zoti Krisht.
Se jam femije e marrezise,
Jam kryq,por dhe i kryqezuar.
Me vete kam gjithnje nje Eve
Dhe nje Adam qe me ngjan mua.
Kjo poezi eshte shkeputur nga vellimi i fundit i poetit Skender Rusi.I cilesuar si nje nga liriket me te mire , te periudhes pas viteve ’90,Rusi vazhdon te ushqeje lexuesin e poezise me lirikat e tij origjinale.
Per te dhene sa me te qarte dhe te plote lirizmin e poetit,po shkeputim tre paragrafe,nga theniet e tre personaliteteve me ne ze te poezise se sotme shqipe:
• Korce-Fondi i bliotekes “Thimi Mitko”do te kompiuterizohet.
Tashme nje lexues, i cili kerkon te terheqe nje liber nga fondi i bibliotekes”Thimi Mitko”nuk do te humbase kohen duke germuar neper kartonat e skedareve,por duke dhene emrin e autorit, titullin apo fushen qe kerkon dhe do te mund ta gjente ate brenda disa sekondash.
Sipas drejtuesit te ketij institucioni zotit Skender Rusi,ka qene nisma e Kryetarit te Bashkise se Qytetit zotit Niko Peleshi,ajo qe do te beje te mundur dixhitalizimin e gjithe fondit te bibliotekes.Rusi pohon per www.korcanews.com se tashme ne ambientet e kesaj biblioteke jane vendosur 8 kompiutera.Ne keta 8 kompiutera per 2 muaj me radhe do te punojne 10 studente e studente.
Po sipas zotit Rusi bilioteka “Thimi Mitko”ka nje fond prej rreth 250 mije librash shqip dhe te huaj,nga 46 mije autore,gjithashtu ne fondin e kesaj biblioteke ndodhen 6500 gazeta dhe revista,botime te perditeshme apo periodike.Disa nga keto botime jane te fundit te she.te 19-te.Dixhitalizimi I fondit do te pasohet me veprime te tjera qe do ta kthenin bbilioteken e qytetit ne nje tempull te dijes dhe modernizimit.
-Erget Cenolli