Kulture
Lajmi e Fundit
Sociale
Sport
Faqja Kryesore
Fajqa Tjetėr >>
korcanews070001.jpg
Arkiva
Rreth Nesh
Shitje
Faqja Roze
Kafja e Intelektualeve
Editorial
Intervista
Reportazhe
Histori
Portrete
Foto e Javes
Dhoma e Lajmeve

Paaftesia e drejtuesve te kultures,ne Korce,po bastardon serenaten

 

 Interviste me kantautorin Nonda Kajno

 

Pyetje:Jeni njė kantautor qė keni krijuar shumė kėngė tė muzikės sė lehtė dhe tė serenatės. Suksesin tuaj mė tė madh e keni pasur tek kėnga e serenatės,ē’mund tė na thoni pėr lidhjet e Korēės me serenatėn?

 

Pėrgjigje:Nuk i thonė kot Korēa e serenatave. Kėnga e serenatės ka lindur qė prej rilinndjes tė qytetit tonė tė dashur,Korēės. Me dhjetėra e dhjetėra vjeēarė kanė hedhur edhe pluhurin e haresės mbi ata djem korēarė qė i dhannė Korēės  ato kėngė aq tė bukura dhe aq tė dashura pėr korēarėt. Na duhet neve,serenatistėve tė sotėm,ta fshijmė kėtė pluhur. Ata ishin djem tė thjeshtė,tė edukuar me virtutet mė tė larta tė qytetarisė korēare,qė me kitarė nė dorė i kėnduan aq bukur dashurisė, natyrės, atdheut, qytetit tė tyre. Ata qė me idealin dhe dashurinė pėr Korēėn e renditėn qytetin tonė nė njė prej vendeve tė nderit jo vetėm nė Shqipėri,por edhe nė Ballkan edhe nė diasporė. Nė fillimet e Luftės sė Dytė Botėrore, ku edhe Shqipėria nuk mbeti jashtė saj,tė  gjithė kėta tė rinj dhanė kondributin e tyre.Ata luftuan dhe kėnduan. Nė mbarim tė luftės,kėnga e serenatės mori pėrmasa tė tjera.Tani kėngėtarėt e serenatės do tė bashkoheshin nė grupe dhe do t’i jepnin karakterin e plotė kėsaj gjinie. Nuk ka rrugė e rrugicė korēare qė  mbrėmjeve tė mos mbushej nga tingujt e kitarave e mandolinave. Shumė kėngė u kėnduan nė ato rrugė,shumė dritare e porta u ēelėn.Vargu i kėtyre krijuesve dhe kėngėtarėve ėshtė e gjatė.

 

Pyetje:Cila ėshtė prejardhja e kėtyre kėngėve dhe kėtyre motiveve kaq tė bukura?

 

Pėrgjigje:Njė rol tė madh nė kėngėn korēare luajtėn emigrantėt ose kurbetlnjtė,siē janė quajtur mė parė. Ishin pikėrisht kėta emigrantė qė kulturės vendase do ti bashkėngjitnin edhe atė tė huajėn. Ishin pikėrisht fillimet e viteve 1900.Muzika nė kėtė trevė po merte njė tjetėr vlerė dhe ishin pikėrisht artdashėsit korēarė qė po krijonin kėtė vlerė. Qytetarėt korēarė, me zejet e tyre, nė dyqanet e tyre tė vogla,e kuptuan shumė shpejt qė kohėrat po ndryshonin dhe nisėn djemtė pėr tė punuar dhe pėr tė studjuar nė emigracion nė vende tė ndryshme tė botės perėndimore. Ata, duke u ndeshur me vėshtirėsitė e emigracionit, morėn ato motive me tė cilat shprehnin mallin pėr familjet, pėr motrat,pėr vėllezėrit dhe qytetin e tyre. Kėta njerėz tė thjeshtė dhe artdashės, jo vetėm qė dhanė njė kontribut tė veēantė nė ngrtjen kulturore tė qytetit tė Korēės,por mbėshteten edhe lėvizjen patriotike nė Shqipėri dhe jashtė saj. Kėtu i ka fillesat edhe kjo gjini muzikore qė ne e quajmė serenatė. Nuk ish rastėsi qė kjo trevė pėrqafoi kulturėn evropiane.Tek kjo gjini u dukėn ndjeshėm ndikimet e kultuės evropiane sepse populli i Koēės e suportoi lehtė tė bukurėn nė muzikė. Nė repertorin e pasur tė kėngės korēare janė shumė kėngė me melodi italiane , fanceze, argjentinase, greke etj, tė cilat u pėrshtatėn nė gjuhėn shqipe si “Shkruamė” nga kėnga italiane”Skrivimi”,”Syēkat si ato tė tuat”,nga kėnga greke etj.

Kjo traditė kaq e bukur po hynte gjithmonė e mė tepėr nė jetėn e korēarėve nėpėr rrugėt e  qytetit, poshtė dritareve tė vajzave,nėpėr piknike nė kodrat e qytetit etj. Njė rol tė madh kanė luajtur edhe fshatrat afėr apo lag qytetit si Polena, Voskopoja, Drenova, Boboshtica, Dardha, Sinica, Ziēishti etj. Kėto fshatra kanė njė histori po aq tė pasur sa edhe qyteti,sepse ato patėn njė emigracion tė madh nga ku shumė artistė dhe patriotė kishin prejardhjen e tyre.

 

Pyetje:Deri kur kur vazhdoi kjo traditė nė qytetin e Korēės.

 

Pėrgjigje:Rreth viteve ’60 filloi,nė forma tė dryshme,tė pengohej kjo traditė e bukur,ēensura e diktaturės nisi pėrndjekjen e artistėve. Por kėga e bukur korēare mbeti tek shpirti i korēarėve. Ne ato kėngė,tashmė, i kėndonim nėpėr gėzime familjare me miq  e shokė,nėpėr ambjente tė  mbyllura nėpėr shtėpitė tona,ose kur shkonim nnėpėr piknike jashtė qytetit.

 

Pyetje:Mund tė pėrmendni disa emra tė brezave tė ndryshėm qė e kanė mbajtur gjallė kėtė traditė kaq tė bukur si kėnga e serenatės korēare?

 

Pėrgjigje:Po,do tė mudohem t’iu jap disa emra poetėsh,kompozitotėsh dhe kėnngėtarėsh tė ndarė nė katėr breza.   Nė brezin e  parė pėrmblidhen ata kėngėtarė qė kėngėt e serenatės i ndėrtuan mbi tekstet e Naim Frashėrit,Mihal Gramenos e Asdrenit,kėta janė Mihal Ciko,Loni Llogori,Vasil Ballauri,Thoma Nashi,Koli Rodhe, Kristaq Antoniu etj. Nė brezin e dytė:Kristo Kono,Tefta Tashko,Kristaq Cepa(autor i shume teksteve),Tole Adhami,Llazar Morcka,Kristaq Sholla,Lola Gjoka,Pavllo Sholla,Petro Dula,familja Jorganxhi,familja Xherahu etj.   Nė brezin e tretė:Ligoraq Qano,Abas Hajro,Raqi Mitre,Ilo Poro,Dhimitėr Hreshova,Guri Kamenica,Pandi Zguro,Ilia Vinjahu,Dhori Polena,Pandi Tasellari,familja Peleshi,familja Balashi,Ritvan Shėllira,Apostol Caca etj.(Shumica e kėtij brezi dhe atij tė katėr janė nė njė prej fotove qė ilustrojnė kėtė intervistė.)  Nė brezin e katėrt:Apostol Simoni,Mihallaq Andrea, Tomi Kondakēi,Kristaq Pula,vėllezrit Stefi dhe Endri Prifti,Matilda Tabaku, Devis Xherahu,Maksi Kulla,Ermira Babaliu,Ermira Kola,Mimoza Paraveli, Andrea  Ēami, Vaskė Jani,Astrit Koēibelli,Sotiraq Vangjeli,familja Lalazi,Gjergji Terezi…Vargu i kėngėtarėve ėshtė i gjatė.Ky varg edhe nė vitet e ardhėshme do tė jetė pa mbarim sepse ideali dhe frymėzimi i tyre do tė jetė kėnga.Kėnga e serenatės korēare.

 

Pyetje:Nė muzikėn shqiptare sot janė futur rryma tė reja muzikore.Cili ėshtė mendimi juaj rreth kėtyre rrymave?

 

Pėrgjigje:Ashtu si nė tė gjithė botėn,edhe nė Shqipėri,rrymat e reja janė tė domosdoshme,sepse ato dalin si frut i kėrkesave qė ka rinia.Unė si artist nuk mund tė them se jam kundėr rrymave,por jo tė gjitha mė pėlqejnė. E rėndėsishme ėshtė qė muzika mos bastardohet. Mua nuk mė pėlqejnė teprimet jashte mase nė muzikė ,por rrymat e reja qė mbėshteten tek folku shqiptar,pėr mua janė shumė tė bukura. Folku shqiptar,pėr tė cilin duhet tė mburemi,ėshtė njė thesar qė ēdo popull do ta kishte zili.

 

<< Faqja E Kaluar