Kulture
Dita Ndėrkombėtare e Poezisė nė Korēė
Dita e poezisė, 21 marsi, u kremtua pėr tė tretin vit rradhazi nė
Universitetin F.S.Noli. Por kėtė vit me njė ndryshim, pasi bashkėpunimi u
shtri edhe mė gjėrė me Poetekėn, nė aktivitete tė koordinuara nė disa
qytete. Kjo ėshtė festa mė e bukur e natyrės dhe shpirtit. Kishte kohė
qė natyra, qė shpirti po e priste kėtė ditė. Por shpirti i poetit ėshtė
aq i madh dhe i ndieshėm, saqė aromės sė rilindjes i jep pėrjetėsi nė
vargjet, qė pena e tyre mezi e pret kėtė dehje fatlume. Kush prej
poetėve nuk u deh nga kjo aromė ogurmirė qė ia ndriēon shpirtin, mendjen, ia
pėrtėrin forcat, energjinė. Pėrshendetėn kryetari i degės sė Lidhje sė
Shkrimtarėve, Vladimir Toroveci dhe ai i Shoqatės Miqtė e Dritėroit,
Bashkim Gjoza. Ishte poetja italiane Spaciani, e cila ėshtė e njohur si
pjesėmarrėse nė Festivalin e Poezisė qė zhvillohet nė Durrės, dhe
vargjet e saj qė hapėn kėtė festė. Maria Luiza Spaciani lindi nė 1924.
Qyteti i saj i Torinos shfaqet shumė pak nė poezinė e saj; mė tė
shpeshtė janė pejsazhet mes Piemontes dhe Ligurias. Kėtu mėsoi tė
njohė aromat, shijet, ritmet e mbjelljes dhe e gjithė kjo e afroi me botėn
e fshatit. Nė njėrėn nga poezitė e saj flet pėr vendin e lindje sė
nėnės:
Pemė tė zhveshura brenda njė kohė tė zhveshur
nė qiellin e fshatit tė nėnės sime.
Ku kalon uji nė kanale
mes barit tė tharė
dhe hardhia pėrdridhet nė mjegull
me duar tė dėshpėruara.
Nė moshėn 12 vjeēare zbulon figurėn e Xhovana D'Arkos dhe bie
marrėzisht nė dashuri me tė. Javė dhe muaj nė dritėn e jashtėzakonshme tė
kėtij misteri. "Kur zbulova se ekzistonte njė grua si Xhovana zbulova
botėn; ishte njė edukim i madh qė takova tek njė person me vlera tė
jashtėzakonshme-thotė Spaciani.
U prish ai engjėll nė mur
jargavanėt mbuluan shpatėn,
ajo fytyrė e mrekullueshme dhe e shkėlqyer,
arma vezulluese rrethuar
nga njė bardhėsi penash...
I rėndėsishėm ishte takimi me Nobelistin e ardhshėm italian, Euxhnio
Montalen. Kishte dėgjuar tė flisnin keq pėr tė, si njė mizantrop,
mizogjen, i paqėndrueshėm qė nuk qesh kurrė. Por fati e dėrgoi nė Torino
dhe pėr kuriozitet shkoi nė njė konferenzė tė tij ku edhe u njohėn. Njė
njohje tepėr e vyer pėr tė dy poetėt italianė, pasi kishin tė
pėrbashkėt poezinė. Njė miqėsi qė zgjati pėr rreth 15 vjet deri nga mesi i
viteve 60.
Dhe ai do mė presė nė hiperkohė,
buzėqeshės dhe i pėrpiktė, me pėrshėndetje
dhe histori qė veshėve tė gjorė
nga mbėrritja do t'u duken tė pabesueshme...
Spaciani udhėtoi shumė dhe janė tė shumta referimet e drejtpėrdrejta
ndaj kėtyre vendeve nė poezinė e saj. Ja se ēfarė poezie i dhuron
kryeqytetit tė dashurisė, Parisit.
Parisi fle. Njė heshtje e pamasė
zbriti zbriti tė mbulojė ēdo tė ēarė
tjegullash dhe muresh. Mace dhe zogj
heshtin. Jam unė roje...
Prusti ishte njė ndalesė tjetėr e domosdoshme nė formimin e saj, pasi
njohu dhe pėrvetėsoi filozofinė e tij. Memoria zė njė vend tė
rėndėsishėm nė jetėn tonė, pa tė nuk ka tė ardhme.
Fluturoj mbi Alpe, kujtimi yt mbulon
fushėn e Po-sė deri tek borėrat e Etnės
Je pejsazhi im, atdheu im
emblema ime, frymėmarrja e thellė.
Je pema floknaja e sė cilės jam
lulėzoj lart mbi degėt e tu tė dendura
Rrrėnjėt e tua dėrgojnė limfėn
qė ngjitet dhe kėndon dhe ushqen qelizat e mia...
Disa nga veprat e saj mė tė famshme janė:
Dobia e memories (1966)
Syri i ciklonit (1970)
Gjeometria e ērregullit 1981
Ylli i arbitrit tė lirė 1986
Shigjeta 2000
Kapėrcimi i oazit 2002
Poezitė e pėrkthyera dhe tė recituara nga studentė tė viteve tė para
dhe tė dyta tė Fakultetit tė Mėsuesisė, u dėgjuan me interes nga tė
gjithė tė pranishmit. Mė pas poetėt, mes tė cilėve edhe njė studente,
recituan poezitė e tyre pėr pranverėn. Pedagogia e Universitetit tė
Triestes, Valera Gruber, kishte dėrguar njė poezi me kėtė rast, pėr tė
pėrshėndetur kolegėt poetė nė ditėn e tyre.
Arjan Kallēo