Kulture
Lajmi e Fundit
Sociale
Sport
Faqja Kryesore
Fajqa Tjetėr >>
korcanews064006.jpg
Arkiva
Rreth Nesh
Shitje
Faqja Roze
Kafja e Intelektualeve
Editorial
Intervista
Reportazhe
Histori
Portrete
Foto e Javes
Dhoma e Lajmeve
Promovohen tre libra tė autorėve korēarė

Para disa ditėsh nė qyetin e Korēės, me nismėn e Klubit tė Shkrimtarėve, “Bota e re”, u promovuan tre libra tė autorėve korēarė.

Libri “Xha Metja i Floqit” , vėllim me skica humoristike, shkruar nga autori i mirėnjohur Ylber Merdani. Ky ėshtė libri i dhjete i ketij autori, qė nga viti 1992 ,pasi para kėtij viti Merdanit , pėr shkak tė persekutimit politik, i ishte ndaluar botimi i krijimtarisė letrare. Nė kėtė libėr pėrmblidhen 25 skica . Lėnda e kėtyre skicave ėshtė marrė prej thėnieve tė ndryshme popullore , qė ekzistojnė prej qindra viteve nė trevėn e Korēės si: “Mė rrove tė rrova, brisku i berbrit” , “Pastė rrahmet i jati se qėnka mė beter i biri” etj. Shpjegimi i origjinės sė kėtyre thėnieve ėshtė vėnė nė gojėn e njė plaku tė urtė dhe hokatar si Xha Metja i Floqit. Libri nė ēdo faqe tė tėrheq dhe tė jep ngazėllimin e humorit popullor. Ylber Merdani ėshtė kryetar i klubit “Bota e re”.

Libri i dytė ėshtė vėllimi me poezi “Vdekje e dembelosur” e poetit Edmond Zaēe. Ky ėshtė vėllimi i tretė poetik i Zaēes . Me anė tė kėtij libri autori e prezanton veten si njė poet i konsoliduar me njė individualitet tė spikatur poetik. Zymtėsia dhe tragjizmi lirik qė mbisundon vėllimin tė jep pėrshtypjen se Zaēe e pėrjeton thellėsisht, deri nė dhembje , realitin nė tė cilin jetojmė. Libri ėshtė i pasur me metafora tė errėta qė kėrkojnė njė lexues tė vėmendshėm dhe elitar pėr tu zbėrthyer.

“Tym dhe brirė fjalėsh” ėshtė libri i tretė i prezantuar. Pėr kėtė vėllim poetik ėshtė folur gjrėsisht, para disa javėsh, nė faqet e www.korcanews.com .

Gjatė takimit, i cili u zhvillua nė ambjentet e bar-kafe “Anxhelo” , mjaft shkrimtarė dhe gazetarė, si Vehbi Furxhi, Skėnder Rusi, Erget Cenolli, Gėzim Ashimi, Ali Bregu, Mit’hat Lushnjari etj , folėn rreth vlerave qė pėrcjellin tek lexuesi, kėta tre libra. Takimi u shoqėrua me njė drekė tė kėndėshme.
Shenim: Fotografia e takimit eshte realizuar prej gazetarit Vehbi Furxhi.
Nė datėlindjen e njė libri

Festohet nė Korēė 45-vjetori i “Lirikave tė Majit” - tė poetit tė mirėnjohur KOĒI PETRITI

Si nė njė festė tė vėrtetė u mblodhėn nė sallėn shkencore tė Biblotekės sė Korēės:- poetė, shkrimtarė, studiues, tė letėrsisė e arteve, lexues e dashamirės, tė Koēi Petritit e poezisė sė tij. Mbetet vetėm ajo qė ėshtė art dhe ndonėse kanė kaluar 45 vjet nga dalja e librit tė parė tė poetit LIRIKAT mbeten pėrherė tė freskėta si lule maji. Mojkom Zeqo, Perikli Jorgoni, Muharem Xhaxho, Klito Fundo, Mehmet Gėzhilli, Vladimir Toroveci, Koēo Bello, Bashkim Gjoza dhe plot tė tjerė qė e morėn fjalėn u shprehėn njėzėri, se Koēi Petriti ėshtė njė nga lirikėt tanė mė tė mėdhenj, por nė “Lirikat e majit”, ai vlerėson delikatesėn, duke e paraqitur njeriun shqiptar fisnik, tė lidhur me natyrėn e ndjenjat mė tė holla njerėzore. Prandaj nė poezinė shqipe zėri i tij ėshtė i veēantė e krejt original. Merita e Koēi Petritit, u vu
nė dukje me fjalėt aq tė sinqerta me kėtė rast ėshtė sepse ai iu kundėrvu indirekt me krijimtarinė e tij rregullave tė asaj kohe, e cila kėrkonte njė letėrsi shtampė. Koēi Petriti vjen tek lexuesi i tė gjitha kohėrave, jo vetėm me lirikat e tij, por dhe me epikėn e poemave me frymė dramatike, ēka i jep dimensione artit tė tij poetik.

Prefektia e Qarkut tė Korēės Znj.Elfrida Zefi, duke i dhuruar poetit Koēi Petriti njė buqetė me lule tė freskėta e uroi atė nė kėtė ditėlindje libri pėr melodinė e bukur tė shpirtit qė sjell nė “Lirikat e majit”, si njė ushqim aq i domosdoshėm pėr tė cilėn njeriu ka aq shumė nevojė. Ndėrsa Dhimitėr Orgocka u dha mundėsinė tė pranishmėve nė kėtė festė tė shijojnė edhe njė herė nėpėrmjet zėrit tė tij kumbues, muzikalitetin e disa prej lirikave tė pėrzgjedhura.

Emocion zgjoi fjala e poetit Koēi Petriti kur libri “doli nė jetė” dhe pėr hapat e tij nė krijimtarinė letrare: “Njė ditė vraponja nė redaksitė e gazetave dhe revistave tė asaj kohe pėr tė botuar vjershat e mia, ditėn tjetėr shkoja nė burgun e Tiranės, ku qe im atė si i dėnuar politik”. Koha ka lėnė gjurmėt e saj, qė ashtu si te heroi lirik i poezisė sė vet, reflektohet te ky personalitet i letrave shqipe pėr butėsinė dhe gjerėsinė e shpirtit tė tij.

Skėnder Demolli
<< Faqja E Kaluar