Sociale
Lajmi e Fundit
Kulture
Sport
Faqja Kryesore
Fajqa Tjetėr >>
korcanews041003.jpg
Rreth Nesh
Shitje
Faqja Roze
Kafja e Intelektualeve
Editorial
Intervista
Reportazhe
Histori
Portrete
Arkiva
Foto e Javes
Dhoma e Lajmeve
Taksistėt e Korcės refuzojnė vendosjen e taksimetrave.

Nga Juliana Dhimitri

Reagimi i tyre ka ardhur pėr shkak tė pakėnaqėsive tė akumuluara nga problemet qė hasin gjatė aktivitetit por edhe pėr shkak tė tregut dhe tarifave tė pakonsultuara mė parė me grupet e interesit nga ana e qeverisė. Drejtuesit e mjeteve tė shėrbimit taksi nė qytet pretendojnė se do tė dalin kundėr vendosjes sė taksimetrit pėr sa kohė qė konkurohen nga taksistėt e palicensuar qė zotėrojnė deri nė 90% tė tregut pa paguar tatime dhe taksa. Edhe pse njė pjesė e drejtuesve tė mjeteve tė kėtij shėrbimi janė pajisur tashmė me aparatin matės, taksistėt thonė se nuk do tė venė nė punė kėtė pajisje pa u hequr mė parė nga tregu personat qė punojnė taksi pa paguar asnjė detyrim financiar ndaj shtetit. Sipas tyre pėr shkak tė konkurencės sė pandershme dhe cmimeve tė biletave nė bazė tė kilometrazhit, rrezikojnė tė shkojnė drejt falimentit. Janė tė paktėn 100 mjete qė ushtrojnė aktivitetin e tyre nė shėrbimin taksi tė qytetit qė kanė hapur tashmė njė konflikt me policinė rrugore dhe bashkinė deri nė njė kontroll tė plotė pėr largimin nga pikat ku qėndrojnė mjetet taksi tė personave tė palicensuar. Njė muaj pas vendimit tė qeverisė pėr pajisjen me taksimetra, drejtuesit e mjeteve taksi kontestojnė edhe cmimin pėr kilometra qė sipas tyre do tė largojė klientėt nė qytetet periferike tė cilat duhet tė kenė tjetėr trajtim krahasuar me kryeqytetin, duke pėrfituar nė kėtė rast nga njė ulje taksash. “ Do tė refuzojmė tė vendosim taksimetrat pėr aq kohė sa nga ana e shtetit nuk marrim asnjė mbėshtetje pėr tė na lehtėsuar nė punėn tonė. Pėr shkak tė personave qė punojnė taksi pa licencė ne nuk mund tė rrezikojmė aktivitetin. Vendosja e taksimetrit do tė thotė pėr ne ta mbyllim fare punėn se tė gjithė klientėt nuk do tė jenė dakort me cmimin dhe do ti drejtohen taksive pa licenca. Duhet qė tė hiqen kėta persona nga policia dhe bashkia dhe mė pas tė punojmė rregullisht, osė nė rast tė kundėrt tė na lehtėsojė shteti me taksat pasi pjesėn mė tė madhe tė fitimit ne duhet ta derdhim nė shtet” thotė njė nga taksistėt Thoma M. Sipas taksistėve qė kanė ngritur edhe pretendimet e tyre kundėr vendosjes sė aparatit njė tjetėr problem janė edhe mjetet qė vijnė nga komunat e tjera ndėrsa vetė vlera e njė taksimetri sipas tyre shkon 15 herė mė shumė se sa kushton njė aparat I tillė nė vendet fqinje. Drejtuesit e shėrbimit taksi nė qytet kanė deklaruar se nė asnjė rast nuk ėshtė marrė mendimi I tyre si grup interesi pėr ndryshimet qė bėhen nė njė kohė qė ende nuk funksionin rregulli njė taksi pėr 1000 banorė. Taksistėt kanė dalė edhe mė njė peticion ku kėrkojnė tė zgjidhen sa mė parė problemet qė hasin nė aktivitetin e pėrditshėm. Sic deklarojnė taksistėt njė abuzim tjetėr kryhet me ngjyrėn e mjetit tė vendosur nga ana e Bashkisė, pasi sipas tyre tė njėjtėn ngjyrė pėrdorin edhe komunat dhe bashkia e Maliqit duke shtuar nė vendqėndrimet e lejuara pėr kėtė shėrbim nė qytet tė ardhurit nga zona tė tjera tė cilėt nuk mund tė kontrollohen por ulin ndjeshėm punėn e tė licensuarve tė qytetit.

Korēė – Takim i G-99

Pėr herė tė parė, pėrveē masės sė tė rinjve, marin pjesė edhe njė grup veteranėsh.

Erjon Veliaj deklaron: “Tė heqim sampistėt nga politika!”

 

Ky ka qėnė thelbi i fjalės tė drejtuesit tė G-99, gjatė njė takimi qė zhvilloi fundjavėn e kaluar nė njė nga sallat e bibliotekės “Thimi Mitko” nė Korēė. Midis tė tjerash Veliaj theksoi se Brukseli habitet kur sheh, qė pas gati 20 vite tranzicioni, Shqiprinė e udhėheq lidershipi i mbartur qė prej periudhės sė komunizmit. Ndaj ai iu bėri thirrje tė pranishėmve tė punojnė pėr tė sjellė nė pushtet forca tė reja, tė cilat do t’i japin fund njėherė e mirė tranzicionit tė tejzgjatur.

 

Mė herėt nė sallė u shfaq njė film i shkurtėr ku pasqyroheshin pėrmbledhtazi momentet mė tragjike tė viteve tė tranzicionit, tė shkaktuara pėr shkak tė papėrgjegjshmėrisė dhe paaftėsisė sė klasės politike, e cila po qeveris vendin prej gati dy dekada.

Olta Xhaēka, e cila hapi takimin tha se nuk jemi kėtu pėr t’ju ligėshtuar, por pėr t’ju bėrė tė ndėrgjegjshėm pėr tė keqen e cila ka afro 20 vjet qė na sundon dhe rrugėt pėr daljen nga kjo e keqe.

 

“Unė jam lindur  dhe ritur nė tranzicion- theksoi 19-vjeēarja nga Korēa E. Pojani, - ndaj ju bėj thirrje moshatarėve tė bashkohen me G-99 pėr tė mos e kaluar gjithė jetėn nė tranzicion”.

 

Pedagogu i universitetit “Fan S. Noli” Artur Adili, pjesmarrės i hershėm i lėvizjeve studentore, tha: “Mė vjen keq pėr brezin tim qė luftoi shumė dhe nuk fitoi asgjė. Le tė bėhemi pjesė e G-99 qė brezat e ardhėshėm mos tė kenė fatin tonė”.

 

Nė takim foli edhe veterani Kostandin Ropi ( mbiquajtur “partizan i vogėl Velo”) i cili pasi revokoi momentet e pjesmarrjes sė tij nė LANĒ, theksoi se “…sėbashku duhet tė trokasim derė mė derė, pėr t’iu shpjeguar njerzve se bashkimi me kėta tė rinj e tė reja tė mrekullueshėm, do tė bėjė tė heqim qafe tė keqeqen 20 vjeēare…”

 

Erget  Cenolli

<< Faqja E Kaluar