Sociale
Lajmi e Fundit
Kulture
Sport
Faqja Kryesore
Fajqa Tjetėr >>
korcanews039002.jpg
Rreth Nesh
Shitje
Faqja Roze
Kafja e Intelektualeve
Editorial
Intervista
Reportazhe
Histori
Portrete
Arkiva
Foto e Javes
Dhoma e Lajmeve

A do tė bėhen republikane bluzat e bardha tė Korēės

 

Nga  Erget Cenolli

 

Ka disa javė qė Partia Demokristiane nė Korēė organizoi  njė aktiv nė njė prej sallave mė tė mėdha tė qytetit. Pjesmarrja ishte e admirueshme pėr njė parti, qė nėpėr procese elektorale kishte marrė vetėm disa qindarka. Njerzit, kur panė nė televizjonet lokale, “boomin” demokristian mbetėn tė pataksur. Sekreti ishte shumė i thjeshtė: masa dėrrmuese e pjesmarrėsve ishin mjekė e mjeke(heqimė e heqime, siē i quante i ndjeri Faik Konica), ndihmėsmjekė e ndihmėsmjeke, infermierė, sanitarė etj. Kishin lėnė punėt e spitalit, vizitat nėpėr ambulancat e lagjeve, kioskat-ambulanca tė fshatrave e kishin mbushur sallėn e kinemasė, aq sa tė dukej se ishin vitet ’70 kur njerzit mezi prisnin, qė nė ekranin e madh tė dilte Zhan Mare nė rolin e D’Artajanit. Njė “shtrengim dhėmbėsh” nga drejtorėt dhe drejtoreshat e drejtorive lokale nė varėsi tė Ministrisė sė Shėndetėsisė dhe gjithė bluzat e bardha( natyrisht qė bluzat i mbanin ndėnė sqetull) ishin aty duke brohoritur pėr Partinė Demokristiane dhe liderin e saj Nard Ndoka. Askush nuk foli e tė thoshte se, pacientėt nė spitalin e Korēės, edhe njė shiringė duhet ta marrin nėpėr farmacitė rreth e rrotull spitalit dhe se ambulancat e mjaft fshatrave janė nėpėr kioska dėrrase apo llamarine, kėto s’kanė rėndėsi. E rėndėsishme ishte qė tė binin nė sy tė liderit demokristian qė kishte nė dorė emėrimet dhe ē’emėrimet. Kjo e bėri liderin Ndoka tė besonte e proklamonte se alternativa demokristiane po njihte njė zhvillim tė pa parė, nė njė qytet si Korēa ku gjysma janė ortodoksė tė betuar e gjysma myslimanė tė zellshėm.

Tani kohėrat ndryshuan; ministri Ndoka e braktisi karrigen ende pa u shkarkuar prej Kryeministrit.

 

Po me anėtarėsinė e mjekėve ēdo tė ndodhė vallė?! Kthyen qetė, ktheu dhe qerrja- thotė fjala e urtė popullore. Alternativa republikane ėshtė njė alternativė serioze dhe mjaft me reputacion, pastaj edhe shumė nga mjekėt kanė ishprona qė presin me vite t’i marrin e s’i marrin dot, tani edhe atyre iu  erdhi rasti tek dera, pse tė mos e shfrytėzojnė.  Vetėm pacientėt e gjorė pyesin: A do tė furnizohen spitalet me barna!? Kėtyre iu rekomandojmė tė lexojnė Aleksandėr Dymanė (birin) qė thotė: “Gjithė urtėsia e botės pėrmblidhet nė dy fjalė: Prisni dhe shpresoni!”

 

<< Faqja E Kaluar