Lajmi e Fundit
Sociale
Kulture
Sport
• Perurohet i pari muze tumular ne Shqiperi

Kamenice-Ditene merkure para dite ne kete fshat qe ndodhet,rrreth7 km nga qyteti i Korces ne aksin Korce-Erseke,u zhvillua ceremonia e perurimit te nje muzeu ne natyre, te quajtur”Tuma e Kamenices”.Kjo eshte nje tume ilire,germimet e se ciles kane filluar ne vitin 2000.Ne te vertete,kur arkeologet shkuan ne ate vend “germimi”kishte vite qe kishte filluar prej trafikanteve te objekteve arkeologjike,megjithate gemimi I organizuar dhe shkencor prej arkeologeve shqiptare dhe te huaj,nxorri ne drite mjaft objekte me vlera te pallogariteshme prehistorike.Keto zbulime perfshinin nje periudhe gati 3300 vjecare,dhe nxoren ne drite mjaft zakone te jeteses dhe menyres se varrimit teparaardhesve tane.Ndonese ne Shqiperi ka mbi 200 varreza tumulare,kjo per arkeologet ka mjaft gjetje origjinale.Ne qender te tij eshte nje varr ne forme unaze qe duket te kete qene e nje prej familjeve me te medha te kohes,pasohet nga varre te tjere rreth e rrotull,te vendosurave sipas shtresave dhe grupimeve shoqerore.ne kete vendvarrim prehistorik jane zbuluar 395 varre me 440 skelete te moshave te ndryshme.
Ne vitin 2002 ketu u zbulua skeleti i nje gruaje shtatzene qe kishte vdekur,me gjithe foshnjen 6 muajshe ne bark.Ky sipas specialisteve eshte nje zbulim unik per gjithe Evropen Juglindore.
Pjesmarrja, ne perurimin e muzeut,e prefektes se Korces zonjes Elfrida Zefi,tregoi per rendesine qe ka ky muze per rajonin.Per ndertimin e tij u investuan 5 miljon leke nga Qendra Nderkombetare e Arkeologjise Shqiptare.Arkitekt i ndertimit te muzeut eshte zoti Kliti Kallamata ne te pervec skeleteve jane vendosur edhe nje pjese e mire prej 3500 objekteve qe u gjeten gjate germimeve.Per skeletet dhe per objektet,nje prej punonjeseve te British Museum qe mori pjese ne germime dhe ne studimin e materialeve, eshte shprehur:”Ketu ka gjetje te cilat edhe muzeu yne do ti kishte zili.”

Ky muzeum mund te ishte peruruar me pare ,por ne muajin nentor te vitit 2006,kryetari I komunes se Mollajt, Alfred Xhemo,per interesat e tij elektorale,shumen prej rreth 50 miljon lekesh per ndertimin e 300 metrave rruge,qe te comn nga rruga nacionale ne tume,e transferoi ne menyre te paligjeshme diku tjeter.

-Erget Cenolli

• Korcė-Kėrkohet spital i posacėm pėr tė sėmurėt psiqikė nė rritje

Ngritja e njė qendre shėndetėsore, tė specializuar pėr trajtimin e tė sėmurėve mendorė, ėshtė para si njė domosdoshmėri pėr rajonin juglindor tė Korcės,ku vihet re njė numur relativisht i madh personash me sėmundje mendore.Ilia Jatagani drejtor i spitalit rajonal tė Korcės, thotė se Organizata Botėrore e Shėndetėsisė ėshtė alarmuar nga shifrat e tė sėmurėve tė shumtė me probleme mendore nė rajonin juglindor tė Shqipėrisė,ajo ka vendosur tė financojė ngritjen e njė spitali tė posacėm pėr kėtė kategori tė sėmurėsh. Fakti qė njė pjesė e madhe e tė sėmurėve mendorė,qė trajtohen nė spitalin psiqiatrik tė Elbasanit dhe treguesit nė rritje tė numrit tė tė sėmurėve mendorė nė rajonin e Korcės, kanė bėrė qė tė mendohet seriozisht pėr ngritjen e njė spitali qė do tė trajtojė kėta tė sėmurė. Sipas tė dhėnave nga burime tė spitalit rajonal, aktualisht janė vėnė nė dispozicion katėr dhoma nė senatorimun e kėtij qyteti, dhe ėshtė duke u kualifikuar stafi mjekėsor qė do tė shėrbejė nė tė. Janė parashikuar qė nė shėrbimin pėr tė sėmurėt mendorė tė pėrfshihen 2 mjekė dhe 5 inferimierė qė do tė punojnė nė kėtė qėndėr,ndėrsa e gjithė qėndra do tė ketė 9 punonjės qė do tė jenė nė shėrbim tė kėtyre tė sėmurėve. Kėshtu 2 mjekė, 5 infermierė, 1 psikolog dhe njė punonjėse sociale janė ajo cka pėrmbledh kjo qėndėr e cila brenda njė viti do tė shkojė drejt modernizimit dhe kthimit tė saj nė njė spital psikiatrik. Nga tė dhėna tė rezervuara mėsohet se 2% e popullsisė nė rajonin e Korcės ka probleme mendore duke nisur nga depresionet e lehta dhe ato mė tė rėnda Sipas specialistėve shkak i kėsaj situate qė vjen gjithmonė nė rritje janė klima malore e zonės dhje mungesa e jodit nė tė, nė ndryshim nga zonat bregdetare.
Faqja Kryesore
Fajqa Tjetėr >>
<< Faqja E Kaluar
korcanews030002.jpg
Arkiva
Rreth Nesh
Shitje
Faqja Roze
Kafja e Intelektualeve
Editorial
Intervista
Reportazhe
Histori
Portrete
Foto e Javes
Dhoma e Lajmeve