Sociale
Kulture
Sport
Faqja Kryesore
korcanews023004.jpg
Arkiva
Rreth Nesh
Shitje
Foto e Javes
Faqja Roze
Kafja e Intelektualeve
Dhoma e Lajmeve
Editorial
Intervista
Reportazhe
Histori
Portrete
Fajqa Tjetėr >>
• Fryma fetare, shkak per pėrcarje nė PS Korcė.

Korcė(19.XII.2007)- Fryma fetare qė pėrcjellin disa prej drejtuesve aktualė nė degėn e PS nė Korcė, rrezikojnė pėrcarjen e kėsaj dege.Ecuria jo e mirė e funksionimit tė kesaj dege, ėshtė ngritur si shqetėsim nė mbledhjen e Asanblesė sė degės sė kėsaj partie tė zhvilluar njė ditė mė parė nė tė cilėn mori pjesė edhe deputeti pėr qytetin e Korcės Ben Blushi. Njė rend dite qė ishte parashikuar tė trajtonte problemet organizative, ėshtė shėndruar nė debate dhe shigjetime pėr disa nga krerėt lokalė tė PS, pasi ėshtė ngritur si rrezik i pėrcarjes tendenca pėr grupime fetare nė myslimanė dhe ortodoksė.Mesohet se nė kėtė mbledhje kryetari i PS pėr Qarkun e Korcės Muharrem Meko,nuk ka qene i pranishem. Mėsohet se Blushi i ka konsideruar si " kriminale" pėr PS-nė, veprimet e kreut lokal tė PS-sė pėr Qarkun dhe tendencat e tij,qė tė grumbullojė rreth vetes,drejtues me pėrkatėsi fetare myslimane.Si rast i kėsaj tendencė ėshtė pėrmedur pėrpjekja pėr mėnjanim tė drejtuesit lokal tė PS, pėr qytetin e Korcės,Artan Loci.Blushi ka kėrkuar gjithashtu,qė tė mos abuzohet me emrin e tij apo tė drejtuesve tė tjerė tė lartė tė PS,sikur kėta pėrkrahin me mesazhe dhe nė prapaskene njėrin apo tjetrin drejtues.Debatet nė Asamblenė e degės sė PS nė Korcė janė nxitur edhe mė shumė nga njė peticion,anonim,peticion ky qė,nė esencė sjell pėrcarje mbi baza fetare dhe grupimesh pro Nano dhe pro Rama.Njė prej socialistėve,qė ka mbrojtur kėtė peticion, kryetar organizate nė qytetin e Korcės, ka kėrkuar qė tė mos hapen problemet e brendėshme qė shqetėsojnė degėn e PS, me synimin pėr ti kaluar ato nga trajtimi nė Asamble. Por kjo ka nxitur njė reagim edhe mė tė ashpėr tė deputetit Ben Blushi, i cili mėsohet tė jetė shprehur se fryma fetare ėshtė ajo qė rezikon mė shumė pėrcarje nė PS.Nė mbledhjen e Asamblesė sė PS nė Korcė, ėshtė kėrkuar qė tė mos anashkalohen kėto prapaskena dhe tė jepen sqarime se kush fshihet pas tyre, nė mėnyrė qė tė arihet bashkimi dhe jo pėrcarja nė gjirin e socialistėve." Korca nuk ka shfaqur ndonjėherė probleme tė natyrės fetare tek drejtuesit e saj dhe antarėsia, pasi ner tė gjithė jemi nė lidhje farefisnore e miqėsore ortodoksė dhe myslimanė , prandaj i kėrkoj drejtuesve aktualė tė mos spekulojnė me kėto cėshtje mjaft delikale" u shpreh nė mbledhje deputeti Blushi.
• Korcė(28.XII.2007)-Bashkia financon pėr dekorin festiv tė qytetit.

Burime zyrtare tė bashkisė sė Korcės, i bėnė tė ditur se rreth 30 mijė euro,nga fondi i saj dhe nga kontributi i biznesit vendas,pėr tė krijuar njė dekor ndricimi nė qytet,me rastin e festave tė fundvitit. E vecanta e kėtij investimi kėtė vit, nuk qėndron thjesht tek interesimi mė i madh i bashkisė pėr tė shpenzuar nė dekorin zbukurues tė qytetit,por nė mėnyrėn e krijimit tė kėtij dekori ndricues.Tela me llamba ndricuese janė hedhur nė formė velloje nė pemėt e bulevardeve tė Korcės,duke i dhėnė pamjen e njė tuneli ndricues mbrėmjeve. Sipas burimeve bashkiake,Ndėrmarja e Shėrbimeve Publike ka punuar pėr tė shtrirė rreth 20 mijė metra linear tela ndricues nė dy bulevardet kryesore. Ndėrkaq kėtė vit,dekori festiv ėshtė shtrirė edhe nė rrugė dytėsore tė qytetit tė Korcės,pėr tė krijuar njė atmosferė festive nė pjesėn mė tė madhe tė tij. Krahas gjetjes sė kėtij viti pėr zbukurimin me drita, janė vendosur nė sheshet kryesore tė qytetit edhe 6 bredha zbukurues, njė prej tė cilėve,i sjellė nga malet e Leskovikut, ėshtė vendosur nė sheshin para teatrit.
<< Faqja E Kaluar