Sociale
Kulture
Sport
Faqja Kryesore
korcanews002008.jpg
Arkiva
Rreth Nesh
Shitje
Foto e Javes
Faqja Roze
Kafja e Intelektualeve
Dhoma e Lajmeve
Editorial
Intervista
Reportazhe
Histori
Portrete
Fajqa Tjetėr >>

I shumėkrkuari dhe greku mashtrues bjenė nė rrjetėn e policisė

 

Dy lajme nga Elona Bacelli

 

“Shėtiste” me xhepat plot me fishekė, arrestohet nga policia

 

Ne daten 06.11.2008, ne oren 16.50 eshte bere kapja e personit ne kerkim Shpetim Skender Hoxha, i datelindjes 13.04.1973, lindur dhe banues ne fshatin Sul te Devollit. Megjithese ky shtetas ishte person i cili paraqeste rezikshmeri per efektivat e policise, pasi levizte i armatosur, me masat e mara dhe organizimin e mire te sherbimeve, u be e mundur realizimi i kapjes  se tij. Shpetim Hoxha ishte  shpallur ne kerkim pasi ishte denuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor Korce me 12 vjet heqje lirie per vepren penale te “Prodhimit dhe shitje te narkotikeve” te parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal. Ne momentin qe ky shtetas eshte kapur i eshte gjetur dhe sekuestruar nje arme zjari tip pistolete, si dhe 39 cop fisheke, te cilat i mbante pa leje. Jane kryer veprimet proceduriale dhe per vepren penale te “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje te armeve luftarake dhe municioneve” parashikuar nga neni 278 i K.Penal dhe materialet do ti kalojne Prokurorise te Rrethit Gjyqesor Korce per hetime te metejshme.

 

Arrestohet greku mashtrues

 

Ne daten 06.11.2008 eshte bere arestimi ne flagrance i shtetasit Janis Papadhjas, i datelindjes 01.02.1950, lindur dhe banues ne Livadhja te Greqise, me shtetesi dhe Kombesi Greke. Arestimi i tij u be pasi ky shtetas i ka mare nje sasi prej 20 ton qymyri, nje shtetasi shqiptar kundrejt nje shume prej 6000 EURO, te cilit nuk i ka dhene sasine e eurove. Jane kryer veprimet proceduriale per vepren penale te “Mashtrimit” parashikuar nga neni 143 i K.Penal.

 

Kapet i kerkuari i denuar me 20 vjet burg

Nga Elona Bacelli

 

 Ne oret e para te mengjesit te dates 30.10.2008, pas informacioneve shume te sakta dhe punes se mireorganizuar, nga efektivi i Komisariatit te Policise Devoll ne bashkepunim dhe me efektivin e Drejtorise te Policise te Qarkut Korce, eshte bere kapja ne banesen e tij,  e personit ne kerkim Ilir Halil Qose, i datelindjes 25.01.1970, lindur dhe banues ne Devoll. Ky shtetas ishte shpallur ne kerkim pasi me vendim te Gjykates te Rrethit Gjyqesor Korce ishte denuar me 20 vjet burg per vepren penale te “Vjedhjes me pasoje vdekje e kryer ne bashkepunim”, veper kjo e parashikuar nga neni 141 dhe 25 te K.Penal te cilen e ka kryer ne daten 04.11.200 ne fshatin Kapshtice te Devollit. Po kryhen veprimet e nevojshme proceduriale per transportimin e te denuarit ne burgun e sigurise se larte per vuajtjen e denimit.

Korēė-Orė mėsimi pėr Kongresin e Manastirit

 

-Pėr herė tė parė nxėnėsit e fshatit Vloēisht, shfrytėzojnė internetin pėr gjetjen e litraturės shtesė nė pasurimin e njohurive-

 

Ditėt e fundit nėn drejtimin e mėsuesit, tė gjuhės dhe letėrsisė shqipe Erget Cenolli, nė fshatin Vloēisht (7-8 km larg qytetit tė Korēės, nė aksin rrugor Korēė- Pogradec), u zhvillua projekti kurrikular me temė: “Udha e gjatė e shkronjave shqipe”. Pėr tė gjithė ata qė kanė pak njohuri nė kėtė fushė sqarojmė se, projkti kurrikular ėshtė futur kohėt e fundit nė hapėsirėn e orėve tė lira qė MASH ka lėnė brenda programit mėsimor vjetor, pėr t’i lėnė dorė tė lirė veprimtarisė krijuese tė vetė mėsuesit. Projekti zhvillohet mbi njė temė pėr tė cilėn teksti mėsimor ka pak lėndė.

Pėr shkak tė momentit historik, mėsuesi Cenolli, mendoi tė zhvillonte temėn e mėsipėrme me dy klasa tė nėnta qė ka kjo shkollė. Tema ishte ndarė nė 3 nėntema:

a)Nga Formula e  Pagėzimit tė Pal Engjėllit tek Mėsonjtorja e Parė Shqipe.

b)Tė gjithė mblidhen nė Manastir.

c)Zemra e ēdo shqiptari kėndon pėr gjuhėn shqipe.

Pėr kėtė temė u shfrytėzua njė literaturė e gjerė si:

“Shqiptarėt dhe probemi pellasgjik” e prof. Spiro Konda

“Meshari i Gjon Buzukut “ transkripturar dhe transliteruar prej prof. Eqerem Ēabej

“Shkrimet shqipe nė vitet 1332-1850” e prof. Dh. Shuteriqi

Si edhe materiale te tjera nga interneti.

Gjatė periudhės parapėrgatitore dhe gjatė orėve tė mėsimit u pa njė interesim i paparė i pjesėės dėrmuese tė nxėnėsve.

Pėr herė tė parė materiale nga interneti

Ishte hera e parė qė nxėnėsit e kėsaj shkolle shfrytėzonin materiale nga interneti pėr njė orė mėsimi. Ndonėse nė fshatin e tyre nuk ka internet ata udhėtuan pėr 5-6 km nė drejtim tė qytezės sė Maliqit pėr tė gjetur njė internet café qė tė mund tė doėn lodonin materialet e kėrkuara. Kėshtu ata qė deri para pak kohėsh nuk kishin idenė e internetit, ngritėn velat pėr  lundrim nė njė det tė paanė e pafund. Ky lundrim i fillluar sot patjetėr do tė jetė i mbarė, pasi ngriti velat nga njė liman i lavdishėm i historisė sė popullit tė tyre, siē ėshtė ai i Kongresit tė Manastirit.

 

Ngawww.korcanews.com