QYTETËRIMI ILIR NË TREVËN E KORÇËS
Dimensioni i tretë i Aleko Ballaurit.
Proza e paraqet Ballaurin si krijuesin më të plotë, të viteve të fundit, në qytetin tonë.
Korçë -Dy libra me tregime kanë hyrë, muajt e fundit, në listën e parapëlqyer të lexuesit korçar. Këto dy libra mbajnë emrin e të njëjtit autor, Aleko Ballauri. Njëzet vitet e fundit Ballauri ka qënë shumë i pranishëm dhe aktiv në lëmën e letrave shqipe. Së pari ai u paraqit, që në fillim të viteve’90 e në vazhdim , si një përkthes i pjekur dhe plot talent, duke përkëthyer poetët dhe prozatorët më në zë të Lindjes dhe Perëndimit. Kulmin e mjeshtërisë si përkthyes në 5 variante një prej kryeveprave të letërsisë botërore poemë ”Korbi” të Edgar Alan Poe-s.
Herë pas here ai botoi edhe poezi të tij të cilat shquhen për një origjinalitet figuracionin e pasur që afrojnë.
Me botimin e vëllimeve “Valsi i lumturisë” dhe “Hija e shkrimtarit”, prof. Aleko shfaq edhe dimensionin e tretë të tij; atë të prozatorit. Toni i shtruar narativ, me mbyllje shpesh herë të papritura, ala O’Henry, e bejnë prozën e Ballaurit të këndëshme dhe tërheqëse në lexim. Fundi i secilit prej këtyre tregimeve të fust shpesh në mendime dhe të sugjeron disa ide shumë të vlefshme për jetën.
Duke e mbyllur mund të themi se me shfaqjen e dimensionit të tretë, atë të prozatorit, Aleko Ballauri plotëson vigurën e tij si krijuesin më të ploëtë dhe më prodhimtar të viteve të fundit, në qytetin e Korçës.
Dr.SKËNDER ALIU
Përpjekja për të paraqitur këtu disa nga vlerat e qytetërimit ilir të Korçës, mbështetet në të dhënat arkeologjike dhe në dëshmitë që trashëgojmë nga burimet e shkruara.Pellgu i Korçës,së bashku me pllajën e Kolonjës e zonën e liqeneve të Prespës e të Ohrit,përbëjnë një rajon fiziko-gjeografik të përbashkët në Shqipërinë Juglindore,me florë dhe faunë të pasur,me terrene të përshtatshme për bujqësi e blegtori,me ujëra të bollshëm për peshkim,me pozitë kyçe në kryqëzimin e rrugëve që të çojnë në brigjet adriatiko-egjeane.Kultura materiale e shpirtërore e krijuar nga brezat që jetuan këtu gjatë mijëvjeçarëve,ishte krejtësisht e panjohur deri në vitet 60 të shekullit tonë.Ishin punimet për zgjerimin e kanalit pranë urës mbi lumin Devoll në Maliq,ato që zbuluan rastësisht gjurmët e para të një vendbanimi palatit (mbiujor) e që nxitën arkeologët për të filluar gërmimet sistematike në gusht 1961,të cilat vazhduan me fushata për 10 vjet. Në përfundim të këtyre gërmimeve, u përfituan materiale e të dhëna të shumta me shtrirje kohore të pandërprerë, nga neoliti i vonë 2800-2700 p.e.s e deri në fillimet e shek IX p.e.s. Përmes gërmimesh të tjera gjatë këtyre tridhjetë e pesë vjetëve, janë gërmuar e lokalizuar me dhjetra vendbanime të hapura e të fortifikuara me mure e mjaft varreza tumulare e të dysta. Studimi i materialeve të zbuluara në stacionin e Maliqit, vendbanimin e shpellës së Trenit, tumat e Barçit e Kuçit të Zi, nga arkeologët e mirënjohur F.Prendi, M.Korkuti e Zh.Andrea,kanë sjellë argumente bindëse, që provojnë se Shqipëria Juglindore me qendër pellgun e Korçës, përfaqëson një nga vatrat kryesore e më në zë të qytetërimit prehistoric, jo vetëm brenda vendit, por edhe në rrafshin ballkanik e më gjërë.Vendin parësor lidhur me qytetërimin ilir e zenë, padyshim, materialet e shumta të përfituara nga shtresëzimet e epokës së bronzit (gjithë mijëvjeçari i dytë p.e.s) e dy shekujt e parë të epokës së hekurit, të zbuluara në vendbanimin shumështresor të Maliqit. Ato përbëjnë felbin e argumenteve për të treguar se ilirët nuk ishin formuar në një vatër jashtëballkanike e të ardhur, si mendohej më parë, por një popullsi vendase. Prania e qeramikës së zbukuruar me spruce e shirita të gropëzuar në shtresat kulturore të bronzit të hershëm të Maliqit (IVII..IIIab) 2200-1800 p.e.s, është shpjeguar nga arkeologët tanë e të huaj me dyndjen e madhe indoevropiane.Ndonëse të shumtë në numër,blegtorët pontikë që hynë në Shqipërinë Juglindore nëpërmjet Maqedonisë,nuk e zhdukën popullsinë vendase eneolitike,por bashkëjetuan e krijuan një substral të ri etnokulturor,prej të cilit e ka zanafillën proçesi i gjatë i burimit të qytetërimit ilir.Në një vështrim të përgjithshëm,gjatë bronzit të mesëm e sidomos, në bronzin e vonë, si rezultat i një zhvillimi të brendshëm vihet re një ecuri e dukshme ekonomiko-shoqërore,krijohen bashkësitë fisnore patriarkale,ngrihen varreza turmulare,shpesh me një varr qëndror për një të pirë të familjes ose fisit (varri qëndror i tumës së Barçit,datuar në bronzin e hershëm dhe ai i tumës së Rehovës në bronxin e vonë), që përbën ritin kryesor të varrimit për ilirët në përgjithësi.Vlerat e qytetërimit ilir të Korçës në veçanti e të Shqipërisë Juglindore në përgjithësi,bëhen të dukshme sidomos për bronxin e vonë,shek XV –XII p.e.s e në periudhën e kalimit për në hekur,kur metali hyn gjerësisht për prodhimin e veglave të punës,armëve e stolive trupore.Një dukuri e tillë besojmë se kushtëzohej për rajonet e Shqipërisë Juglindore,nga prania e mineralit të bakrit në Rehovë të Vithkuqit dhe së dyti nga tradita që e ka zanafillën që nga epoka eneolitike (2500-2100)p.e.s,po të kujtojmë këtu daltat prej bakri e grepat e peshkimit,të zbuluara në Maliq të Korçës e në Kamnik të Kolonjës.Është me interest ë përmendimgjithashtu se gërmimet e varrezave turrulare në rrethin e Korçës(dy turna në Barç e dy të tjera në Kuç të Zi),të Kolonjës (Prodan,Rehovë,Psar,Shtikë,Luaras)kanë rritur ndjeshëm njohuritë tona për kulturën ilire të bronzit të vonë e të epokës së hekurit në përgjithësi.Vendin kryesor në tërësinë e këtyre gjetjeve e zënë enët një e dy vagjake,enët dyshe e treshe,ato me vegje biforate,apo enët me tre qafa me trup e vegje të përbashkët,që shquhen për përsosmërinë e formës,zbukurimin me pikturimet me motive gjeometrike-lineare,që përcaktojnë veçoritë specifike të grupit ilir juglindor ose të quajtur ndryshe “devollit”,krahas unitetit me grupin iliro-verior “Mat-Glasinac”.Dukuritë e tjera,të cilat shquhen shpesh për karakterin kryesor të bartësve,janë prodhimet e shumta prej bronzi,argjendi,hekuri,qelibari kockë e briri etj.Si të tilla,vlen të përmendim,krahas armëve (shpata,kama,heshta,thika),stolitë e shumta kryesisht prej bronzi si:gjilpërat e gjata, fibulat gjyslykore,varëset me karakter ritual etj,të cilat,me veçoritë tipologjike e të larmishme të formës,pavarësisht nga impulsimet e para,nuk mund të dyshohet se janë prodhime të banorëve ilirë të krahinave juglindore të vendit.Duke i marrë së bashku këto dukuri,si fryt i zhvillimit të brendshëm,si factor parësor,të dhënat e tjera provojnë njëkohësisht se banorët ilirë të këtyre rajoneve ndjejnë nevojën për të qënë të hapur me fqinjët ballkanikë e më gjërë.Kjo nënkupton se pa një përparim ekonomik,shoqëror e të kulturës në aftësimin e shkallëzuar të banorëve ilirë,nuk mund të mendohej lidhja e intensifikimi i marëdhënjeve,sidomos me botën e qytetëruar të Egjeut…Natyrisht,pozita gjeografike e favorshme e Shqipërisë Juglindore,që nëpërmjet luginës së Haliakmonit (lumi Bistrica) e vinte atë në lidhje me Thesalinë,ashtu si afërsia me Maqedoninë,ku zbresin ujërat e Vardarit,që shërbente si rrugë drejt Danubit,kanë luajtur rol të rëndësishëm në këtë dëejtim.Përmes këtyre rrugëve,natyrisht kanë hyrë këtu objektet e importuara nga punishtet dytësore mikeniane të Thesalisë,që në shek XV p.e.s.Kësaj kohe i përkasin një enë balte e prodhimit me çark e tipit miken,e zbuluar në varrin qëndror të tumës së Rehovës,tetë copë pafta floriri nga të cilat gjashtë janë zbuluar nëpër varre të tumës së Rehovës,e dy në atë të Shtikës,të datuara në shek,XIII p.e.s.Si importe të drejtpërdrejta janë gjithashtu,themthorët prej floriri,enët e shumë fragmente qeramike të prodhimit me çark,të zbuluara në tumat e Barçit e në vendbanimin e Sovjanit,të datuara kudo në shek XII-X p.e.s.Me origjinë të herdhme euro-qëndrore janë quajtur gjithashtu,kategoritë e ndryshme të gjilpërave të gjata,fibulat e varëset gjyslykore,të pranishme në shumë varreza tumulare,të gërmuara në Korçë dhe Kolonjë,që kanë hyrë fillimisht që në shek XIII p.e.s.Këto marëdhënie e impulsime kanë luajtur një rol të rëndësishëm.Ato i kanë dhënë një nxitje të fuqishme zhvillimit ekonomik-shoqëror,por në asnjë rast ato nuk kanë ndryshuar karakterin etnik e pamjen e kulturës ilire.Tërësia e këtyre dukurive ndihmon për të pohuar se,si rezultat i zhvillimit të brendshëm parësor dhe i kontakteve të vazhdueshme me fqinjët u intensifikua (sidomos për fazën e parë dhe të dytë të hekurit) bujqësia,blegtoria,peshkimi, u përsos prodhimi i qeramikës për enët e përdorimit e të luksit,u zgjerua veprimtaria metalurgjike,u ndërtuan një varg fortifikimesh që kontrollojnë rrugëkalimet,të kushtëzuara me sa duket nga shqetësimet e dyndjeve egjeane të shek XIII-IX p.e.s.Qytetërimi ilir,merr vlera të reja të rëndësishme sidomos në periudhën arkaike ose paraqytetare në shek VII-V p.e.s.Kjo për faktin se në këtë periudhë të dhënat arkeologjike ballafaqohen me trashëgiminë e burimeve të shkruara.Duke iu referuar të dhënave të historianëve antikë,ndonëse në shumicën e rasteve janë lajme që ritransmetohen nga autorë të dorës së dytë,njihemi me emrat e fiseve e të qyteteve ilire të Shqipërisë Juglindore.Është Stefan Bizantini icili përmend një burim të marrë nga Hekateu,që bën fjalë për shek VI p.e.s dhe na njeh me emrin e fisit të dasaretëve.Sipas tij,ata kishin një qytet me të njëjtin emër e jetonin në atë zonë,brenda së cilës do të krijohej bërthama e parë e shtetit ilir.Në qoftë se në kuptimin historic ky burim nuk mund të quhet një pohim i sigurt,gërmimet arkeologjike në kalanë e Symizë (Korçë) e të Hollmit (Kolonjë),të Selcës së poshtme e Pogradecit (Pogradecit),ashtu si gërmimet në varrezat Kuç i Zi (Korçë),Borovës (Kolonjë) e Trebenishtë pranë Ohrit,kanë sjellë materiale e të dhëna të shumta.Këto materiale në tërësinë e problematikës së tyre,provojnë se kultura ilire e rajoneve të Shqipërisë Juglindore në shek.VI-V p.e.s kishte të njëjtën nivel zhvillimi me atë të krahinave fqinje ilire të Maqedonisë.Në vijim të këtij mendimi,na vjen në ndihmë prania e inportit Helen,fillimisht korintik e jonik e më pas,në shek V p.e.s,ai atik.Vështirësia që paraqiste tërheqja e importit grek nga punishtet kalkidikase për distancat e largëta,përshpejtoi proçesin e zejtarimit të qeramikës për të plotësuar kërkesat në rritje të konsumatorëve vendas.Kjo kategori qeramike e prodhimit me çark,në gjysmën e dytë të shek VI p.e.s,përfaqëson 50 për qind të prodhimit e riprodhon forma të traditës ose ato të importuara (Ojnohe skifos,kantarëgutus,kupa)etj.
Të njëjtën vlerë marrin zbukurimet trupore prej bronzi,të njëkohëshme e tipologjikisht të ngjashme me ato të maqedonisë Perëndimore,krahas kategorive të armëve të zbuluara nëpër varrezat e gërmuara (Kuç i zi II,Borovë).Heshtat e shtizat prej hekuri,shpesh nga dy deri tre copë për çdo varr,së bashku me shpatat e tipit “mahera”,hanxharët,kamat e sidomos përkrenaret,e disa objekte simbolike “Skeptra”,(shkopi i sundimtarit),paraqesin karakterin hoplit në përshtatje me kohën.Në vështrim të përgjithshëm,ato nuk janë armë të vetëmbrojtjes por një kompletim i sistemit të armatimit në funksion të aristrokracisë ushtarake.Tërësia e këtyre dukurive, mendojmë se janë kuptimplotë për të pohuar se disa nga vendbanimet e fortifikuara protourbane,në gjysmën e dytë të shek të V p.e.s shndërohen në qendra të rëndësishme zejtare e tregtare,të veçuara nga bujqësia e blegtoria me tipare qytetare.Vetëm kështu gjejnë mbështetje pohimet e Arjanit e Kurt Rufit për qytetin e Pelionit,i cili bëhet qëndra e rezistencës mbretërore të shtetit Ilir.Ky fenomen duhet të ketë ndodhur në fund të shek V p.e.s,po të kemi parasysh Tukididin,si një burim historik i besueshëm i cili bën fjalë për luftën e ilirëve kundër Maqedonisë në vitin 423 në përkrahje të lynkestëve.Ka të ngjarë,që në krye të këtij shteti të parë ilir të ishte mbret Sira,i cili ka qënë në konflikt e më pas lidhi marrëdhënie me Maqedoninë,sipas modeleve të kohës,duke martuar vajzën e tij Euridika me Amynten II,mbretin e maqedonëve e që njëri nga djemtë e saj ishte Filipi i Dytë,i ati i Aleksandrit të Madh.Fuqizimin më të madh ekonomik e ushtarak ky shtet e arriti në fillimet e shek IV p.e.s,kur mbret bëhet Bardhyli.Gjatë kësaj kohe ai u përfshi në konfliktin e gjatë me Maqedoninë,duke e detyruar atë pas fitores në vitin 393 të paguante një haraç vjetor.Sipas burimeve të shkruara,maqedonët u mundën nga ilirët në vitin 369 kurse në vitin 360 p.e.s lanë në fushën e betejës 4000 të vrarë e midis tyre mbretin Perdika III.Në vitin 359 p.e.s,siç thonë burimet,Bardhyli angazhoi në luftën kundër maqedonasve 10000 këmbësorë e 500 kalorës,aq sa kishte edhe Filipi i dytë i Maqedonisë,i cili,edhe pse e fitoi luftën,nuk i nënështroi ilirët.Përkundrazi,shteti ilir në kohën e sundimit të Klitit,si pasardhës i Bardhylit,vazhdon të marrë pjesë aktive në ngjarjet më madhore të kohës.Vetëm kështu mund të kuptohet fushata e Filipit në vitin 344 p.e.s kundër shtetit ilir,në një kohë kur Maqedonia kishte zgjeruar kufijtë drejt Trakisë e kishte nënështruar ushtarakisht gjithë Greqinë.Kështu duhet menduar për ngjarjet e vitit 335 p.e.s,kur Aleksandri i Madh para se të fillonte fushatën kundër persëve,për të patur prapavija të sigurta rrethoi Pelionin,e mundi ilirët të udhëhequr nga Kliti,i mbështetur nga Glaukia i taulantëve.Mbas kësaj ngjarjeje,me sa duket,territoret e Dasaretisë antike,u formua formacioni i parë shtetëror,i cili për afro një shekull zhvilloi një aktivitet të dendur,të shoqëruar me një përqëndrim të madh forcash e mjetesh,të nevojshme për t’iu kundërvënë Maqedonisë.Gjatë kësaj kohe u bë i mundur bashkëpunimi i forcave ekonomiko-shoqërore,si dhe përvetësimi i formave më të përparuara shoqërore e kulturore të kohës.Pa pretenduar të përcaktojmë kufijtë e shtrirjes brenda Dasaretisë antike,e cila përbënte territorin qëndror të këtij shteti,këtu hynin:Pellgu i Korçës e fusha e Devollit,që lidhen nëpërmjet grykës së Cangonjit.Pllaja e Kolonjës,e veçuar vetëm nga pragu i Qarrit,zona e liqeneve të Prespës,që lidhet përmes qafës së Zvezdës dhe territoret përreth liqenit të Ohrit,që ndahet nga kodrat e buta të Grabovicës.Brenda kësaj bërthame qëndrore të shtetit ilir,që pati për kryeqendër Pelionin,duhet gjurmuar për të lokalizuar kështjellat e qytetit,emrat e të cilave i njohim nga burimet historike si Bantia i Kaloikenëve,Orgesa i Pisantinëve,Enkelana Bojoja,Lyhnidi,Kerakën,Sationin,me sa duket rreth i liqenit Lyknid apo Kadrionin,Kreonin,Gerunin etj,diku në Gorë apo Mokër e në kodrat përreth fushës së Korçës e pllajës së Kolonjës.Në mbyllje dëshirojmë të vemë në dukje se lokalizimi i këtyre qyteteve e,veçanërisht i Pelionit si kryeqendër,do të ndihmojë për të sqaruar më mirë ngjarjet historike e politike që të bëjnë me Desaretinë.Përpjekjet nuk kanë munguar,por mendimi (N.Hamond) se Pelionin duhet ta kërkojmë në Gorricat e Trenit,nuk gjen mbështetje arkeologjike,argumentet që sillen për Selcën e poshtme (N Ceka),sidomos prania atje e varreve monumentale,janë bindëse e të qëndrueshme,por ende jopërfundimtare.Prandaj ne mbështesim hipotezën e ngritur (Sh.Gjonkecaj) mbas studimit të thesarit të zbuluar rastësisht brenda mureve të Kalasë “Hija e Korbit” në Klocë.Kjo edhe për faktin tjetër se gjetjet sipërfaqësore,ndonëse të rralla,të nxitin për të ndërrmarrë gërmime,duke shpresuar se,ashtu si ka ndodhur me qytetin e Dimalit (Berat) e të Antigonesë në (Gjirokastër),mundet gjatë gërmimesh,të zbulohen materiale epigrafike për të thënë fjalën përfundimtare për këtë problem me rëndësi.
Super Ushqimet
Pasuritë e mëdha ushqyese të arrës.
Nga Carley Eder
Më shumë se kurrë më parë, shkencëtarët sot janë të bindur në lidhje me përfitimet ushqyese të arres. Çdo arre qe juve hani përmban sasi të pasura me vitamina, acide phenolike, tannine, dhe flavonoide, gjithashtu dhe permbajtjes te tjere vështirë për tu gjetur ne ushqimet e tjere si acidet omega-3 yndyrore, me pothuajse 90% e phenoleve te gjetura në lëkurën e arres.
Ky grup komponentesh kontribon për shëndetin e zemrës, punon në parandalimin e kancerit, ndihmon ne luftën kunder diabetit, përmirëson funksionin njohëse te trurit, dhe ndihmon per te patur një natë gjumë me të mirë.
Ndërsa llojet e tjera te familjes se arres kanë provuar të jenë jashtëzakonisht te dobishëm për shëndetin tuaj, studimet tregojnë se të hash një dore me arra përmban antioksidantë pothuajse dy herë më shumë se një shumë ekuivalente e llojeve të arrave të tjera.
Nje grusht me arra permban pothuajse dy here me shume antioxidante krahasuar me llojet e tjera te familjes se arres.
Pak histori
Arrat janë farat e ngrënshëme nga pemët e gjinise se Juglans. Pemët e arres janë kultivuar për mijëra vjet, ne tre lloje kryesore: arra angleze (ose ajo Persiane), arre e zezë dhe e bardhë. Arra angleze është lloji më i konsumuar me gjerësisht në Shtetet e Bashkuara. Kjo arre e ka origjininen në Indi dhe në rajonet përreth Detit Kaspik. Romakët e lashtë e sollen arren në shumë vende evropiane, ku nga ana tjetër ata u sollën në Amerikën e Veriut me anë të anijeve tregtare nëpermjet tregetareve angleze, duke fituar kështu nofkën, "arra angleze". Aktualisht, Kina është prodhuesi më i madh i arrave në botë, dhe Shtetet e Bashkuara vijne ne vend te dyte.
Dobitë
“Doctrine of Sgnatures” është një filozofi e vjetër që thekson se paraqitja e një ushqimi mund të na tregoje se çfarë pjesë të trupit ushqyen. Megjithese kjo eshte thjesht nje filozofi e moçme në shumë raste, në rastin e arres duket te jete e vertete. Për shembull, një arre e thyer ngjason shume me trurin e njeriut, dhe kështu ndodh që arra mund të përdoret për të trajtuar lëndime të trurit dhe të përmirësojë funksionin njohës te tij, kjo është arsyeja pse arra është përmendur si "ushqim i trurit”. Arsyeja qe arrat janë kaq te mira për shëndetin e trurit është përqendrimi i lartë i acideve yndyrore omega-3 ne te. Truri i njeriut përmban më shumë se 60% te yndyrës strukturore, dhe për qelizat e trurit të funksionojnë siç duhet, yndyrnat omega-3 duhet të jenë një komponent kryesor. Dieta e perditshme amerikane është ne deficit te madh të të gjitha llojeve të omega-3. Hulumtuesit kane arritur ne konkluzion se rreth dy të tretat e amerikanëve kanë mungese të plote në omega-3 te acideve yndyrore.
Një studim i bërë në Universitetin Purdu ka treguar se fëmijët me një përqendrim të ulët të omega-3 te acideve yndyrore kanë rrezik më të lartë për të qenë hiperaktive, kane çrregullime në të mësuar, dhe shfaqin mangesi ne sjelljen e tyre. Ka qindra studime shkencore domethenese qe lidhen me problemet lidhur me mangësine e omega-3.
Përbërësit e tjerë të familjes së arrës.
Ndërsa arra mund të jetë nga me te shendetshmet ne familjen e arrave, speciet e tjera te familjes se arrave janë jashtëzakonisht te dobishëm për të mbajtur një mënyrë jetese të shëndetshme.
Bajamja
• Bajamet sigurojnë shumë përfitime shëndetësore dhe janë më të dobishme për të mbajtur zemrën të shëndoshë, duke ulur rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe uljen e cholesterolit.
Pecan (e ngjashme me arren por pak me e vogel).
• Pecans janë të ngarkuar me antioksidantë që kontribuojnë në uljen e presionit të gjakut si dhe ndihmojne për të parandaluar fillimin e cancerit te gjirit dhe të prostatit.
Lajthia
• Lajthite jane jashtëzakonisht te lartë me vitamine E, një nga burimet më të mira natyrore, qe ndihmon formimin e qelizave te kuqe te gjakut, formimin e muskujve, dhe të indeve.
Festekët
• Festekët janë një lloj arrë me kalori të ulët qe promovon shëndetin e zemrës. Ato përmbajnë dy lloj carotenoides unike që nuk gjenden në arrat e tjera. Këto janë antioksidantë mbrojtës lidhur me shëndetin e syrit dhe uljen e rrezikut për zhvillimin e degjenerimit makular e lidhur me moshimin e njeriut.
Dobitë kardiovasculare
Aspekti më në thellësi i hulumtimeve të vlerave ushqyese te arrave ka qenë ajo e përfitimeve qe arrajep ne sistemin e zemrës dhe të qarkullimit të gjakut. Ata kanë pasur një ndikim shumë të favorshem në reaktivitetin e enëve të gjakut, e cila është aftësia e enëve te gjakut tonë për t'iu përgjigjur stimujve në një way. Arrat përmbajnë sasi të larta të alfa-linolenic acid, apo ALA, e cila është një kontribues i madh për shëndetin e zemrës ndikues ne hollimin e gjakut, reduktimin e rreziqeve të mpiksjes se gjakut, dhe parandalimin e atakut të zemrës.
Një studim nga Jurnaly i Nutrinave Klinike publikuar ne SHBA, shqyrtuan përfitimet shëndetësore te zemrës nga arra në 365 pjesëmarrës, të cilët ishin të monitoruar gjatë kontrollit gjate ushqimit te tyre gjate periudhes kur u shtua arra ne ushqimin e tyre. Rezultatet treguan një rënie të konsiderueshme të kolesterolit dhe te densitet të lipoprotein (LDL)
Nga një studim i kryer në Klinika e Lipideve në Barcelonë, Spanjë, 21 burra dhe gra me kolesterol të lartë u është dhënë një dietë: 1) e rregullt me kalori te ulëta, 2) një diete ku një e treta e yndyrave mono-un saturated
u zëvendësuan me arra. . Së bashku me zvogëlimin e nivelit të kolesterolit, u gjet qe arra ndikoi në rritjen e elasticitetit se arterieve me 64% dhe uli nivelin e qendrueshmerise te qelizave vaskulare, një koeficient kyç në zhvillimin e arteriosklerozës, apo forcim i arteries.
Dobitë Anti Kanceroze
Duke parë se ka sasi të tilla të larta të antioksidantëve dhe ushqyesve gjetur në arra, nuk është e çuditshme se hulumtimet kane treguar se ngrenia e arrave mund të ndihmojë kundër kancerit. Një formë e vitaminës E e quajtur gama-tocopherol, gjenden me bollëk të lartë në arra, është gjetur qe ndihmon në luftën e cancerit te gjirit, të prostatit, dhe kancerit te mushkërive. Gjithashtu, arra ndikon shume në reduktimin e nivelit te endothelin, një perberes që rrit inflamacionin në enet e gjakut. Burrat me kancer të prostatit kanë nivel të larte të endothelin, kjo ka shtyre edhe me tej qe te jene bërë kërkime të mëtejshme në marrëdhëniet ndërmjet arres dhe prostatit.
Një studim i kohëve të fundit në Universitetin e Kalifornisë kane ekzaminuar efektet e arres tek minjte me kancer të prostatit. Shkencëtarët ushqyen me arra minjte, dhe pas 18 javësh ata zbuluan se minjtë të cilët konsumuan një sasi ekuivalent të njeriut prej 2.4 ounces (~68 gram) në ditë, rezultoi rritje të tumoreve me te ngadalte, duke ulur rritjen e kancerit në 40%
Acidet yndyrore omega-3, së bashku me phytosterols në arra kanë provuar që ndihmojnë në frenimin e rritjes se tumorit ne kancerin e gjirit. Sipas studiuesit W. Elaine Hardman, PhD, nga Universiteti Marshall i Mjekësisë, "phytosterols lidhen me receptorët e estrogjenit, kështu që ata do të ngadalësonin rritjen e kancereve të gjirit." Në një studim të bërë nga Hardman, një grup minjsh ushqyer ne një dietë ditore ne sasi ekuivalente prej 2 ounces (~56 gram) me ate te njeriut, dhe një grup tjetër minjsh ushqyer me një dietë të rregullt knkludoiqe: minjte që hanin arra kishin një incidencë shumë më të ulët të tumoreve të gjirit, duke ngadalësuar rritjen e tyre gjysem per gjysem.
Dobitë ndaj diabetit
Rritja e konsumimit te arrave ka vertetuar gjithnjë të ndihmoje njerëzit me diabet te tipit 2. Studimet kanë treguar se marrja e përditshme e arres ofron përfitime të rëndësishme në matjet e ndryshme të funksionimit te enëve të gjakut. Një studim në Universitetin Yale moren 24 të rritur me diabet te tipit 2 dhe u dhane te konsumojnë 2 ounces (~56 gram) arra së bashku me dietën e tyre të rregullt. Pas 8 javësh, qarkullimi i gjakut dhe funksioni endotelial, që është një parashikues i fuqishëm i rrezikut kardiovaskular, u permiresua në mënyrë të konsiderueshme.
Mbrojtja në shëndetin e kockave
Acidi Alfa-linolenic (ALA) është omega-3 yndyrë kjo e gjetur në arra ka treguar një aftësi të shquar për të promovuar shëndetin e kockave. Në një studim të kryer nga hulumtuesit në Penn State University, 23 pjesëmarrës ishin ushqyer 4 dieta të ndryshme ne periudhe prej 6-javesh, njëra prej të cilave ishte e lartë ne-ALA. Pas çdo segment te studimit, pjesemarresit u testuan për nivelet e N-telopeptides, një shënues e kocke-thyerrjes. Rezultatet treguan se në dietën ditore e përbërë nga niveli i larte i ALA, numerimi i N-telopeptides pati ulje te thelle.
Menaxhimi i peshës.
Pavarësisht nga shumëllojshmëria e përfitimeve shëndetësore qe arra ofron, shumë njerëz qëndrojnë larg tyre për shkak të frikës që ngrenia e tyre mund te ndikoje ne shtimin ne peshe. Në fakt, studimet kanë treguar se këto shqetësime janë të pabazuara dhe arra ne të ndihmon si një mjet i madh për menaxhimin e peshës. Në vitin 2001, Loma Linda Universiteti krey një studim që ka gjetur se konsumi i rregullt i arres nuk çon ne rritjen e peshës ndër pjesëmarrësve. Studimi përbëhej nga 10 njerëz të cilët vuanin nga kolesterol të lartë. Gjatë një periudhe gjashtë javore, burrat të cilit përfshine arrat ne dietat e tyre tregoi një rënie prej 6% në LDL cholesterol.
Kujdes: Ndërsa arrat siguruar përfitime të dokumentuara shëndetësore, ato janë shumë të larta në kalori. Kjo do të thotë që ju duhet të përfshini arrat në ushqimin tuaj normal dhe te mos i përdorini si nje vakt me vete. Nëse dikush ha arra per qellimin e marrjes se kalorive te teperta kjo mund të sabotoje programin qe mund te keni per menaxhimin e peshës. Mënyra më e mirë për të përfituar nga arra është që të hani nje sasi te caktua arrash duke mos mbikaluar sasine total te kalorive ditore.
Perkthyer nga Valbona Cenolli
Klikoni ne link me poshte te shikoni artikullin origjinal.
http://www.lef.org/magazine/mag2011/aug2011_Walnuts-A-Wealth-of-Health-Found-in-Walnuts_01.htm?source=search&key=walnuts

Kimikatet e trurit të lidhura me shëndetin fizik dhe emocional
Nga Paul Meier, M.D.
Serotonina është kimikati më i rëndësishëm në tru. Ju nuk mund të hani apo të tretni serotoninë, dhe nuk mund ta merrni me injeksion. Zoti na krijoi në formë të tillë, që vetëm truri mund të prodhojë serotoninë. Ajo rrjedh në sinapset (hapësirat) midis 40 miliard qelizave tona trunore dhe nervore. Këto qeliza kanë zona riabsorbuese që e përthithin serotoninën për ta mbajtur në ekuilibër. Nëse keni sasinë e duhur të serotoninës në sinapset e qelizave të trurit, jeni të mbushur me dashuri, me gëzim, me paqe, me durim, me butësi, me qëndresë, dhe me energji gjatë ditës, dhe me gjumë të shkëlqyer gjatë natës.
Kështu, do të keni më pak dhimbje. Ilaçet më moderne që ndihmojnë mbajtjen e serotoninës në ekuilibër janë: Effexor-XR, Lexapro (Celxa), Zoloft, Fluoxetine (Prozac) dhe Paxil-CR.
Një tjetër kimikat në tru është GABA-ja (acidi gamma-amino-butyric) i cili frenon mërzinë dhe ndalon lëkundjen e humorit shpirtëror bipolar. Shtatëdhjetë përqind e njerëzve, të cilët trashëgojnë çrregullime bipolare, ( probleme të GABA-s), abuzojnë me drogat ose me alkoolin, si mjekim-vetiak, meqë alkooli, marijuana, dhe shumica e drogave ilegale kalojnë tek receptorët e GABA-s. Ato vërtet ndihmojnë për një kohë të shkurtër, por pas njëfarë kohe, shpesh i çojnë këta individë në vetëvrasje. Ilaçet e GABA-s, të tilla si Gabatril, Keppre, Depakote-ER, Neurontin, dhe Topomax, jo vetëm që kthejnë në normalitet personat bipolarë, por u largojnë atyre edhe dëshirën për drogë apo alkool, duke u lehtësuar kështu çlirimin nga këto vartësi.
Një tjetër kimikat shumë i rëndësishëm që prodhohet në tru është norepinefrina, e cila jep gëzim, energji, motivim, koncentrim më të mirë, përqëndim më të mirë, përmirësim të kënaqësisë seksuale, dhe ndihmon të përmirësohet ADHD-ja.(çrregullim me deficit vëmendjeje dhe hiperaktivitet) Ilaçet më të mira për ekuilibrimin e norepinefrinës janë: Ëellbutrin-XL, Effexor-XR (at 300 mg/ditë), Strattera, dhe Remeron. Përsa i përket rritjes së aftësisë për t’u fokusuar dhe përqëndruar, ka edhe një ilaç të ri në treg që klasifikohet si histaminë – Profigil.
I katërti kimikat vital në tru është dopamina. Çekuilibret e dopaminës i bëjnë individët të “vetëkënaqur”, dënues, të ndjeshëm ndaj kritikës, inatçinj, dhe kontrollues. Nëse çekuilibri është mjaft i ashpër, individët mund të bëhen paranoiakë, të mbahen më të madh, të përjetojë iluzione, dhe të dëgjojë “zëra” negativë që duken sikur janë në dhomë, por që s’janë vërtet. Disa nga ilaçet më të mira për ekuilibrimin e dopaminës janë: Geodon, Abilify, Risperdal, Seroquel, and Zyprexa.
Pra, qëllimi im si psikiatër kristian është të siguroj që çdo pacient, që vjen për vizitë, të ketë sasinë e mjaftueshme të serotoninës, dopaminës, GABA-s dhe norepinephrinës. Ne vizitojmë përafërsisht tre mijë pacientë në javë në Klinikat Meier në të gjithë vendin. Rreth 85% prej tyre, mund t’i mbajë këto kimikate në nivelin normal, pa ilaçe, duke jetuar në bazë të parimeve të shkrimit të shenjtë. Për shembull, Efesianët 4:26-27 tregon se s’ka gjë të keqe të nxehemi pa mëkatuar, në qoftë se çlirohemi nga inati, para se të shkojmë në shtrat. Duke u kapur pas inatit, i japim Satanit një pikëmbështetje në jetët tona. Nëpërmjet shkencës dimë se, nëse mbajmë mëri në drejtim të Zotit, të të tjerëve, ose të vetvetes, serotonina kalon nga truri në rrjedhën e gjakut, duke shkaktuar shumicën e kokëdhimbjeve që përjetojmë. Kjo shkakton depresion, i cili shpesh quhet “Inati Bumerang.”
Shumica e njerëzve mund t’i ekuilibrojë këto katër kimikate vitale, duke falur, duke rrefyer fajet tek tjetri (James 5:16), dhe duke iu bindur parimeve të “njëri-tjetrit” në shkrimin e shenjtë. Për të mos e thjeshtuar shumë, disa njerëz përjetojnë gjendje mjekësore, si hipotiroidizëm – duke u bërë depresivë, pavarësisht nga çfarë bëjnë shpirtërisht – derisa marrin dozën e duhur të ilaçit tiroidal, për të ndrequr çekuilibrin kimik. Rreth 50% e popullatës amerikane trashëgon një predispozitë gjenetike në drejtim të depresionit, perfeksionizmit, skizofrenisë apo çrregullimit bipolar. Disa prej tyre nuk mund të bëhen KURRË plotësisht normalë, nëse nuk marrin ilaçe ekuilibruese gjatë gjithë jetës, të cilat japin rezultate të mira. Pra, nëse jemi në grupin që ka probleme gjenetike, dhe për pasojë bëhemi depresivë, maniakë, psikopatë, ose ADHD, pavarësisht nga çfarë bëjmë shpirtërisht, duhet të marrim medikamentet e duhura, tamam siç do të merrnim insulinë nëse do të ishim diabetikë.
Një faktor tjetër i rëndësishëm, për të mbajtur nivelin e duhur të këtyre katër kimikateve, është të ushqyerit. Jam i bindur se shumë njerëz bëhen depresivë, për shkak të dietës se varfër me pamjaftueshmëri vitaminash. Katër kimikatet që përmenda më lart, janë secili të përbërë prej dy amino acidesh, thelbësorë për dietën tonë: tryptofani dhe fenilalanina. Unë dhe disa psikiatër, ndihmuam një grup të madh shkencëtarësh të krijonin një lëng vitaminik, që të përmbante 180 vitamina, antioksidantë, dhe diçka tjetër unike që nuk e kam gjetur kurrë tek një vitaminë. Ne shtuam fenilalaminën dhe triptofanin, përbërësat e nevojshëm, për ekuilibrimin e katër kimikateve thelbësore. Nuk kemi ndonjë pronësi mbi këtë zbulim të ri të mrekullueshëm, por i përkrahëm shkencëtarët pa mëdyshje. Vitaminat e lëngshme absorbohen prej trupit në masën 98%, kurse vitamitat tableta absorbohen në masën 10%. Vitaminat japin “pararendësit” për krijimin e serotoninës, dopaminës, GABA-s, dhe norepinefrinës. Ilaçet – që përshkruaj në recetat e mia si psikiatër, për ata që kanë nevojën e tyre – aktualisht bllokojnë zonat riabsorbuese të këtyre kimikateve. Kështu, ilaçet ndihmojnë të parandalohet shkarkimi i këtyre kimikateve në rrjedhën e gjakut. Shpesh herë, për shkaqe gjenetike, këto shkarkime kanë veprime të përzgjatura dhe shterojnë shumicën e katër kimikateve kryesore të trurit.
