prenotimet janë kthyer përsëri në vendin fqinjë, por është e qartë se herët a vonë ata do të kthehen përfundimisht”. Zgjidhjen e dilemës së kthimit z. Peleshi e lidh, para së gjithash, me ritmin e ndërtimeve në qytet. Sipas tij vitin e fundit , ky ritëm ka qënë më i larti në Shqipëri, por vazhdon Peleshi, javët e fundit ky ritëm rrezikon të ndërpritet pasi, një pjesë e antarëve të KRRT- së e kanë bojkotuar politikisht atë.
Marrë në kontekstin paraelektoral në të cilin është lëshuar ky pohim, deklarata e Kryebashkiakut mund të merret si politike, për të ritur besueshmërinë e tij në kuadrin e fitimit të një mandati të dytë, por nën një kënd vështrim analitik, problemi është më i thellë dhe disa planësh.
Çështja e rikthimit të emigrantëve që punojnë në vendin fqinjë, ka filluar të përflitet rreth 2 vite më parë, kur aty plasi një prej krizave më të mëdha ekonomike, që ky vend ka përjetuar në historine e tij e që vjen e thellohet çdo ditë. Emigrantët korçarë ( të cilët në Greqi vlerësohen të jenë 22- 23 mijë ), panë se po iu kërcënohej vendi i punës dhe mandej niveli i jetesës, shkollimi i fëmijëve etj. Ata hodhën sytë nga vendi amë dhe këndvështrimi i tyre është i fokusuar në dy drejtime:
Së pari në sigurimin e një vendbanimi dhe së dyti në sigurimin e një punësimi normal me fitime të kënaqëshme.
Për çështjen e parë, emigranti kërkon një apartament me një standard shumë më të lartë se ai që ka lënë 20 apo 10 vite më parë, kur u largua; me dhoma të ngushta 1+1. Ky emigrant do të donte parametra perëndimore në hapësira dhe mobilim. Këto kushte banimi në Korçë tani mund të sigurohen, ndonëse me një çmim disi të kripur që varion nga 350- 500 euro për metër katror. Është shumë e vërtetë ajo që z. Peleshi thotë për ritmet e ndërtimit, ato kanë qënë të larta dhe cilësore në ambientet e brendëshme të këtyre ndërtimeve, por po aq e vërtetë është se këto ritme rrezikojnë të humbasin sensin e duhur dhe të kthehen në qëllim në vetvete. Thënë më qartë nëse nuk shohim se ku ndërtojmë, duke prekur parametrat historikë dhe karakteristikë të Korçës, si edhe hapësirat frymëmarrëse të saj, ky qytet për pak kohë nuk do të jetë më “atraktiv”. Kështu nëse një vizitor vendas dhe i huaj apo një emigrant, që vendos për t’u rikthyer përfundimisht, e ka zgjedhur Korçën si destinacion; për ajrin e saj të pastër, për ndërtimet ku guri dhe kangjëlla janë gërshetuar në mënyrë të mrekullueshme, nesër kur këto, për shkak të vorbullës së ndërtimeve të mos jenë më atëherë: Cfarë “atraksioni” do të kishte ky turist apo ky emigrant i porsakthyer !?
Drejtimi i dytë i fokusimit të emigtrantëve, që supozohen të kthehenn, është punësimi. Një emigrant i mësuar të paguhet me të paktën 50 euro në ditë, nuk mund të punojë me 5 mijë lekë të vjetra në një ndërrmarrje fantazmë, së cilës nuk i dihet perspektiva dhe nuk paguan sigurmet shoqërore. Mundësia më e madhe për një emigrant është të fillojë një biznes të vogël me kursimet që ka siguruar gjatë kohës së emigracionit. Por edhe, fillimi i një biznesi të vogël në Korçë, mbart një risk të lartë. Së pari këtu tregu është i vogël me pak blerës, shumica pensionistë dhe nëpunës shteti me të ardhura të pakta. Ndonëse procedurat për fillimin e një biznesi të vogël janë pa shumë burokracira, vazhdimi i këtij biznesi vështirësohet nga ninformaliteti i lartë. Në majin e kaluar, kreu i Shoqatës së Biznesit të vogël I. Nasto, deklaroi se “…nga rreth 7 mijë biznese të vegjël që ushtrojnë aktivitetin e tyre në qytet, vetëm 3 mijë paguajnë rregullisht taksat…”. Informaliteti vjen e shtohet nga funksionimi i përditshëm i Pazarit të Korçës. Tek ky Pazar tregëtohen mallra ushqimorë dhe industrialë që tregëtohen në të gjithë shitoret e qytetit, por ndërsa këto të fundit paguajnë taksa për gjithçka (tatim, gjelbërim, ndriçim, pastrim, kasë fiskale etj), shitësit e pazarit paguajnë vetëm një tarifë minimale ditore. Qyteti i Korçës është një qytet i vogël, në çdo cep që të ndodhesh për një çerek ore mund të arish në Pazar me një ecje normale, ndaj edhe pensionistët të cilët janë edhe blerësit kryesore, zgjedhin atë si vend tregëtimi, duke qënë se aty çmimet janë më të ulta se në dyqane.
Nisur nga fokusimet që shtjelluam më sipër; një emigrant që do të merrte rrugën e kthimit e do të vendosej në Korçë, do të ishte në një mëdyshje të madhe: Të lerë një vend ku ndonëse
me punë të vështirë, ka grumbulluar një pasuri modeste, me të cilën i siguron vetes një farë standarti jetese, një shkollim të kënaqshëm dhe perspektiv për fëmijët? Apo të kthehet në vendin tij me riskun që paret të cilat i ka mbledhur me mundim t’i hedhe pa qënë i sigurt se do t’i kthehen; dhe para së gjithash, me merakun se një mëngjez të bukur mbi kangjëllat e tij në rrugën me kalldrëm do të shohë të ngrihet një kullë 8- 10 katëshe, që ajri i lagësht i Selanikut do të zëvëndësohet me tymin prej betoni në vendlindjen e tij?!
Një drejtues bashkie duhet t’iu japë rrugë këtyre dilemave, të cilat një pjesë të emigrantëve korçarë po i maban pezull: me zemrën dhe mendjen tek vendlindja, por me frikë në zemër për pasigurinë e së nesërmes. Ky drejtues, pavarsisht nga emri apo ngjyra partiake, duhet para së gjithash t’iu japë qytetarëve të vet perspektivën dhe jo të numërojë lejet e ndërtimit që firmos çdo muaj.
Ishkëneta e Maliqit vendi ideal për aplikimin e energjisë së erës ( eolike)
Nga Erget Cenolli
Kur përmendet energjia alternative, për të cilën po flitet dhe po punohet aq shumë sot në botë, doemos që mendja na shkon tek energjia e erës dhe ajo diellore. Në vendin tonë energjia diellore ka disa vite që po përdoret gjerësisht në shumë familje shqiptare e sidomos tek ndërtimet e reja në formë vilash. Ndërsa energjia e erës, ende nuk ka nisur të praktikohet.
Prodhimi i energjisë së erës apo eoliane kërkon një vend ku era të fryjë në pjesën më të madhe të vitit. Kjo energji e ka marrë emrin Eoliane për shkak të Eolit, perëndisë së erërave në mitologjinë e Greqisë së lashtë. Eoli jetonte në një ishull, diku në detin Egje. Ai, së bashku me pjesëtarët e tjerë të familjes, qëndronte rreth një tryeze të shtruar përjetësisht me haje dhe pije të bollshme. Ndoshta simbolika e këtij miti ka qënë se, nëse studiojmë dhe shfrytëzojmë si duhet errërat, do të kemi tryezën gjithmonë plot.
Nëse do t’i hidhnim një sy lëvizjes së errërave në Fushën e Korçës, mendoj se do të gjendeshim në vendin e përshtatshëm për të prodhuar energji të bollshme eoliane.
Sheqerasi vendtakimi i erërave
Sheqerasi është një fshat i themeluar në fillim të viteve’60 të shekullit XX, kohë kur mbaroi plotësisht së thari këneta e Maliqit. Kjo ishte një kënetë miliona vjeçare e krijuar prej prurjeve të lumit Devoll, lumë që ka krijuar gjithë Fushën e Korçës ( për këtë shkak Gjon Muzaka në “Memoriet” e tij fushën e krahinës së sotme të Devollit e quan “Devolli i vogël” ndërsa Fushëmn e Korçës e emërton “Devolli i madh”). Punimet për tharjen e kënetës së Maliqit, zgjatën për gati 10 vite. Nga tharja e saj u përftua një tokë mjaft e pasur bujqësore, ndërkohë që sipas disa specialistëve, u dëmtua mjaft ekositemi i zonës, gjë që deri më sot nuk është vërtetuar. Ish këneta e Maliqit përfshin një pjesë të madhe të Fushës së Korçës, ajo kap një sipërfaqe prej mbi 6 mijë hektarë (ha) apo mbi 60 km katrorë. Fshati në fjalë u ngrit në mes të ish kënetës fillimisht me njerëz që kishin punuar në tharjen e saj dhe nuk donin të ktheheshin në vendlindje. Ish këneta për gjeografët përbën një “trekëndësh simpatik”. Me këtë emër quhen ato zona që kanë karakteristika shumë të veçanta. Trekëndëshi formohet në veri nga shpatet e Malit të Thatë (maja më e lartë 2260 m mbi nivelin e detit) , në jugperëndim nga shpatet e malit të Moravës (1600 m) dhe kateti bazë,. që janë kodrat e Sovianit dhe mali i Kozelit (afro 1000 m), kujtojmë që fusha shtrihet në 800 m mbi nivelin e detit. “Trekëndëshi simpatik”, për të cilin po flasim i ka kulmet në tre gryka malesh; gryka e Çërravës, që ndodhet në kufijtë e rretheve Korçë- Pogradec, Qafa e Qarit, në kufijtë Korçë- Kolonjë dhe Gryka e Cangonjit në kufijtë Korçë- Devoll. Nëse heqim nga një mesore nga tre këto katete qendra do të na bjerë pikërisht në fshatin Sheqeras.
“Gjatë gjithë jetës sime 62 vjeçare nuk mbaj mend asnjë ditë bile asnjë orë që të mos ketë patur erë”, kështu pohon mësuesi i matematikës, Servet Mustafa, lindur, ritur dhe banues aktual në këtë fshat. Dhe vërtet, këtu erërat hyjnë nga tre drejtime, erërat që formohen në shpatin verior të Malit të Thatë, depërtojnë nëpërmjet grykës së Çërravës, erërat e formuar nga lartësitë e pllajës së Kolonjës, depërtojnë nëpërmejt qafës së Qarrit, por më kryesore është era që depërton nga Gryka e Cangonjit dhe që në të folmit vendas quhet “Cangonjarja”. Kjo është një erë e fuqishme dhe e ftohtë.
Sipas gjeografëve me shumë përvojë në studimet e gjeografisë së Qarkut të Korçës, Fildan Drabo dhe Nevrus Ibrahimllari, erërat e Cangonjares, formohen shumë larg prej këtej. Origjina e tyre janë mallet Ballkan, në kufijtë Bullgari- Turqi (2600 m) dhe në malet Rodope. Duke u formuar në një vend me presion të ulët ato “rendin” drejt vendeve me presion më të lartë. Duke u zhvendosur, erërat kalojnë vendet e buta të Greqisë Veriore dhe Maqedonisë Jugore. Me energjinë e marrë gjatë këtyre qindra e qindra km, ato arijnë Luginën e Devollit, ku përplasen fort, për të gjetur rrugëdalje, me shpatet e Moraves Perëndimore dhe shpatet e malit Ivan (2100 m), i cili ndodhet përkundrejt Moravës në anën Veriore të lumit Devoll (për ta patur më të qartë gjeografikisht duhet t’iu drejtohemi Google Earth ose Google Map). Rrugëdalja e vetme është Gryka e Cangonjit, tek fshati me të njëjtin emër, në kufijtë Korçë- Devoll. Gjithë kjo masë ajrore, me energji të jashtëzakonshme duhet të kalojë në një vend që nuk e kalon gjerësinë e 200 metrave. Siç kumtuam më sipër, për shkak që Sheqerasi ndodhet në epiqendër të “trekëndëshit simpatik”, Cangonjarja përplas aty gjithë energjinë e saj, shkon në katetin bazë në Malin e Kozelit dhe kthehet prapë me ashpërsi në Sheqeras. Po sipas gjeografëve të mësipërm, në përiudhën e dimrit Cangonjarja herë herë shkon deri në 250 km në orë dhe kjo në raste të veçanta ndërsa e zakonshme gjatë gjithë periudhës së dimrit, shpejtësia e erës qëndron në kufijtë 80 deri 120 km në orë. Në rastet kur cangonjarja nuk vepron në fushë zhvendosen dy erërat e tjera ajo e grykës së Çërravës apo era e qafës së Qarit.
Si konkluzion mund të themi se, fusha e ish kënetës së Maliqit, e pushtuar 24 orë nga masa të shpejta dhe shumë të shpejta ajrore, është shumë e përshtatshme për prodhimin e energjisë eoliane.
Energjia e erës, fatura më të ulta për qytetarët.
Dr. në shkencat ekonomike, Hysen Kobellari, ka në duar një studim me titull: “Zhvillimi i integruar perspektiv ekonomiko- social i Fushës së Korçës”. Në këtë studim trajtohet edhe prodhimi i energjisë elektrike me anë të erës. Dr. Kobellari ka aritur në përfudnimin se kjo energji ka kosto prodhim- shpërndarje sa gjysma e energjisë ujore që përdorin qytetarët sot. Nëse një familje mesatare korçare, me energjinë e sotme, paguan një faturë nga 2500- 3500 lekë të rinj në muaj, me energjinë eoliane do të kursejë gjysmën e lekëve dhe dihet se sa për zemër i kanë korçarët kursimet.
Në disa faqe interneti mund të gjenden lehtë turbina që prodhojnë energjinë eoliane. Ato janë jo shumë të shtrenjta dhe lehtësisht të manovrueshme. Kështu kemi tipin “Ëisper 100” i cili nuk kushton më tepër se 2 mijë dollarë dhe mund të transportohet fare lehtë me një fugon 3 tonsh. Ky Ëisper, i vendosur në një vend me shpejtësi ere prej 12 miljesh në orë ( kujtojmë se një milje ka afro 1.7 km), mund të prodhojë energji në masën 100 kë orë në muaj dhe nuk ze një sipërfaqe më tepër se 5-6 m katrorë. Nëse fusha e ish kënetës, me sipërfaqe mbi 60 km katrorë, do të “mbillej” me Ëisper të masës që përmendëm, atëhere do të krijohej një energji e konsiderueshme, e cila do t’iu shërbente qytetit të Korçës dhe rrethinave, jo vetëm në periudhën e pikut ë energjisë, që janë muajt e dimrit, por edhe gjatë pjesës tjetër të vitit. Një familje mesatare kor/are nuk shpenzon më tepër se 300- 350 kë orë në muaj. Avantazhet shtohen kur dihet që energjia eoliane, nuk kërkon linja të veçanta furnizimi, ajo mund të integrohet natyrshëm me rrjetin shpërndarës egzistues. Dhe avantazhi më i madh është se prodhimi i energjisë së mësipërme në Korçë, është gjithmonë i shlyer, pasi qytetarët korçarë në gati 100% të tyre, paraqiten rregullisht çdo muaj para sporteleve për të shlyer faturat e energjisë elektrike.
Zbatimi…
Kjo mendoj është pika më e dobët e vënies në punë të energjisë së erës sepse, përveç studimit që përmenda më sipër të Dr. Kobellarit, askush nga ata që do të bënin të mundur prodhimin e energjisë eoliane nuk kanë se si ta prodhojnë dhe përdorin këtë energji. Por, besoj se me një propagandim të vogël të gjithë do të bëheshin të ndërgjegjshëm për dobinë e përdorimit të Eolit të lashtë.


Mëdyshjet e vajtje- ardhjes së
emigrantit korçar
- Ngushtimi çdo ditë e më tepër i hapësirave për frymëmarrje
- Rregulla të paqarta dhe selektive në biznes
Nga Erget Cenolli
Gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak të datës 09. 03. 2011, Kryetari i Bashkisë së Korçës, zoti Niko Peleshi, deklaroi se : Si rezultat i punës 4 vjeçare të bashkisë që ai drejton, qyteti është bërë mjaft atraktiv, si shembull më domethënës për këtë mund të merret kthimi i emigrantëve të ikur prej vitesh. I pyetur , për një informacion më të plotë rreth kësaj deklarate, z. Peleshi, theksoi se: “ Në vitin 2010; 280 emigrantë korçarë, ardhur kryesisht nga Greqia, kanë blerë apartamente banimi në Korçë. Një pjesë e tyre, pasi kanë bërë
Dhuna në familje. Formaliteti me Urdhërin e Mbrojtjes
“Kunati im u la i lirë nga Gjykata kur unë e kam denoncuar atë për abuzim seksual me dy vajzat e mia të mitura…”
Vetëm pak ditë më parë denoncoi një abuzim seksual brenda familjes, si dhe dhunën e ushtruar ndaj saj si nënë e dy vajzave të mitura. Kunati që u denoncua për abuzim seksual me dy mbesat e tij të mitura, u la i lirë nga Gjykata dhe me detyrim paraqitje në Prokurori, ndërsa për nënën që denoncoi këtë rast të dyshuar u vendos menjëherë Urdhri i Mrojtjes me vendim gjykate. Juliana Zëmblaku, nënë e dy vajzaqve të mitura nga qyteti i Korcës, është vënë nën mbrojtjen e policisë me vendim gjykatëe, pasi ndaj saj ushtrohet dhunë brenda familjes si nga bashkëshorti edhe nga i kunati, i akuzuar edhe për veprime të turpshme me dy mbesat e tij.
I akuzuari për abuzim seksual me dy mbesat e tij u la i lirë dhe është kthyer në shtëpi, duke u përballur tashmë me nënën e dy vajzave të mitura , e cila ndihet nën presionin e dhunës fizike dhe psikologjike. Rasti i ushtrimit të dhunës brenda familjes, për nënën e dy vajzave të mitura, që dyshohet se kanë rënë pre e abuzimit seksual nga xhaxhai i tyre, më shumë se sa një skandal seksulal me të mitura brenda gjinisë, është një shembull tipik se personat që marin urdhër mbrojteje me vendim gjykate, nuk kanë më asnjë garanci se janë të sigurtë nga dhuna në familje. " Kunati im u la i lirë nga Gjykata kur unë e kam denoncuar atë për abuzim seksual me dy vajzat e mia të mitura, por frikën më të madhe tani e kam nga hakmarrja e tij, si edhe e bashkëshortit tim që denoncova këtë rast në polici" tha Juliana Zëmblaku, për të cilën është vendosur Urdhri i Mbrojtjes së menjëhershme, por ajo nuk shikon asnjë ndryshim nga disa ditë më parë kur i shoqi dhe njerëzit e tij të familjes i ushtronin vazhdimisht dhunë fizike dhe psikologjike.
Më shumë se gjysma e çështjeve për Urdhër mbrojtjeje pushohen nga gjykata
Dhuna në familje , në rajonin e Korçës ka marrë përmasa edhe më të gjera, por ndonëse veprohet me Urdhër mbrojtjeje për viktimat e kësaj dhune, duket se gratë dhe të moshuarit vetëm sa figurojnë të mbrojtur me ligj sepse ata kalojnë të njëjtën situatë problematike në familje. " Më shumë se gjysma e çështjeve për Urdhër mbrojtjeje pushohen nga gjykata, pasi personat qe denoncojnë dhunën në familje ose tërhiqen ose paraqesin arsye se duan të heqin dorë nga këto denoncime" bëri të ditur zëdhënësi i Gjykatës së Fakti në Korcë. Sipas tij, në këtë tetëmujor, janë shqyrtuar afro 80 çështje për Urdhër Mbrojtjeje me objekt ushtrimin e dhunës në familje, dhe nga këto kanë përfunduar 74 . Interesant është fakti që nga këto denoncime të cilat janë shqyrtuar edhe në Gjykatë me objekt Urdhrin e mbrojtjes, 56 nga këto cështje janë pushuar ." Në pjesën më të madhe këto denoncime që vijnë nga raste flagrante të dhunës, ose pushohen për shkaqe se personat që denoncojnë tërhiqen nga paditë e tyre sepse ose kanë frikën e hakmarjes, ose ngaqë u bëhet presion nga rrethi familjar" shtoi i njëjti burim zyrtar i Gjykatës së Faktit në Korçë. Të moshuarit dhe gratë janë ata që vuajnë pasojat e dhunës në familje dhe në mënyrë të vazhdueshme. Të paktën dy herë në javë, policia rajonale e Korçës bën të ditur se, kanë dalë Urdhra Mbrojtjeje për të moshuar apo femra, që keqtrajtohen në mënyrë të vazhdueshme nga të afërmit e tyre. Në një pjesë të mirë të këtyre rasteve, dalin edhe Urdhra Mbrojtjeje të përsëritura, sepse personat mbi të cilët ushtrohet dhunë bëhen përsëri objekt i ketrajtimeve, nga djemtë e tyre që përdorin lëndë narkotike apo pije alkoolike . Fundi në disa raste është i dhimshëm. Përsëri është policia ajo që raporton se një i moshuar që ka patur Urdhër Mbrojtjeje, i ka dhënë fund jetës me vetëvrasje. Edhe burime të policisë së Korçës, pranojnë se Urdhri i Mbrojtjes me vendim gjykate, mbetet më shumë një formalitet, sepse ai nuk zbatohet duke patur kaq shumë raste që duan mbikqyrje të forcave të rendit. Sipas të dhënave të Gjykatës së Faktit në Korçë, aktualisht vetëm 17 Urdhra Mbrojtjeje janë në funksionim, një është refuzuar dhe 64 të tjerë janë pushuar . Ky fakt e tregon më së miri se sa funksionojnë Urdhrat e Mbrojtjes për të dhunuarit brenda familjes, numri i të cilëve shtohet edhe më shumë.