Piro Visari autor i disa prej hiteve të serenatës korçare.
.... Midis tyre “Sonte profesor”, ”Se vajzat bëhen plaka” etj…
- Disa javë para se të ndërronte jetë, poeti Piro Visari, dërgoi në qytetin e tij të lindjes një material për Serenatën Korçare. Siç dihet Serenata në Korçë, është një prej institucioneve shpirtërore të qytetit.

Serenata është zhvilluar në disa faza, të cilat rrokin një periudhë gati 70 vjeçare, që prej fillimit të shekullit të 20- të deri në filliet e viteve ‘ 70 të po atij shekulli. Piro Visari i përket brezit të fundit të serenatistëve. Sipas vetë materialit që Visari ka dërguar, ai është krijuesi i shumë këngëve, një pjesë të së cilave do t’i paraqiten komplet lexuesit, ashtu si I ka dërguar autori. Në shumicën ë tyre Pirro është hartues i teksteve dhe i muzikës njëkohësisht. Ky material besoj se do t’i japë fund spekullimit që bëhet me autorësinë e disa këngëve që tani janë kthyer në hite, jo vetëm për Korçën, por për gjithë hapësirën mbarëshqiptare. Sipas studiuesve, këngët e periudhës së parë janë kryesisht imitime të këngëve greke, italiane etj, ndërsa për këngët e kësaj periudhe duhet thënë me plot gojën, se janë krijime origjinale. Megjithatë iu takon studiuesve të thonë fjalën e fundit. Se fundi dua te them se ky material, me teper se nje histori serenatash eshte nje “Testament Artistik” i Pirro Visarit. 








Erget Cenolli
Pak fjalë mbi këngët e serenatës
Nga Pirro Visari
Megjithëse kanë kaluar shumë vite, mbaj mend se këngët e mija të serenatës, janë bërë në harkun e viteve 1972- 1974. Pra, në vitin e fundit të gjimnazit (1973) ose diçka rrotull tij. E para këngë ka qenë “Sonte profesor”, e cila shumë shpejt dhe në mënyrë të çuditshme, u përhap jo vetëm në Korçë, por edhe në qytete të tjera, mbasi e përcillnin studentët që shkonin në Tiranë. Kjo këngë edhe sot, me thjeshtësinë, naivitetin e saj dhe freskinë do të këndohet edhe nga brezat që do vijnë.
Përpara se të vazhdoj me këngët po flas diçka për formimin tim muzikor. Kam bërë një vit shkollëalternative muzike në veglën e baritonit, por e lashë sepse nuk kisha ndonjë prirje të spikatur në veglat muzikore. Kitarrës i kam rënë në mënyrë amatore, ashtu siç e përdornin me qindra të rinj korçarë. Në shoqërinë tonë të atyre viteve dallohej Ylli Koço Nasho (shoku im i ngushtë prej mjaft vitesh, sot në SHBA). Ylli ishte talent, por edhe skurpuloz. Kur këndonim në grup, nuk lejonte “skifo” apo stonatura. Kjo bëri që të krijonim një grup kompakt që këndonte me raste, ku ishin: unë, Ylli, Berti dhe Nesti Jorgji Duro, Mondi Kosta, Bardhyl Azemllari, Raqi Çupi, por edhe të tjerë që shoqëroheshin me ne. Një faktor i përhapjes së këngëve, ka qënë edhe Niko Kotonika, shok klase me mua. Vëllai i tij kishte të fejuar Ermira Babaliun që këndonte në ato vite.
Poezi kam shkruar që në vitet e para të gjimnazit. Ky ishte një plus më tepër në krijimin e këngëve të serenatës, mbasi duhet thënë se këngët e serenatës korçare në përgjithësi kanë tekste të dobta, ku dallohet qartë amatorizmi. Kënga e dytë e bërë prej meje ka qënë “Se vajzat bëhen plaka”. Edhe kjo u përhap shumë shpejt dhe duke tingëlluar si e njohur duket sikur është një këngë e vjetër e risjellë në kohë. Me këtë këngë janë bërë shumë spekullime sepse shumë njerëzve më vonë, iu vinte çudi që një këngë kaq masive të ishte krijuar nga një oficer, e për më tepër një oficer sigurimi. Por ja që kjo është e vërteta. Askush nuk mund të dalë e të thotë se e ka bërë ai, më pas, duke qarkulluar në popull, këngës i ndryshuan fjalë dhe i shtuan strofa si p.sh:
Ti rrinje në dritare
Dhe unë për karshi
Më hidh o moj një dhjeçe
Të pi një gotë raki
Kjo strofe eshte poetikisht e pa pranueshme, por kur kënga merret nga populli, nuk ke më forcë të ndalosh deformimet e saj. Disi, mund t’i qëndronte strofa që të kujton ahengje homerike, nëpër bodrume ku në vend të tavolinave e karigeve janë fuçitë:
Rru-rrukullisnim kadet,
Bënim qejfin tamam,
Pinim dhe këndonim,
Bënim kokën çekan.
Një këngë tipike e atyre viteve ka qenë “Nën strehën e vjetër”. Për të kam pasigurinë e bërjes së refrenit, mbasi kanë kaluar shumë vite dhe në atë kohë nuk iu vinim rëndësi këtyre gjërave. Kënga bëhej, këndohej në grup, përhapej ose harrohej, por askush nuk kujtohej të kujdesej për autorësinë. Pra, në refrenin e këngës “Nën strehën e vjetër”, duhet të ketë vënë dorë Thanas Koçi Skëndi, shok i ngushtë i imi, kitarrist i mirë, sot në SHBA. Para pak kohësh, në një emision televiziv tek Klani, dëgjova një serenatë korçare, më duket se me mbiemrin Kondakçi, ish i dënuar politik, të përshëndeste të bijën me këngën “Dy gërshetat thurur”… Kënga në fakt ka vetëm vargun e parë të njëjtë me këngën time, por për të shmangur ndonjë përplasje apo keqkuptim, duhet takuar ky person e duhet pyetur. Unë atë nuk e njoh fare. Mund të jetë ndonjë koiçidencë, reminishencë apo plagjiaturë e pandërgjegjshme. Vargu i parë i këngës “Dy gërshetat thurur”, mund të modifikohet kështu: “Ky gërshet i thurur”. Ky person është autor i këngës së njohur në ato vite:
“Ti me dy fëmijët
E di si më ngjan
Trendafil i çelur
Me dy gonxhe pranë…
Sidoqoftë, mjaft këngë të serenatës korçare ngjajnë me njëra-tjetrën, kanë shtrat të përbashkët dhe nuk dallohen për ndonjë origjinalitet të veçantë. Tek kënga “Një natë të bukur me yje, me hënë”…në refren dy vargjet (muzikë) “dhe nata e qetë të tretet ngadalë dhe unë të kem fjetur mbi gjirin e valë”, janë dukshëm të huazuara, prandaj Nonda Kajno mund të bëjë aty ndonjë modifikim mbasi kënga nuk është shumë e njohur dhe mund të sillet si e re. Për këngën “Si hajdut në mes të natës” duhet pyetur Luan Bejko nëse muzikën e ka bërë ai apo e ka huazuar.
Kënga “Rërës së plazhit ti bridhje” është kompozuar nga Vaskë Gaqi i cili çuditërisht përfundoi edhe ky officer ndonëse qe talent (është vëlla i kompozitorit të njohur Thoma Gaqi). Kjo këngë, u bë himn i atyre viteve. Është me të vërtetë e papërsëritshme. E ka kënduar Ermira Babaliu. Sot, po të risillet me një aranxhim modern, do të shkëlqejë sërish. Me Vaskë Gaqin, kam bërë edhe një këngë tjetër “Varka shkiste përmbi valë”. Është ekspozuar me emra në një nga festivalet e këngës së serenatës. Ilirjani le ta gjejë. Në vitin e parë të shkollës së lartë (1974) në hyrjen ku rrinte Ilirjani (Ilirjan Visari, vëllai i poetit, shënimi im E.C.), banonte edhe i quajturi Kristaq Qirjaqi, fotograf, vinte edhe vëllai i tij Leloja. Të dy ishin kitaristë dhe këngëtarë të mirë. Me disa kitara e disa zëra, këngët e mija ishin strumbullari i këtyre koncerteve. Kristaqi sot ndodhet në Greqi dhe të gjitha këngët e mija i ka të inçizuara e të kënduara. I mbetet për detyrë Ilirjanit që ta gjejë. Njohës një për një i këngëve të mia edhe të atyre që unë gjykova që mos i përmend është Berti Jorgji Duro, mosha ime, banon tek pallati në krah të majtë të bibliotekës tek “Atentatori” në katin e fundit, këndon mjaft mirë. Ilirjani duhet ta gjejë për të bërë ndonjë saktësim. Në variantin e parë mendoj që Nonda Kajno mbasi të bëhet ndonjë saktësim dhe arranxhim, t’i këndojë këngët, por në CD të vendoset autorësia. Më mbrapa shohim e bëjmë. Ilirjani duhet ta marrë këtë punë përsipër, sepse vitet bëjnë të tyren dhe nuk ka përse disa gjëra të mbeten anonime apo t’i përvetësojnë të tjerët. Disa nga këto këngë do t’i këndojnë fëmijët e fëmijëve tuaj.
Shënim: Në javët e arshshme do të sjellim tekstet e këngëve dhe kompozimet e shkruara prej Pirro Visarit

Korçë, 18 gusht 2011- Duket se “kërcënimet” e Prefektit të Qarkut zotit Andrea Mano, që “në shtator punimet që janë të paligjëshme do të kthehen në gjendjen e mëparshme”, e kanë detyruar Kryetarin e Bashkisë së Korçës, zotin Niko Peleshi, të tërhiqet nga plani i tij për të zgjeruar sheshin para Luftëtarit Kombëtar (Ushtari i Panjohur). Ndonëse Peleshi kishte deklaruar se, punimet në këtë pjesë të qytetit ishin sipas vendimeve të
Korçë, rihapet “beteja” për qendrën.
Si Kryetari i Bashkisë, ashtu edhe Prefkti, mendojnë se kanë të drejtë
Ditët e fundit me rritjen e temperaturave janë ngritur edhe tonet midis Bashkisë dhe Prefekturës. “Luftës” për sheshin para kinema “Majestik” iu shtua dhe beteja për sheshin tek Luftëtari Kombëtar.
Pas përfundimit të shtrirjes së rrjetit të kanalizimeve të ujërave të zeza, Bashkia filloi të zbatonte
Konferencë Ndërkombëtare për Sociolinguistikën në Universitetin “Fan S. Noli”
- Të gjitha kumtesat do të botohen në një vëllim të vetëm në muajin janar-
- Së shpejti një Fjalor leksiko- frazeologjik i Devollit me 12 mijë fjalë dhe njësi frazeologjike nga Prof. Dr. Ali Jashari-



Korçë 4 dhe 5 nëntor 2011- Për dy ditë me radhë në ambientet e Universitetit ‘Fan S. Noli” në qytetin e Korçës, u zhvillua Konferenca Shkencore Ndërkombëtare, me temë:”Studimet sociolinguistike në Shqipëri- trashëgimia, gjendja dhe perspektiva”.
Organizatorët e këtij aktiviteti ishin: Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë ( Fakulteti i Mësuesisë, Departamenti i Shkencave Sociale, Deparamenti i Gjuhëve të Huaja), Universiteti i Prishtinës; Universiteti i Tiranës (Fakulteti i Filologjisë, Departamenti i Gjuhës Shqipe); Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan( Fakulteti i Shkencave Humane, Departamenti i Gjuhës SHqipe).
Ky ishte aktiviteti më i madh dhe më i plotë i zhvilluar ndonjëherë në këtë Universitet.
Në ditën e parë Konferenca i zhvilloi punimet në Seancë Plenare, tek salla e konferencave. Kjo seancë u zhvillua nën drejtimin e Prekursorit të studimeve Sociolinguistike në Shqipëri Gjovalin Shkurtaj, i cili mbajti edhe fjalën kryesore të seancës plenare. Më herët kishin përshëndetur Konferencën: Prof. as. Dr. Aleksandra Piluri (Dekane e Fakultetit të Mësuesisë), e cila mbajti fjalën e hapjes.
Fjalën përshëndetëse e mbajti Rektori i këtij Universiteti Prof. as. Dr. Gjergji Mero.
Prof. Shkurtaj, Tiranë mbajti kumtesën: Nga dialektologjia tradicionale deri tek etnografia e të folurit, mbërritje dhe hapësira të reja për hulumtime sociolinguistike” Nikolae Saramandu, Rumani: “Linguistika motivacionale sipas të dhënave të Atlasit Gjuhësor Evropian”
Mustafa Ibrahimi, Tetovë: Për një klasifikim të fushave të interesimit në sociolinguistikën shqiptare” Begzat Baliu, Prishtinë: “Sociolinguistika shqiptare: prej fjalësit të turpshëm te shqipja tabu” Elona Biba Çeçe, Korçë: “Sociolinguistika e shqipes” e Prof. Gjovalin Shkurtajt si themeli i studimeve sociolinguistike në Shqipëri”
Punimet u ndoqën me shumë interes nga të pranishmit.
Ditën e dytë, konferenca u zhvillua në seksionet A, B, C dhe D. Gazetari ynë ndoqi punimet e seksionit C, i cili u zhvillua në ambientet e bibliotekës “Kongresi i Manastirit” të këtij Universiteti. Në këtë seksion referuan zotërinjtë: Abdulla Ballhysa, Elbasan me temë: Fjalët si dëshmitare të marrëdhënieve të caktuara shoqërore” Albert Riska, Elbasan:”Përvoja shoqërore dhe zhvillimi i leksikut (referuar fjalëve që tregojnë ngyra) Malvina Tafçiu, Durrës: Huazimet leksikore në fushën e shqipes” Nexhip Mërkuri, Vlorë: Mbi disa veçori të sociolinguistikës, diakronike te Kanuni i Labërisë” Hektor Çiftaj, Elbasan ”Nocioni i politikës në librin “Politika e gjuhës në Shqipërinë socialiste” të Arshi Pipës Xhavit Beqiri, Prishtinë: “Diskutimet e sotme për shqipen standarde” Shpëim Elezi, Prishtinë “Aspekte sociolinguistike në veprën e Çabejt” Evis Hudhera, Vlorë “Mbiemrat në strukturën frazeologjike (kundrim sociolinguistic)” Edlira Çekrezi, Enkelejda Billa, Benita Ahmetaj, Vlorë “Norma letrare e shqiptimit dhe tipare dalluese dialektore që hyjnë në gjuhën letrare”
Ali Jashari, Korçë “Fjalori leksiko- frazeologjik i Devollit, si dëshmi etnolinguistike”
Lajmi më i mirë i Konferencës ishte se të gjitha kumtesat e mbajtura në seancë plenare dhe nëpër seksione do të botohen në një vëllim të vetëm në fillim të muajit janar 2012.
KRT së Bashkisë,mirtuar në Këshillin Bashkiak nga të majtë dhe të djathtë, ai nuk e çoi dri në fund planin e tij për zgjerimin e sheshit të sipërpërmendur. Trotuari, i cili do të devijonte kalimin e makinave, duke mos i lejuar ato të kalonin para Kathedrales Orthodokse të qytetit, u la përgjysëm, tërhoq edhe disa metra nga ndërtimi i mëparshëm. Sipas disa burimeve zgjerimi i sheshit do të avanconte edhe me ndryshimin e vendit të Ushtarit të Pnjohur, gjë që i befasoi qytetarët, pasi as në 120 projektet e fushatës elektorale dhe as në Planin Rregullues të paraqitur vitin e kaluar nga Bashkia, nuk ishtëe thënë një gjë e tillë.
Prononcimi i Prefemtit dhe dalja par kohe e “sekretit” pë zhvendosjen e Monumentit, kanë detyruar Kryetarin e Bashkisë të bëjë një tërheqje nga plani i mëparshëm i punimeve
një projekt që ndryshon dimensioned e rrugës nga Raiifesen Bank deri tek monumenti i Luftëtarit Kombëtar. Pas fillimit të këtij projekti reagoi Prefekti, zoti Andrea Mano. Në një intervistë special për tv public local ai tha se punimet e zhvilluara në kët segment janë të paligjëshme. Sipas tij, ky nuk është rikonstruksion, por ndërtim i ri pasi rruga ndryshon dimension duke u ngushtuar, bulevardi para katedrales orthodokse të qytetit eleminohet dhe sheshi para kësaj kathedraleje zgjerohet. Njëkohësisht sipas disa zërave, që duhet thënë se deri tani janë jo zyrtarë, Luftëtari Kombëtar (Ushtari i Panjohur) lëviz përsëri nga vendi ( për të disatën herë) dhe nuk dihet ku shkon. Sipas zotit Mano gjithë këto lëvizje; ngushtime, zgjerime, zhvendosje etj, janë të paligjëshme, pasi organi që lejon këto lloj punimesh është vetëm KRT e Republikës e kryesuar nga Sali Berisha, kjo lejë nuk është dhënë dhe këshru që punimet janë të paligjëshme dhe duhet të ndalohen. Zona duhet të rikthehet në dimensioned dhe formën që ishin para punimeve të kanalizimeve. Prefekti gjithashtu ngul këmbë se për punimet e kryera para kinema “Majestik”, pritet nje seancë gjyqësore në shtor dhe më pas “organet përkatëse do të ndërhynë ta kthejnë këtë zonë në identitet”, Megjithë deklaratat e zotit Mano, Bashkia vazhdon punën pa u shqetësuar shumë prej deklaratave.
Kryetari i Bashkisë zoti Niko Peleshi thotë: “Punimet vazhdojne sipas projektit te miratuar nga KRT e Bashkise Korce, ne perputhje te plote me ligjet dhe Kushtetuten e Republikes se Shqiperise. Qytetaret e Korces jane shprehur te kenaqur nga punimet qe kane hyre ne fazen perfundimtare. Projekti i qendres eshte mbeshtetur njezeri nga te gjithe keshilltaret e keshillit bashkiak ne mbledhjen e fundit. Personalisht jam I kenaqur qe me ne fund projektet kane gjetur konsensus te gjere.”
Në të vërtetë, në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak,28.07.2011, me nismën e disa këshilltarëve u hartua një kërkesë. Kërkesa që emërtohej”Miratim për studimin urbanistiktë qendrës së qytetit”, u lexua nga këshilltari i PD Agron Azisllari dhe u mbështet prej këshilltarëve të të dyja krahëve. Ky studim duket se është shumë afër atij të propozuar nga zoti Peleshi rreth 1 vit më parë. Po nga këshilltarët e të dyja krahëve iu bë thirrje Këshillit të Ministrave të anulojë një VKM që ndalon ndërhyrjet në zonën e mbrojtur të Korçës, zonë e cila përmbledh një hapësirë prej 5600 banesash të vjetra Korçare. Kjo sipas zotit Peleshi, zotit Pëllumb Beqiri etj, stopon zhvillimin e qytetit.
Pra beteja për teritorin e qendrës vazhdon dhe besoj se do të jetë e gjatë, duke nxjerrë në pah dy koncepte: njëri i kryetarit të Bashkisë zotit Peleshi i cili thotë se, derisa qytetarët korçarë kanë votuar në mënyrë plebishitare projektin tim, punët do të vazhdojnë sipas këti projekti dhe tjetri: ai i Prefektit zotit Mano, që thekson se, ai do të luftojë deri në fund, me mjete ligjore për të mbrojtur trashëgiminë.