Intervista
Faqja Kryesore
korcanews_2008194003.jpg
Arkiva
Rreth Nesh
Shitje
Faqja Roze
Kafja e Intelektualeve
Editorial
Intervista
Reportazhe
Histori
Portrete
Foto e Javes
Dhoma e Lajmeve
Fajqa Tjetėr >>

Krijohet Kėshilli i Ideve pėr tė nxitur njė qeverise mė tė mirė nė qytetin e Korēės

 

Intervistė me Drejtorin e ARZH Korēė, Z.Aurel Grabocka

 

Intervistoi: Nonda Kajno

 

Para pak kohėsh Agjensia Rajonale e Zhvillimit nė Korēė ka krijuar Kėshillin e Ideve pėr tė nxitur njė qeverise mė tė mirė nė kėtė qytet.

 

Pyetje: Cilėt janė partnerėt nė kėtė projekt dhe nga kush mbėshtetet?

A.G: Partnerėt janė Bashkia e Korēės, Agjensia Rajonale e Zhvillimit dhe mbėshtetur nga Ambasada Hollandeze nė Tiranė.

 

Pyetje: Cili ėshtė qėllimi i kėtij projekti?

A.G: Qėllimi i projektit ėshtė tė rritė kapacitetet e strukturės sė Bashkisė pėr tė tėrhequr sa mė shumė donatorė, pėr tė thithur sa mė shumė fonde dhe pėr tė menaxhuar mė mirė fondet nė mėnyrė qė t’i shėrbehet maksimalisht qytetarėve tė Korēės.

 

Pyetje: Cilat janė problemet nga tė cilat morrėt shkas pėr projektin?

A.G: Disa nga problemet janė niveli i dialogut ndėrmjet qeverisė lokale, shoqėrisė civile dhe komunitetit tė biznesit i cili ėshtė shumė i ulet. Shumė herė vihet re konkurrencė dhe mungesė bashkėpunimi midis tre sektorėve. Nuk ka njė bashkėpunim tė mirė midis sektorėve pėr tė ofruar zhvillim. Ka raste tė pėrpjekjeve tė dyfishta tė pakoordinuara midis kėtyre tre sektorėve. Gjithashtu, nuk ka iniciativa tė mjaftueshme pėr tė zgjidhur problemet mė thelbėsore lidhur mė zhvillimin e qėndrueshėm. Kultura e qarjes dhe sharjes shprehet qartė. Kemi dėshirė tė shajmė njėri-tjetrin dhe tė mos marrin pėrgjegjėsitė qė na takojnė ose tė japim kontributin e duhur. Nuk ka projekte dhe mbėshtetje financiare tė mjaftueshme pėr tė plotėsuar kėrkesat dhe nevojat e qytetarėve.

 

Pyetje: Cilat janė objektivat e projektit?

A.G: Si objektiva tė kėtij projekti mund tė pėrmendim: Identifikimin e nevojave tė qytetarėve dhe rritja e pjesėmarrjes sė tyre nė proēesin e planfikimit dhe zbatimit tė projekteve. Krijimi i partneritetit tė duhur pėr zhvillimin e rajonit, tėrheqja e donatorėve dhe investime pėr rajonin. Mbėshtetja e grupeve tė grave, minoriteteve dhe tė tė rinjve pėr tė tėrhequr sa mė shumė burime financiare dhe pėr tė luftuar varfėrinė. Gjithashtu, Kėshilli i Ideve do tė shėrbeje si njė mjet special pėr pushtetin lokal pėr tė tėrhequr fonde dhe pėr tė pėrmirėsuar shėrbimet ndaj komunitetit, krijimi i shėrbimeve tė reja ndaj tij duke shfrytėzuar teknologjinė e informacionit pėr qeverisje tė mirė. Pėrgatitja e projekteve tė cilat do tė mbėshtesin gratė, tė rinjtė dhe minoritetin, rritja e investimeve private nė rajon, futja e shėrbimeve nėpėrmjet celularėve (mobile) pėr biznesin e vogel ndėr tė tjera.

Pyetje: Cilat janė avantazhet e kėtij projekti?

A.G: Projekti do tė rrisė nivelin e dialogut dhe tė partneritetit midis qeverisjes lokale (Bashkia Korēė), shoqėrisė civile dhe komunitetit tė biznesit. Pėr kėtė do tė organizohen disa aktivitete qė pėrfshijnė sesione trainimi dhe diskutimi. Kėto aktivitete do tė identifikojnė problemet dhe do tė ndėrtojnė ide pėr zhvillimin e projekteve. Kėshilli i Ideve do tė jetė grupi kryesor i qytetarėve qė do tė gjenerojė ide dhe do tė asistojė me propozime dhe projekte. Projekti do tė sjellė bashkėpunim tė sektorėve nė rajonin e Korēės, nuk do tė ketė kufij pėr bashkėpunimin midis tyre dhe bazuar nė problemet dhe nevojat do tė sjellė ndėrtimin e projekteve tė duhura pėr t’i ardhur nė ndihmė komunitetit.

 

Projekti do tė tregojė qė partneriteti dhe bashkėpunimi midis sektorėve do tė sjellin rezultate reale suksesi dhe do tė jetė njė shembull i pėrdorimit me efikasitet tė burimeve njerėzore tė qytetit tė Korēės.

 

Bashkėpunimi dhe mbėshtetja pėr njėri-tjetrin do tė krijojė njė ambient pune plot ide dhe besim. Atmosfera e besimit e paprekur nga politika dhe probleme tė tjera do tė sjellin suksesin e projektit. Projekti ėshtė njė mundėsi e mirė pėr stafin e bashkisė dhe tė tjerė pėr tė fituar eksperiencė.

        

Faleminderit!

 

Nonda Kajno

korcanews_2008194002.jpg korcanews_2008194001.jpg