Kafje e Intelektualeve
Faqja Kryesore
Fajqa Tjetėr >>
korcanews_2008141001.jpg
Arkiva
Rreth Nesh
Shitje
Faqja Roze
Kafja e Intelektualeve
Editorial
Intervista
Reportazhe
Histori
Portrete
Foto e Javes
Dhoma e Lajmeve

"Ne duhet tė bashkėpunojmė ngushtė dhe assesi nuk duhet tė tolerojmė sharje e akuza e hedhje tė gurėve ndaj partnerėve tanė, qofshin tė Bashkimit Evropian, qofshin tė NATO-s apo tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Ndoshta gjithashtu individė tė caktuar tė dėshtuar nė politikė dhe tė dėshtuar nė sferat tjera pa ndikim nė shoqėrinė kosovare, kanė pritur qė institucionet e Kosovės t'i thonė po gjashtėpikėshit edhe mund tė jenė tė frustruar, por ky ėshtė qėndrimi shtetėror dhe gjithė popullor", deklaroi  kryeministri ynė.

Nė anėn tjetėr, ndaj 6 pikave dhe vendosjes sė EULEX-it, shumė media dikur mė tė ashpra nė reagimet e tyre, tani ia kanė nisė tė zbuten. Nė disa sosh, asisoji analistėsh  politikė qė nė mėnyrė direkt apo indirekte kaherė e kanė “hėngėr” nga qeveria, veē kanė filluar ngapak t’i qėndisin ndryshe qėndrimet e tyre tė mėparshme. Patjetėr qė nė tė ardhmen, kėta (b)analist, nė shkrimet e tyre publicistike pro politikave aktuale, me pėrplot citime filozofike, edhe mė shumė do tė jenė tė frytshėm dhe atraktivė nė sytė e popullit tė hutuar kureshtarė si lexues. Ata tė sigurt do tė veprojnė kėshtu, sepse mė sė miri e dinė se te ne nuk lexohen fare gazetat e vjetra.

 

Sa i pėrket shoqėrisė civile dhe atyre 20 OJQ –ve qė ishin bashkorganizatore tė dy protestave tė fundit gjithėpopullore kundėr 6-pikave tė Ban Ki Moon-it, kjo bashkėsi e tyre, qė sot reflektoi fuqi, patjetėr dikur do tė pėrēahet.

 

Menjėherė, pėr  dallim nga protesta e parė e19 nėntorit, nė kėtė tė dytėn, disa OJQ, qė edhe mė parė dihen se janė tė afėrta me perėndimorėt dhe me strukturat qeveritare nė pushtet, sikur nuk u vėrejtėn si aq aktive aty.

 

E njėjta gjė do tė ndodhė edhe me pjesėn tjetėr tė tyre: Mė vonė, posa tė rehatohet EULEX-si dhe tė fillonjė ta hapė “qesen” e vet pėr financimin e programeve tė “vlefshme” dhe “atraktive” shoqėrore, atėherė, edhe mjaftė OJQ-tė tjera, sikur ato alla “pėr demokraci”, “luftimin e SIDA-s”... e ku ta di se pėr ēfarė mbrojtje tė tė drejtave tjera nė shoqėri, qė si duket, kohėn e fundit kanė mbet pa pare (lexo: donacione tė huaja), patjetėr dikur do t’i nėnshtrohen kėshillave tė “nėnės” ( edhe tė “babės”, kuptohet)...

Por, me hesap, ēdo familje nė shtėpinė e vet e ka njė fėmijė tė “papėrmirėsueshėm”, e ky fėmijė te ne nė Kosovė, edhe mė tej do tė jetė lėvizja “VETĖVENDOSJE”. Ajo e cila  deri mė tani si e vetmja nė kėtė shoqėri, ėshtė dėshmuar se kurrė nuk mund tė shitet e as tė mashtrohet lehtė, e mė sė paku me disa sheqerka tė larme. 

 

Me sa duket, nė tė ardhmen, edhe ”baba” edhe “nėna” do ta kenė mjaftė vėshtirė me ta...?!

 

Adnan Abrashi

 

 

 

O, EULEX, OJ “NĖNA” JONĖ...!

Nga Adnan Abrashi

 

Si njėra prej veseve tejet tė shprehura tė mentalitetit tonė shqiptar, pa dyshim ėshtė bindja e rrėnjosur e krenarisė mashkullore nė ne; apo, thėnė ndryshe, gjatė ēfarėdo vendimmarrjeje, patjetėr ardhja nė shprehje e fjalės autoritare mashkullore e burrit. Apriori, gati nė ēdo familje tonėn, besa edhe nė ato ku brendapėrbrenda familjes, raportet e ndėrsjella janė paksa mė tė moderuara, ende dominon ajo bindje se “duhet tė bėhet gjithmonė ashtu sikur thotė baba”, apo, thjeshtė, nė atė shtėpi duhet tė ndihet vetėm zėri i burrit  (burrit me dy “r”, kuptohet”). E, si duket, realiteti nė prapavijė ėshtė krejtėsisht ndryshe. Edhe pse, mė sė shumti thuaja se ndihet fjala e burrit nė ndonjė vendimmarrje, nga ana tjetėr e problemit, na del e kundėrta: gjithmonė nė fund ėshtė vepruar ashtu siē ka thėnė dhe kėrkuar gruaja.

 

Zakonisht, nė kėto situata, burri nė shikim tė parė, e ka kėnaqur krenarinė e vet qė t’i dėgjohet zėri i tij, e nė anėn tjetėr, pas heshtjes sė kėsaj shamate, gjithmonė ka pėrfunduar ashtu siē ka kėrkuar gruaja.

 

E pabesueshme mbase, por e vėrtetė! Nėse ndonjė skeptik nuk i beson kėsaj teze, shumė lehtė mund ta krahasojė atė si shembull edhe nė familjen e vet: le ta marrė njė rast tė vetin kur nė ndonjė situatė ka kundėrshtuar ashpėr si burrė, dhe fjala e kujt ka dalė si e realizuar nė fund?

 

Njė analogji me kėtė metaforė, e kemi edhe me aferėn e “burrėrisė” sonė tė fundit me refuzimin e 6-pikave tė Ban Ki Moon-it. Aty “burrat” e shtėpisė sonė reaguan ashpėr dhe tė vendosur, besa edhe me britmė dhe emocione duke thėnė “JO”-nė e fortė.  Me kėtė reagim tė tyre “mashkullor”, mė nė fund publikisht u pa se kush “kollitet” nė kėtė shtėpi. BABA, dihet! Fėmijėt na bėnė pak potere, por kryesorja “nėna” heshti dhe e “kuptoi” se kush ėshtė zot shtėpie kėtu.. 

 

A thua, si do tė na dalė fundi i kėsaj pune?

 

Posa tė harrohet pak ky pluhur qė u qua panevojshėm nga ana e “fėmijėve” tė rebeluar, patjetėr, si gjithmonė, nė prapavijė do tė bėhet ashtu sikurse ka thėnė “nėna”, ndėrsa  publikisht do tė duket ashtu qysh ka thonė me kėmbėngulje “baba”?!

 

Nuk ka dyshim! Kurrė dhe si do tė shtrihet nė tėrė territorin e Kosovės EULEX-i? E, me ēfarė kushte dhe konditash do tė veprojė ai, pakkujt do t’i interesojė kjo punė mė vonė. Sepse, si gjithmonė, nė kėto raste “ujku do tė jetė i ngopur, e delet nė numėr”!

 

Posa tė fillojė tė vendoset EULEX-i nė Kosovė, mė pas, na pret njė etapė tjetėr edhe mė strategjike: e punės pedagogjike brendapėrbrenda familjes. Urgjentisht, si prioritet, do tė fillohet me edukimin e fėmijėve tanė tė padėgjueshėm, tė cilėt, kohėn e fundit, si shpesh po ngrehin kokė kundėr vendimeve tė”babės”. 

 

Sė pari, “baba” publikisht do t’i denoncojė ata, nga njėra anė, e nga ana tjetėr, me metoda tanimė tė sprovuara dhe prapa kulisave, heshtur do tė punojė me media dhe me analistėt politikė, tė cilėt nė tė ardhmen, me shkrimet e tyre analitike do tė kontribuojnė pėr krijimin e njė klime tė re nė Kosovė - klime “EULEKSIANE”.  Nė kėtė punė, “nėna” edhe mė tej veē do tė heshtė dhe nė qetėsi do ta bėjė punėn e vet. Ajo, e sigurt nė vete se gjithmonė nė fund do tė bėhet sipas fjalės sė saj, nga buxheti i saj vetjak do tė praktikojė t’u japė “fėmijėve” ndonjė para, me kusht qė ta dėgjojnė “babėn” nė tė ardhmen...

Dhe... kjo strategji e veprimit, sikur ia ka nisur!

 

 “Nuk do te lejoje te shahet EULEX.-i...”, kėshtu u shpreh kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, nė mbledhjen e rregullt tė qeverisė, e cila u mbajt kėto ditė, duke akuzuar kėshtu organizatorėt e protestave tė kaluara dhe disa nga krerėt e partive opozitare dhe tė shoqėrisė civile, qė, sipas tij, me deklarata e tyre rreth vendosjes sė ERULEX-it po prishin imazhin e Kosovės para bashkėsisė ndėrkombėtare.