KUSH
Nga APOSTOL BITRAKU
Sa herė shohim fotografinė e Mėsonjėtores sė Parė Shqipe te Korcėsqė u hap nė vitin 1887, mendja na shkon tek autori i saj,
tek fotografi qė me aq emocion shkrepi aparatin fotografik, mbi njėqind e ca vjet mė parė dhe na la ne sot njė kujtim aq tė cmuar
dhe me vlerė. Ajo ėshtė fotografi e vetme qė kemi tani pėr atė qendėr arsimore qė luajti njė rol aq tė rėndėsishėm pėr mėsimin e gjuhės
shqipe me tė cilėn krenohet jo vetėm Korca, po dhe mbarė vendi. Fotografi qė realizoi atė fotografi ishte atdhetari Kristo Panajot
Shuli ( Sulidhi ) njė nga fotografėt mė tė hershėm ose babai i fotografisė shqiptare siē e ka quajtur njė studiues i kohėve
tona. Themi atdhetar se veprimtaria e tij para dhe pasi bėri fotografinė, ishte e dukėshme nė shėrbim tė vendit. Nė fotografinė qė
ėshtė vendosur nė brendėsi tė kėtij shkrimi duket qartė,duke filluar nga e majta nė tė djathtė, kujdestari i shkollės, i mirėnjohuri
Kristo Vodica, pranė pusit, pastaj nxėnėsit dhe nė tė djathtė disa nga mėsuesit e shkollės sė asaj kohe.
Kristo Shuli lindi nė
vitin 1858 nė fshatin Marjan tė zonės sė Oparit, rrethi i Korcės, nė njė familje me tradita atdhedashėse. Pas disa vitesh, kur Kristoja
ishte ende i vogėl, familja e tij u shpėrgul nga fshati dhe u vendos me banim tė pėrhershėm nė Korcė. Pastaj ai u largua nga familja
dhe shkoi nė Greqi dhe nė Francė ku u shkollua dhe mėsoi edhe profesionin e fotografit. E kishte me pasion fotografinė dhe punonte
shumė pėr tė. Po kishte pasion edhe letėrsinė dhe u mor pėr njė kohė me vargėzimin.Vjershat e para, herė ja u lexonte shokėve dhe
tė afėrmėve, herė jo, sic veprojnė shpesh tė rinjtė kur janė nė fillimet e krijimtarisė letrare tė tyre. Aty nė Greqi ai hyri nė marrėdhėnie
tė ngushta me mjaft patriotė shqiptarė, sidomos me atdhetarin Anastas Kullurioti qė botonte nė Athinė gazetėn Zėri i Shqipėrisė.
Ai u bė krahu i djathtė i tij dhe nė atė gazetė shkruante edhe vetė artikuj tė ndryshėm, duke i firmosur herė me emrin e tij tė plotė,
herė me inicialet H.P.S. Aty ai botoi edhe vjershėn e tij tė gjatė prej 150 vargjesh, njė balladė luftarake tė titulluar Shqiptarėt
qė luftojnė nė Guci. Ishte koha kur luftohej pėr mbrojtjen e tokave tona nė Plavė e Guci nga synimet shoviniste tė vendeve fqinj.Vargjet
e tij janė luftarakė, bėjnė thirrje pėr kushtrim. Midis tė tjerave ai shkruan: Bjeri o Shqiptar, pėrsėri bjeri/ Atij Karadaku, bjeri/.
Pasi ndenji disa vjet nė Greqi, gjithmonė me aparatin fotografik me vete, mori njė udhėtim nėpėr kolonitė shqiptare tė Stambollit, Egjiptit dhe Bukureshtit. Edhe nė kėto vende veprimtaria e tij atdhetare nuk u ndėrpre dhe ai propagandon hapur nevojėn e bashkimit tė popullit pėr tė fitur lirinė dhe domosdoshmėrinė e mėsimit tė gjuhės shqipe. I armatosur me kėto ide, u kthye nė vendin e tij, nė Korcė para vitit 1900. Kėtu iu fut punės sė fotografit. Punonte shumė dhe tė gjithė e njihnin fotografin patriot, njeriun e urtė e tė sjellshėm qė bėnte fotografi tė cilesisė sė lartė. Nė studion e tij qė e kishte ngritur nė oborrin e shtėpisė, vinin tė gjithė pėr fotografi, vinin tė kamurit po edhe ata qė ishin dorėhollė, populli i thjeshtė. Nė kėto takime qė kishte me njerėzit, nė mjaft raste ai ndante fshehur edhe libra e abetare shqipe qė i vinin nga shoqėritė patriotike jashtė atdheut. Kristo Shuli ishte i pranishėm nė tė gjitha ngjarjet dhe veprimtaritė e ndryshme qė zhvilloheshin nė Korcė nė ato vite. Nė kėto veprimtari ai fotografonte momentet
mė tė rėndėsishme dhe njerėzit qė ishin protagonistė tė tyre. Kur Gjerasim Qiriazi hapi nė Korcė shkollėn e vashave, ai ishte
aty. Bėri njė tog fotografish dhe fiksoi momentet me rėndėsi historike tė cilat kanė arritur deri ne ditėt e sotme. Jo vetėm kaq po
ai e pėrkrahu dhe e ndihmoi me tė gjitha mundėsitė Gjerasim Qiriazin nė veprimtarinė e tij.
Fotografi Kristo Shuli ishte i pasionuar
edhe pas natyrės sė bukur shqiptare. Ai fotografoi tė gjitha rrugėt dhe rrugicat e Korcės si dhe njerėzit e thjeshtė qė haste aty,
duke filluar qė nga fėmijėt qė loznin nėpėr to, tė moshuarit qė rrinin nėpėr sofatet e portave, kurbatkat qė shisnin shoshat dhe shportat
e tyre e tj. Objekt i fotografive tė tij ishin edhe vendet e dėgjuara dhe piktoreske tė rrethit tė Korcės si Voskopoja, Dardha, liqeni
i Pogradecit e tj. Vecanėrisht atė e tėrhiqte vendlindja e tij, Opari, me ato shtėpitė karakteristike tė mbuluara me plloēa, me ujrat
dhe burimet e ftohta, me objektet e kultit, me Ostrovicėn madhėshtore. Edhe sot e kėsaj dite nė mjaft familje korcare ruhen fotografi
tė Kristo Shulit tė para vitit 1900. Ja, kemi parasysh njė pamje tė fshatit Marjan, fotografinė qė titullohet Shtėpia e Shkėmbitpo
nė Marjan e tj. Me aparatin e tij fotografik ai ka fiksuar shpesh edhe portretet e kacakėve tė Shahin Matrakut me gunat supeve dhe
martinat nė krahė, mik e shok me tė cilėt ishte. Po kėshtu, nė studion e tij ruheshin tė gjitha negativet nė pllaka xhami tė tė gjitha
fotografive qė kishte bėrė jo vetėm brenda vendit, po edhe jashtė tij nė vendet ku kishte qėnė. Fotografitė e tij ishin tė cilėsisė
sė lartė dhe pėr qartėsinė e tyre, pozicionin, sfondin ku i vendoste tė pozuarit, ishin krijime tė vėrteta artistike. Shpesh, piktori
i dėgjuar korcar Vangjush Mio thoshte se arti i pikturave tė mia zbehet pėrpara artit tė fotografive tė tij.
Pas vitit
1890 Kristo Shulin e hasim nė Shkodėr. Edhe aty punoi si fotograf dhe nuk e ndėrpreu veprimtarinė e tij atdhetare. Ai e vazhdonte
korrespondencėn me patriotin Jani Vreto dhe ra nė kontakt edhe me patriotė tė tjerė si dhe me fotografėt e dėgjuar shkodranė
Marubi dhe me Kolė Idromeno. Pasi kaloi disa vjet atje, u kthye pėrsėri nė Korcė dhe vazhdoi profesionin e fotografit deri nė fund
tė jetės sė tij. Kristo Shuli pėr njė kohė tė gjatė punoi nė Korcė edhe me kunatin e tij, fotografin tjetėr tė dėgjuar korcar Kristaq
Sotirin, i cili e vazhdoi profesionin pėr 40 vjet dhe realizoi mijra fotografi. Tė dy kėta, edhe sot nė Korcė, kujtohen dhe mbahen
si fotografėt mė tė mirė. Kanė kaluar vite qė atėherė, po edhe sot, megjithė teknikėn mė tė lartė e kushtet mė tė mira, pėrsėri fotografėt
e sotėm nuk e kanė arritur cilėsinė e fotove tė Sulidhit dhe tė Kristaq Sotirit.
Kristo Shuli ka pasur edhe njė veprimtari tjetėr
tė shėnuar. Qė kur ishte i ri ai ishte nė shėrbim tė Misionit Ungjillor duke u bėrė kėshtu propagandist i zjarrtė i ndjenjave kombėtare.
Por jeta e tij, me tėre kėtė punė, me tėrė kėto lėvizje dhe sidomos veprimtaria e tij patriotike, ranė nė sy dhe ngjallėn mėrinė e
patrikanės sė Stambollit dhe tė qeveritarėve turq tė atėhershėm tė cilėt e ndoqėn hap pas hapi. Pėr veprimet e tij kombėtare u mallkua
nga kisha e Fanarit dhe u mbiquajt Kriso Masoni. Dhe kisha e shpuri aq thellė ndjekjen e saj sa kur i vdiq njė djalė 20 vjecar nuk
pranoi ti jepte lejėn pėr ta varrosur nė varrezat e qytetit, gjė kjo shumė e rėndė pėr mentalitetin e kohės. Leja mund ti jepej nėqoftėse
Kristoja ripagėzohej qė tė lante mėkatet ndaj kishės. Po ai nuk pranoi dhe, me lot nė sy, e varrosi tė birin nė kopėshtin e shtėpisė.
Kristo
Shuli vdiq nė maj tė vitit 1938 nė moshėn 80 vjecare. Populli i Korcės e pėrcolli atė me nderim e respekt tė vecantė. Gazeta e Korcėse
datės 21 maj e atij viti, jep njė pėrshkrim tė hollėsishėm tė ceremonisė sė varrimit dhe njė vlerėsim tė lartė pėr veprimtarinė atdhetare
tė tij. Nė mes tė pjesėmarrėsve tė shumtė, mitrofori i madh Vasil Marko mbajti njė fjalim mallėngjenjės duke vėnė nė dukje veprimet
kombėtare tė tė ndjerit. Gjithashtu foli edhe dr. Zografi, figura tė njohura kėto pėr Korcėn e asaj kohe.
E kujtojmė sot Kristo
Shulin ( Sulidhin ) jo vetėm pėr fotografinė e
Mesonjėtores sė Parė Shqipenė Korcė dhe veprimtarinė atdhetare tė tij, po edhe pėr
ato dhjetėra e dhjetėra fotografi tė tjera qė kanė rėndėsi jo vetėm artistike, po edhe historike. Pas cdo fotografie tė Kristo Shulit
fshihet njė subjekt, fshihet njė histori, fshihet njė marrėdhėnie,fshihet njė problem.
A.Bitraku, Rr.Vojo Kushi Nr. 24
Lagja Nr.11 Korcė.
Tel: 003558224 6404