Sociale
Lajmi e Fundit
Kulture
Sport
Faqja Kryesore
Fajqa Tjetėr >>
korcanews_2008032004.jpg
Rreth Nesh
Shitje
Faqja Roze
Kafja e Intelektualeve
Editorial
Intervista
Reportazhe
Histori
Portrete
Arkiva
Foto e Javes
Dhoma e Lajmeve

Zhvillohet spektakli magjik “Mis Korēa 2008”

 

Fituese 17 vjeēarja Lorela Tuke

 

Korēė- Fundviti i ftohtė nė kėtė prag festash ka gjetur “shėrimin” e tij gati magjik nė juglindje. Ėshtė pikėrisht vajza mė e bukur  e qytetit tė serenatave e cila rezatoi nė skenėn e teatrit “Andon Zako Cajupi”. “Mis Korēa 2008” ėshtė spektakli mė pikant dhe mė i madhi i fundvitit nė qytetin juglindor, i sjellė ndryshe dhe pas tre vjetėsh shkėputje. E humbur tre vjet mė parė kurora e Mis Korēės, mbriti mė e bukur se kurrė nė kėtė eveniment, pėr tė vezulluar nė kokėn e 17 vjeēares Lorela Tuke. Spektakli i bukurisė pėr  tė arritur nė finalizmin e tij pati njė rrugė megjithėse tė shkurtėr prej afro njė muaji tepėr tė vėshtirė. Stafi realizues i tij u pėrball me tabutė tradicionale tė mbyllejs sė bukurisė prapa dyerve dhe kangjellave korēare pse jo, por edhe tė ndonjė shkolle tė qytetit nga drejtuesit e saj. Pas pėrzgjedhjes sė 35 bukurosheve arritėn nė finale 15 prej tyre, duke u shfaqur mė tė bukura se kurrė nė natėn finale tė spektaklit. Konkursi ishte njė show i vėrtetė ku pėrmes 5 sfilatave me veshje tė ndryshme nga klasikja deri nė kostumet e banjove bukuroshet shpalosėn sharmin  e tyre fizik tė gėrshetuar me inteligjencėn. Midis sfilatave spektatori shijoi edhe pjesė tė ndryshme artistike tė interpretuar nga aktorė dhe kėngėtarė tė njohur. Momente emocionuese sollėn nė skenė njė mini sfilatė nga vogėlushėt e kopshteve tė qytetit. Merita kryesore e kėtij spektali i shkon shoqatės “Kryefamiljarja” e cila ishte inisiatorja e kėtij eventi qė zgjoi interesin e gjithė korēarėve. Duke qėnė  njė shoqatė nė shėrbim tė gruas dhe duke patur nė qėndėr tė saj lidhjen nėnė-bijė solli nė skenė idenė e madhe se ēdo nėnė lind dhe rrit bukuri tė tilla si ato qė mahnitėn Korēėn nė kėtė fundviti. Realizimi i kėtij spektakli erdhi me produksionin dhe skenarin e shkrimtares dhe gazetares sė njohur Irena Vreto, ndėrsa asistent producent aktori Xhon Baka. E veēanta e Mis korēa 2008 ishte drejtimi i shkėlqyer i gazetares Albana Ēakshiri e cila u shfaq ndryshe. Megjithėse pėr herė tė parė nė skenė Ēakshiri u prezantua si njė drejtuese profesioniste jashtė gjithė steriotipeve dhe imazheve qė po mėrzitin spektatorin.  Prezantuesja kishte hequr xhinset dhe atletet e reporterit me tė cilat pėrshkon rrugėt e kronikės sė rajonit, pėr tė sjellė nė skenė pjesėn femėrore mė tė mirė tė njė vajze korēare. Nė magjinė e skenės korēare u ngjitėn dhe vėllezėrit e njohur Stefi dhe Endri Prifti tė cilėt kanė rrėmbyer duartroktije tė pandėrprera nga publiku. Realizimi i kėtij spektakli u organizua me mbėshtetjen e bashkisė sė qytetit, ndėrmarjes sė ujėsjellės-kanalizimeve, firmės Beton Plus dhe unversitetit Kristal. Juria vendoi tė shpallė fituese Mis Korēa 2008 gjimanzisten Lorela Tuke, shoqėruese e parė e saj u shpall Ertemjona Mejdani, ndėrsa vend i shoqėrueses sė dytė i takoi Helana Sarollit. Nuk kanė munguar nė kėtė spektakėl dhe ēmime tė tjera si Mis Fotozhenia, Mis Serenata, Mis Media etj,. Fituesja e kurorės sė bukurisė Tuke pėr vitin 2009 do tė jetė edhe imazhi i bashkisė sė qytetit.

 

Xhamia monument kulture e Iljaz bej Mirahorit me njė minare tė re.

…pėr ringritjen e minaresė ėshtė punuar  me njė specifikė tė vecantė ,  me 21 elementė  tė ndryshėm tė punimit nė gur si dhe plumb tė shkrirė e ganxha hekuri…


Nga Gezim Ashimi

 

Korcė, 20 dhjetor- Pėrurohet minareja e re e xhamisė simbol tė qytetit tė Korcės qė mban emrin e atij qė konsiderohet edhe si themeluesi i kėtij qyteti; Iljaz bej Mirahorit. E shkatėruar nga njė tėrmet i vitit 1961, minareja e xhamisė sė vjetėr tė qytetit tė Korcės ėshtė ringritur nga e para nė tė njėjtat standarte qė ka qėnė  deri 37 vite mė parė, nė sajė tė njė investimi prej 120 milion lekė qė ka dhėnė buxheti i shtetit nėpėrmjet Ministrisė sė Kulturės, Turizmit, Rinisė dhe Sporteve.  Njė grup prej specialistėsh turq, si dhe  dy firma private vendase, ja kanė aritur qė jo vetėm tė realizojnė projektin sipas parametrave tė kėrkuara qė kanė qėnė mjaft tė vėshtira tė realizohen por edhe para afatit prej 60 ditėsh.

Pėrurimi i minaresė sė re tė xhamisė Iljaz bej Mirahori, u zhvillua paraditen e sotme ( e shtunė) me njė ceremoni tė vecantė  nė prani tė besimtarėve myslimanė, klerikėve tė kėtij komuniteti fetar, pėrfaqsuesve nga Instituti i Monumenteve tė Kulturės e komuniteteve tė tjera fetare. Nderoi me pjesmarrjen e saj edhe Prefektja Profesor Dr. Elfrida Zefi.  " Minareja e re e xhamisė sė Iljaz bej Mirahorit, u ringrit brendfa 40 ditėve me njė punė tė vazhdueshme tė specialistėve turq dhe dy firmave tė tjera private qė punuan pėr zbatimin e kėtij projekti" tha drejtori i drejtorisė rajonale tė monumenteve tė kulturės Theodhor Theodhori.  Ai sqaroi se pėr ringritjen e minaresė ėshtė punuar  me njė specifikė tė vecantė ,  me 21 elementė  tė ndryshėm tė punimit nė gur si dhe plumb tė shkrirė e ganxha hekuri pėr lidhjen e blloqeve tė gurit tė minaresė.   Fondacioni  " Instambul" ka kontribuar nė  ringritjen e minaresė sė xhamisė Iljaz bej Mirahori,  pas dhėnies sė fondit prej 120 milion lekėsh nga buxheti i shtetit.

" Kemi qėnė vazhdimisht tė interesuar pranė drejtorisė rajonale tė monumenteve tė kulturės pėr vite me radhė pėr  ringritjen e minaresė, por tani me mbėshtetjen e qeverisė besimtarėt myslimanė tė qytetit tė Korcės  shohin tė plotėsuar  xhaminė e tyre tė vjetėr" u shpreh Myftiu i Korcės Haxhi Qazim Muēi nė ceremoninė e pėrurimit.

Nė mbishkrimin qė ndodhet mbi hyrjen e xhamisė, pėrmendet se Iljaz bej Mirahori themeloi kėtė xhami  nė vitin 1495-1496. mė pas, pėrmendet Mehmet beu, i cili e veshi kėtė xhami  me plumb nė vitin 1572, e mė tej dy riparime tė tjera deri nė vitin 1833. Xhamia e Iljaz bej Mirahorit, ėshtė shembulli mė i hershėm tipik me njė kupolė qė paraqitet nė teritorin e Shqipėrisė. Kupola e saj , nė mėnyrė qėndrore  mbulon sallėn e lutjeve  qė ka njė formė kubi. Nė hyrjen ballore, hapėsira mbulohet nga njė portik me tre kupola, tė cilat mbėshteten mbi katėr kolona  kuadratike.  Xhamia e Iljaz bej Mirahorit ėshtė shpallur Monument Kulture  nė vitin 1948, dhe konsiderohet  si ndėrtimi mė i vjetėr  qė egziston sot nė qytetin e Korcės dhe qė lidhet me fillesat e kėtij qyteti.  Punime pėr restaurimin e saj  janė ndėrmarė  nė vitet 1974-1978 pėr konsolidimin statik tė kupolės dhe riveshjen e saj tėrėsisht me plumb, pasi plumbi i vjetėr ishte i pa riparueshėm.  Ndėrsa nė vitin 1996, me rastin e 500 vjetorit tė ndėrtimit tė kėtij monumenti. Atelieja e Korcės ( sot Drejtoria e monumenteve tė kulturės)  drejtoi punimet pėr restaurimin e brendėshėm tė xhamisė  dhe dekoracioneve tė saj qė i pėrkasin shekujve XVIII e XIX.